Kryeteknik për Nxemje, Klimë dhe Ventilim (Alb/Srb)
Data e publikimit
16-01-2025
Data e perfundimit
29-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Në përputhje me dispozitat e Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, në bazë të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ MFPT nr. 01/2024 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, në bazë të nenit 13 të Rregullores së marrëdhënies së punës nr. 1/1138 datë 14.11.2024, në bazë të Rregullores mbi organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës nr. 1/1373, datë 22.11.2024 dhe, dhe pas shqyrtimit të kërkesës dhe dokumentacionit të paraqitur, Kryeshefja Ekzekutive e N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. në Prishtinë, me datën 15.01.2025, merr këtë:
KONKURS PUBLIK
Për plotësimin e vendit të lirë të punës
I. Titulli i vendit të punës:
Kryeteknik për nxemje, klimë dhe ventilim në Sektorin Teknik të Departamentit të Operativës (një vend pune);
II. Lartësinë e pagës mujore për vendin e punës;
Koeficient prej 2.45, plus shujta e ngrohtë dhe përvoja në punë, e cila përllogaritet me 0.5% për çdo vit të plotë të përvojës së punës.
III. Përmbledhje e shkurtër të përshkrimit të punës, në të cilin përshkruhet qëllimi i vendit të
punës, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë kryesore;
- Drejton dhe koordinon të gjithë tekniket për nxemje, klima dhe ventilim, duke siguruar që të gjitha punimet dhe mirëmbajtjet të realizohen në mënyrë efikase dhe efektive.
- Monitoron dhe inspekton punën e teknikeve për të siguruar që standardet e cilësisë dhe sigurisë të jenë të përmbushura.
- Planifikon dhe organizon aktivitete ditore dhe javore për tekniket, duke siguruar që të gjitha kërkesat për mirëmbajtje dhe riparim të përmbushen në kohë.
- Koordinon përgatitjet për fillimin e sezonit të ngrohjes apo ftohjes, duke kontrolluar dhe miratuar masat e ndërmarra nga tekniket.
- Siguron që të gjitha pajisjet dhe veglat e punës të jenë në gjendje të mirë dhe të mirëmbajtura, duke përfshirë kompresorët, kondensatorët, kullat ftohëse dhe avulluesit.
- Zhvillon dhe implementon strategji për përmirësimin e eficiencës dhe efektivitetit të sistemeve të nxemjes, klimës dhe ventilimit.
- Siguron komunikim të vazhdueshëm me tekniket dhe stafin tjetër për të adresuar çështjet dhe problemet që mund të lindin gjatë operacioneve të përditshme.
- Përgatit raporte të rregullta për performancën e sistemeve dhe teknikeve, duke identifikuar mundësitë për përmirësim dhe zhvillim të mëtejshëm.
- Ofron trajnime dhe udhëzime për tekniket për të siguruar që ata të jenë të përgatitur dhe të aftë për të kryer detyrat e tyre në mënyrë të sigurt dhe efektive.
- Siguron që të gjitha punimet të jenë në përputhje me rregulloret dhe standardet e sigurisë dhe cilësisë.
- Kryen detyra të tjera sipas kërkesës së përgjegjësit të mirëmbajtjes dhe Udhëheqësit të Sektorit Teknik.
IV. Kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për vendin e punës;
- Kualifikimi i mesëm.
- Përvojë pune së paku 5 vjecare në fushën e nxemjes, klimës, dhe ventilimit. Përvojë pune në menaxhim dhe organizim të punëtorëve.
V. Specifikimi i dokumenteve/dëshmive përkatëse për vërtetimin e përmbushjes së kritereve të
përgjithshme dhe të veçanta të vendit të punës;
- Kandidatët e interesuar për këtë vend pune duhet të bashkangjesin këto dokumente:
- Formulari i kërkesës për punësim (aplikimit);
- Kopje e letërnjoftimit; CV; Certifikata e lindjes. Letër motivimi;
- Dëshmitë mbi Shkollimin dhe kualifikimin profesional e noterizuar;
- Diplomat nga universitetet e huaja duhet të jenë të nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe e noterizuar.
