Kuzhinier (2), Banakier (3), Kamarier (3), Mirëmbajtëse, Ndihmës Kuzhinier
Data e publikimit
23-01-2025
Data e perfundimit
21-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Gastronomi, Hoteleri, Turizëm
Rrënjë dhe Shije është një restorant i njohur në Prishtinë që ofron një ambient modern dhe të këndshëm për të gjithë klientët. Për të vazhduar ofrimin e shërbimit të lartë dhe për të plotësuar kërkesat e klientëve, ne jemi në kërkim të individëve të talentuar për pozitat e mëposhtme:
Kuzhinier
- Detyrat: Përgatitje e pjatave sipas menuse, ruajtje e cilësisë së ushqimit, menaxhim i higjienës dhe përbërësve të freskët.
- Kualifikimet: Eksperiencë 2+ vite si Kuzhinier, njohuri në teknikat e gatimit dhe aftësi për të punuar nën presion.
Kamarier (3)
- Detyrat: Mirëpritje e klientëve, marrja dhe shërbimi i porosive, mbajtje e pastërtisë në zonën e shërbimit.
- Kualifikimet: Eksperiencë si Kamarier, komunikim i shkëlqyer dhe orientim ndaj klientit.
Banakier (3)
- Detyrat: Përgatitje e pijeve dhe koktejeve, ruajtje e pastërtisë së banakut, menaxhim i rezervave të pijeve.
- Kualifikimet: Eksperiencë si Banakier, njohuri mbi pije dhe aftësi për të shërbyer në ambient dinamik.
Mirëmbajtëse
- Detyrat: Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave të restaurantit
- Kualifitimet: Eksperienca e mëparshme është një përparësi
Ndihmës Kuzhinier
- Detyrat: Përgatitja e ushqimeve sipas kritereve të restaurantit
- Kualifitimet: Eksperienca e mëparshme është një përparësi
Mënyra e aplikimit: Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose në numrin e telefonit: 045 542 111
Aplikoni tani për t’u bërë pjesë e Rrënjë dhe Shije dhe për të ofruar një përvojë të paharrueshme për klientët tanë!