Kuzhinier/e, Kamarier/e
Data e publikimit
18-03-2025
Data e perfundimit
17-04-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
UNICUM është në kërkim të pozitave në vijim;
- Kuzhinier/e
- Kamarier/e
Përgjegjësitë e punës për KUZHINIER/E
- Përgjegjës për prodhimin, përgatitjen dhe prezantimin e ushqimit me cilësi të lartë ne perputhshmeri me standardet e percaktuara.
- Respekton standardet e përcaktuara nga Menaxhmenti i punes.
- Bën kontrollë rutinore të ruajtjes se ushqimit dhe respekton zinxhirin e ruajtjes se ushqimit.
- Pergjegjes per te mbajtur te dhenat mbi datat e skadences se ushqimeve dhe pergjegjes per zbatimin e rrgullores se punes ne perputhje me standardet e higjienes.
- Raporton tek Departamenti perkates ne lidhje me organizimin e punes pergjate orarit te punes ne perputhshmeri me kushtet e caktuara te orarit te punes, organizimit te punes ekipore si dhe njofton per pa kenaqesi te nderlidhura me mos respektim te rregullores se brendshme te punes.
- Sigurohet që ushqimi i prodhuar të jetë në përputhshmeri të vazhdueshme me standardet e përcaktuara.
- Te ofroje bashkepunueshmeri me ekipen punuese, dhe te jete fleksibil ne plotesimin e kerkesave te formulimeve te menuve te personalizuara, sipas kerkeses se musafireve ne perputhshmeri me standardet e percaktuara.
- Te sigurohet per mirembajtjen sasiore te stoqeve dhe te raportohet ne baza mujore gjendja e stoqeve te ushqimit, si dhe te raportohet per crregullime te stoqeve ne sitemin e shitjes.
- Te behet plotesimi i normativave te ushqimit per produktet ushqimore ne sistemin e shitjes, si dhe te behet mirembajtja e normativave varesisht nga ndryshimet e produkteve te menuse.
- Te jete beshkepunues/e ne raport me ekipen punuese, dhe te kete aftesi adaptuese me sistemin e punes sipas standardeve te percaktuara.
- Te jete bashkepunues/e ne raport me respektimin e rregullores se punes sipas kontrates te perpiluar sipas ligjeve ne fuqi.
Përgjegjësitë e punës për KAMARIER/E
- Përgjegjës për ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve, në përputhje me standardet e përcaktuara nga menaxhmenti.
- Mirëpret dhe asiston klientët me profesionalizëm dhe sjellje miqësore.
- Merr porositë në mënyrë të saktë dhe i përcjell ato në kuzhinë, duke siguruar një komunikim efikas me stafin.
- Sigurohet që ushqimi dhe pijet të servohen në kohë dhe në përputhje me standardet e cilësisë.
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV përmes butonit “Apliko Këtu”, emailit [email protected] apo numrit +38348644144