- Dëshmi për përvojën e punës/vërtetim i lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimeve në atë pozitë;
- Pasqyrat e kontributeve pensionale (nuk kërkohet për përvojat e punës para themelimit të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, dhe për ato përvoja kur punëdhënësit nuk kanë qenë të detyruar të paguajnë në këtë institucion);
- Certifikatë nga gjykata kompetente që nuk është duke u zhvilluar procedurë penale dhe që nuk është i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre penale (jo më e vjetër se 6 (gjashtë) muaj nga data e lëshimit);
- Lista e dokumenteve të dorëzuara.
VI. Informata nëse emërimi është me afat të caktuar apo të pacaktuar, dhe kohëzgjatja e periudhës
provuese:
- Lloji i kontratës: Kontratë në kohë të caktuar për periudhë prej gjashtë (6) muajsh, me mundësi vazhdimi.
- Periudha provuese: 6 muaj, gjatë të cilëve, punëdhënësi dhe i punësuari mund të ndërpresin marrëdhënien e punës me njoftim paraprak prej 7 ditësh.
VII. Datën dhe orën e saktë të përmbylljes së konkursit:
- Konkursi është i hapur nga data 15.01.2025 deri me datën 29.01.2025.
VIII. Mënyra e aplikimit në konkurs:
- Dokumentet e kërkuara: Të gjithë kandidatët duhet të skanojnë të gjitha dokumentet që kërkohen sipas pikës V dhe t’i dërgojnë ato, së bashku me kërkesën për punësim/aplikacionin, në adresën e-mailit: [email protected]
- Kthimi i informacionit: Njësia e Burimeve Njerëzore do të sigurojë informacion për pranimin e kërkesave për punësim/aplikacioneve.
- Sqarime të tjera: Njësia e burimeve njerëzore e institucionit publik ofron sqarime të nevojshme për kandidatët lidhur me kriteret e konkursit publik gjatë fazës së aplikimeve.
IX. Mënyra e vlerësimit dhe kriteret e poentimit:
- Vlerësimi i kandidatëve do të bëhet nëpërmjet testimit me shkrim dhe intervistimit (testim me gojë).
- Kalueshmëria është arritja e së paku 55 pikëve nga të gjitha fazat e konkursit.
X. Kalendar i procedurës së rekrutimit:
- Pas mbylljes së afatit të konkursit, njësia e burimeve njerëzore do të verifikojë aplikimet brenda 7 ditëve dhe do të konfirmojë përmbushjen e kritereve nga kandidatët.
XI. Shënimi për aplikacionet e dërguara pas afatit:
- Aplikacionet e dërguara pas datës 29.01.2025 nuk do të shqyrtohen.
U skladu sa odredbama Zakona o radu br. 03/L-212, na osnovu člana 6. Administrativnog uputstva MFPT br. 01/2024 o regulisanju procedura konkursa u javnom sektoru, na osnovu člana 13. Pravilnika o radnim odnosima br. 1/1138 od 14.11.2024, na osnovu Pravilnika o unutrašnjoj organizaciji i sistematizaciji radnih mesta br. 1/1373 od 22.11.2024, i nakon razmatranja zahteva i dostavljene dokumentacije, izvršna direktorka N.P.L. PALLATI I RINISË SH.A. u Prištini, dana 15.01.2025, donosi:
JAVNI KONKURS
Za popunjavanje slobodnog radnog mesta
I. Naziv radnog mesta:
Glavni tehničar za grejanje, klimatizaciju i ventilaciju u Tehničkom sektoru Odeljenja za operativu (jedno radno mesto);
II. Visina mesečne plate za radno mesto:
Koeficijent 2.45, plus topli obrok i radno iskustvo, koje se obračunava sa 0.5% za svaku punu godinu radnog iskustva.
III. Kratak opis posla, u kojem se navodi cilj radnog mesta, kao i glavne dužnosti i odgovornosti:
- Usmerava i koordinira rad svih tehničara za grejanje, klimatizaciju i ventilaciju, osiguravajući da svi radovi i održavanja budu efikasno i efektivno realizovani.
- Praćenje i inspekcija rada tehničara kako bi se obezbedilo poštovanje standarda kvaliteta i bezbednosti.
- Planiranje i organizovanje dnevnih i nedeljnih aktivnosti tehničara, osiguravajući da svi zahtevi za održavanje i popravke budu ispunjeni na vreme.
- Koordinacija priprema za početak grejne ili rashladne sezone, kontrola i odobravanje mera preduzetih od strane tehničara.
