Kryeshef Ekzekutiv
Kompania
Telekomi i Kosovës Sh. A.
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
15/05/2020
Data e perfundimit
13-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, lidhur me nenin 17 (Ligji nr.03/L-087, datë:13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 datë:20.04.2012; me tej ne tekst: Ligji nr. 03/L-087) dhe vendimit të datës 12.05.2020 Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të TK SH.A, shpall:
KONKURS PËR VEND TË PUNËS
Titulli i punës: Kryeshef Ekzekutiv
Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Telekomi i Kosovës Sh. A
Afati i fundit për aplikim: 13.06.2020
PËRSHKRIMI I NDËRMARRJES
Telekomi i Kosovës Sh. A (TK) është ndërmarrje publike e licencuar për ofrimin e shërbimeve dhe produkteve te telekomunikacionit në një treg të hapur duke sjellë inovacione dhe risi në tregun e telekomunikacionit. TK është në kërkim të Kryeshefit Ekzekutiv dhe Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit me kualifikim, integritet të njohur dhe përvojë të nevojshme profesionale që do të udhëheqë ndërmarrjen në përputhje me parimet e njohura për qeverisjen korporative të ndërmarrjeve publike dhe të vazhdoj zhvillimin e shërbimeve dhe produkteve të korporatës.
Titulli i punës: Kryeshef Ekzekutiv
Kryeshefi Ekzekutiv (KE), duke i raportuar Bordit të Drejtorëve, drejton të gjitha aktivitetet e TK Sh. A duke koordinuar dhe mbikëqyrë drejtpërsëdrejti punën e drejtorëve të departamenteve si dhe duke i përmbushë detyrat e veta të përditshme në pajtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike, matricën e autoritetit, rregulloret dhe vendimet e Bordit.
Kryeshefi Ekzekutiv duhet t’i plotësoj kushtet e kualifikimit dhe të pavarësisë sipas nenit 21, lidhur me nenin 17, të ligjit 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar më vonë.
Detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e KE janë:
- Zhvillimin strategjik të TK Sh A. dhe qeverisjen korporative të ndërmarrjes përmes ndryshimeve cilësore dhe me rëndësi esenciale për suksesin e biznesit të saj;
- Zhvillimin dhe implementimin e përpiktë të planit për përmirësimin e performances financiare si dhe arritjen e rezultatit pozitiv financiar;
- Zhvillimin e TK Sh. A në një ndërmarrje moderne me afarizëm komercial të vetëqendrueshëm dhe me orientim drejtë konsumatorit;
- Menaxhimin e vazhdueshëm të ndryshimeve progresive, me qëllim ngritjen e performancës së ndërmarrjes në përputhje me ligjet në fuqi dhe vendimet përkatëse të Qeverisë;
- Sigurimin e zhvillimit adekuat të brendshëm dhe kontrollin e sistemeve dhe procedurave në të gjitha njësitet e biznesit të TK Sh. A të cilat përfshijnë telefoninë mobile dhe telefoninë fikse, shërbimet e internetit si dhe shërbimet e IPTV-së,
- Optimizimin e proceseve afariste ne tërë ndërmarrjen në pajtim me standardet ndërkombëtare për korporata të këtij lloji.
KE ka përgjegjësi të plotë për:
- Ofrimin e lidershipit dhe udhëzimet në formulimin dhe implementimin e strategjive të biznesit, kulturës organizative për të arritur vizionin e TK Sh. A;
- Vendosjen e një ambienti të biznesit dhe të etikës që ndihmon për të ndërtuar kapacitetet e brendshme;
- Inicimin dhe zhvillimin e partneriteteve strategjike nga e cila përfiton TK Sh. A. në aspektin e rritjes, pozicionimit në rajon si dhe përfitimeve financiare;
- Drejtimin dhe koordinimin e aktiviteteve të ndërmarrjes për të arritur planet e biznesit, profitin dhe kthimin e kapitalit;
- Përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga traktatet ndërkombëtare, ligjet e Kosovës, licencat e operimeve dhe aktet tjera.
