Kryesues/e të Komisionit Shqyrtues në ARSHU
Data e publikimit
28/09/2020
Data e perfundimit
12-10-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Kuvendi i Republikës së Kosovës, rishpall:
KONKURS
Për zgjedhjen e kryesuesit të Komisionit Shqyrtues në Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit
Sipas Ligjit nr. 05/L -042 për Rregullimin e Shërbimeve të Ujit, Komisioni Shqyrtues përbëhet nga kryesuesi i zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, një anëtar i emëruar nga Autoriteti dhe një anëtar i emëruar nga ofruesi i shërbimeve, i cili ka parashtruar kërkesën për shqyrtim.
Mandati i kryesuesit të Komisionit Shqyrtues:
Kryesuesi i Komisionit Shqyrtues zgjidhet për mandat 3 (tre) vjeçar, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat.
Kandidati për kryesues të Komisionit Shqyrtues duhet të plotësojë kushtet si në vijim:
- të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- të këtë së paku diplomë universiteti 4 (katër) vjeçar ose master;
- të mos ketë qenë i dënuar për vepër penale, mbi 6 (gjashtë ) muaj burgim;
- të ketë integritet të lartë moral;
- të ketë së paku 3 (tre) vjet përvojë pune profesionale.
Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:
- Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
- Letra motivuese;
- Curriculum Vitae (CV – autobiografia);
- Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;
- Dëshmia për përvojën e punës;
- Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.
PROCEDURA E KONKURRIMIT
Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 12.10.2020, në orën 16:00.
Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e Personelit, Zyra N-217);
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose
Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës www.assembly-kosova.org
Informata të tjera plotësuese mund të merren, çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: 038/ 211-648, 038/211-182 dhe 044/ 567-041.
Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.
Përdorimi i aplikacionit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.