- Osiguranje da sva oprema i alati za rad budu u dobrom stanju i pravilno održavani, uključujući kompresore, kondenzatore, rashladne kule i isparivače.
- Razvijanje i implementacija strategija za poboljšanje efikasnosti i efektivnosti sistema za grejanje, klimatizaciju i ventilaciju.
- Obezbeđivanje kontinuirane komunikacije sa tehničarima i drugim osobljem kako bi se rešavali problemi koji mogu nastati tokom svakodnevnih operacija.
- Priprema redovnih izveštaja o performansama sistema i tehničara, identifikovanje mogućnosti za unapređenje i dalji razvoj.
- Pružanje obuka i uputstava tehničarima kako bi se obezbedilo da budu pripremljeni i sposobni da izvrše svoje zadatke na siguran i efikasan način.
- Obezbeđivanje da svi radovi budu u skladu sa pravilnicima i bezbednosnim i kvalitetnim standardima.
- Obavljanje drugih zadataka prema zahtevima nadležnog za održavanje i rukovodioca Tehničkog sektora.
IV. Opšti i posebni kriterijumi za radno mesto:
- Srednja stručna sprema.
- Radno iskustvo najmanje 5 godina u oblasti grejanja, klimatizacije i ventilacije.
- Radno iskustvo u menadžmentu i organizaciji rada radnika.
V. Specifikacija potrebnih dokumenata/potvrda za dokazivanje ispunjavanja opštih i posebnih kriterijuma:
- Kandidati zainteresovani za ovo radno mesto treba da prilože sledeće dokumente:
- Prijavni obrazac za zaposlenje;
- Kopija lične karte; CV; Uverenje o rođenju; Motivaciono pismo;
- Dokazi o obrazovanju i profesionalnim kvalifikacijama overeni od strane notara;
- Diplome sa stranih univerziteta moraju biti nostrifikovane od strane Ministarstva obrazovanja, nauke i tehnologije i overene od strane notara;
- Potvrda o radnom iskustvu/izdana od odgovarajuće institucije koja definiše radnu poziciju i trajanje angažovanja na toj poziciji;
- Izveštaji o penzionim doprinosima (ne zahteva se za radno iskustvo pre osnivanja Penzionog fonda Kosova i za iskustva kada poslodavci nisu bili obavezni da uplate doprinose u ovaj fond);
- Uverenje od nadležnog suda da se ne vodi krivični postupak i da kandidat nije osuđivan za izvršenje krivičnog dela (ne starije od 6 meseci od datuma izdavanja);
- Lista dostavljenih dokumenata.
VI. Informacije o tome da li je imenovanje na određeno ili neodređeno vreme, i trajanje probnog perioda:
- Vrsta ugovora: Ugovor na određeno vreme za period od šest (6) meseci, sa mogućnošću produženja.
- Probni period: 6 meseci, tokom kojih poslodavac i zaposleni mogu raskinuti radni odnos uz prethodnu obavest od 7 dana.
VII. Datum i vreme zatvaranja konkursa:
- Konkurs je otvoren od 15.01.2025. do 29.01.2025.
VIII. Način prijave na konkurs:
- Potrebni dokumenti: Svi kandidati treba da skeniraju sva dokumenta koja se traže prema tački V i pošalju ih zajedno sa prijavom na posao na e-mail adresu: [email protected]
- Povratne informacije: Jedinica ljudskih resursa će obezbediti informacije o prijemu prijava.
- Dodatna pojašnjenja: Jedinica ljudskih resursa institucije će pružiti potrebna pojašnjenja kandidatima u vezi sa kriterijumima konkursa tokom faze prijava.
IX. Način vrednovanja i kriterijumi za ocenjivanje:
- Vrednovanje kandidata će se vršiti putem pisanog testa i usmenog intervjua.
- Uspeh je postignut ako kandidat postigne najmanje 55 poena u svim fazama konkursa.
X. Kalendar procedure zapošljavanja:
- Nakon isteka roka za prijavu na konkurs, jedinica ljudskih resursa će proveriti prijave u roku od 7 dana i potvrditi ispunjavanje kriterijuma od strane kandidata.
XI. Napomena u vezi sa prijavama poslatim nakon roka:
- Prijave poslate nakon 29.01.2025. neće biti razmatrane.