- Zbatimin me përpikëri të vendimeve të Bordit të Drejtorëve të TK Sh. A;
- Përgatitjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planeve vjetore te biznesit të TK Sh. A, përfshirë administrimin e buxheteve vjetore për operime, mirëmbajtje, shpenzime, paga dhe shpenzime kapitale;
- Shqyrtimin e performances dhe pagave të punëtoreve dhe te masave për motivim në punë;
- Zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të TK Sh. A, emërimin dhe shkarkimin e punonjësve, mirë-administrimin e proceseve te prokurimit dhe transaksioneve financiare;
- Përfaqësimin e ndërmarrjes në Kosovë dhe jashtë saj;
- Përgatitjen me cilësi të takimeve të Bordit të Drejtorëve të TK Sh. A;
Kushtet dhe kriteret që KE duhet t’i plotësoj:
- Kandidati duhet të ketë diplomë në fushën e: ekonomisë, shkenca teknike dhe inxhinierisë, juridik ose fusha të ngjashme. Preferohet edukim i avancuar (master) në sektorin relevant.
- Të ketë njohuri të duhura për menaxhimin strategjik të ndërmarrjes.
- Të jetë në gjendje të ofroj alternativa për arritjen e rezultateve afariste pozitive të ndërmarrjes dhe të menaxhoj ndryshimet për arritjen e rezultateve pozitive konform vendimeve të qeverisë, bordit të drejtorëve dhe ligjeve në fuqi.
- Njohuri të mirë të produkteve dhe shërbimeve të Telekomit si dhe trendet e zhvillimit të Telekomit.
- Njohuri financiare, me aftësinë për të kuptuar dhe interpretuar të dhënat financiare për vendimmarrje.
- Zotësi për t’u përshtatur në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuara, fleksibilitet të planeve dhe masat për t’u përballur me rrethanat e tilla.
- Zotësi të delegimit dhe monitorimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të deleguara.
- Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të TK Sh. A., si dhe aftësia për të marrë vendime të rëndësishme në situatat e vështira;
- Aftësi për implementimin e ndryshimeve të nevojshme dhe aplikimin e metodave të reja afariste për përballimin e sfidave të reja;
- Aftësi për komunikim efikas me Bordin e Drejtorëve, me ndërvarësit e vet, me konsumatorët, me palët e interesuara, me zyrtaret qeveritar, me media dhe me palët tjera.
- Pavarësia dhe niveli i lartë i integritetit përgjatë aktiviteteve në korporatë.
- Aftësi për fokusim ne çështjet, pritshmërinë dhe problemet e konsumatorëve ne mënyrë që ata të kenë përfitime dhe shërbime cilësore në afat të gjatë.
- Vendosmëri ne zbatimin e masave disiplinore për drejtues e punonjës në përputhje me ligjin dhe procedurat e TK.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur.
Kandidati duhet të ketë së paku 5 vite përvojë në nivel të menaxhmentit të lartë. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet te lartë.
Aplikacionet duhet të dërgohen të shkruara ne njërën prej gjuhëve zyrtare ne Republikën e Kosovës dhe mund të merren online në www.kosovotelecom.com.
Kërkesa për punësim se bashku me CV të detajuar, letër motivuese, dëshminë e kualifikimit dhe certifikata nga gjykata kompetente për mosqenie nen hetime jo me e vjetër se 6 muaj duhet të dorëzohen personalisht ne zarf të mbyllur ne zyrën e arkives qendrore kati VI, zyra nr.603. Ndërtesa Kryesore e TK Dardania pa nr. 10000 Prishtine, Republika e Kosovës ose ne email adresën [email protected].
Deklarata nën Betim nënshkruhet ne momentin e dorëzimit te aplikacionit.
Letër-Referencat nuk kërkohet të dorëzohen ne këtë fazë.
Kandidatët me dokumentacion të mangët, të paplotësuar dhe jo adekuat do të refuzohen.