www.ofertapune.net Kryeshef Ekzekutiv | PunaIme

Kryeshef Ekzekutiv

Kompania

INFRAKOS Sh.A

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Fushë Kosovë

Data e publikimit

02/06/2020

Data e perfundimit

01-07-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

Ne mbështetje të nenit 21, paragrafi 21.4 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike Nr. 03/L-087, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-11 te datës 20.04.2012, dhe vendimit të datës 29.05.2020, me nr.2/27, Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” SHA, shpall.

K O N K U R S  P U B L I K

Pozita: Kryeshef Ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës “INFRAKOS” Sh.A

Vendi: Fushë Kosovë

Afati i fundit për aplikim: E mërkure 01 korrik 2020, ora 16:00.

Përshkrimi i pozitës:

Kryeshefi Ekzekutiv do të jetë përgjegjës për drejtimin e përgjithshëm dhe menaxhimin e INFRAKOS ShA. Ai / ajo duhet të sigurojë shërbim profesional, me cilësi të lartë nga pozicioni i KE-së dhe brenda kornizës operative dhe buxhetore të aprovuar nga Bordi i Drejtorëve për të siguruar funksionimin e INFRAKOS-it, në mënyrë që të mbështesë bashkëpunimin me të gjithë sektorët brenda INFRAKOS-it, me Bordin e Drejtorëve, institucionet përgjegjëse qeveritare të vendit, me të gjithë partnerët vendor, rajonal dhe ndërkombëtarë në interes të zhvillimit dhe integrimit të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës drejt Rrjetit të Integruar Hekurudhor Rajonal dhe atë të BE-së.

Ai / ajo do të pritet që të ndërlidhet me të gjitha institucionet dhe organizatat hekurudhore vendore dhe rajonale, organizatat ndërkombëtare të transportit, të Komisionit Evropian, institucionet financiare ndërkombëtare duke përfshirë Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF), në mënyrë që të promovojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe funksionimin e Rrjetit Hekurudhor të Kosovës përmes këtyre institucioneve. Kryeshefi Ekzekutiv do të promovojë dhe do të mbështesë politikat e Bordit të Drejtorëve për zhvillimin e kompanisë, duke kontribuar në mënyrë efektive në arritjen e objektivave dhe kërkesave të përcaktuara me Planin Strategjik Zhvillimor dhe Planin e Biznesit të kompanisë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Detyrat kryesore të Kryeshefit Ekzekutiv të Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës ShA – INFRAKOS do të jenë:

  1. Të jetë përgjegjës për punën dhe administrimin e përgjithshëm të INFRAKOS ShA, burimet dhe personelin e tij;
  2. Të sigurojë, personalisht si dhe me ndihmën e personelit tjetër të kompanisë, mbështetje të plotë për Bordin e Drejtorëve dhe institucionet tjera qeveritare;
  3. Të menaxhojë me ndershmëri, profesionalizëm, zotësi dhe transparencë me të gjitha asketet e luajtshme dhe të paluajtshme të INFRAKOS-it duke siguruar zbatimin e plotë të politikave, strategjive dhe projekteve zhvillimore të kompanisë;
  4. Të jetë përgjegjës për buxhetin e INFRAKOS-it, formulimin dhe menaxhimin e tij;
  5. Të sigurojë ndërlidhjen me Institucionet Ndërkombëtare Financiare (IFI) përfshirë Kornizën e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe organizatat e ndryshme ndërkombëtare, rajonale dhe vendore të lidhura me transportin, duke zhvilluar, promovuar dhe ruajtur bashkëpunimin e përhershëm.
  6. Të sigurojë menaxhimin e shërbimeve në përgatitjen e mbledhjeve të Bordit të Drejtorëve në përputhje me aktet ligjore në fuqi, përfshirë përgatitjen e dokumenteve, informatave dhe raporteve të nevojshme;
  7. Të sigurojë dhe koordinojë punët rreth hartimit të informatave, raporteve, strategjive, planeve të biznesit dhe të gjitha dokumenteve tjera të cilat kërkohen nga institucionet vendore, të BE-së dhe ato ndërkombëtare në interes të zhvillimit, bashkëpunimit dhe ngritjes së performancës.
  8. Të sigurojë dhe mbështes organizimin e aktiviteteve trajnuese për ngritjen profesionale të stafit të INFRAKOS-it;
  9. Të bënë koordinimin, shkëmbimin dhe analizimin e informatave, menaxhimin e përgatitjes së materialeve analitike dhe referuese në lidhje me projektet dhe zhvillimin e rrjetit hekurudhor të Kosovës me theks të veçantë të linjave kryesore dhe gjithëpërfshirëse të zgjerimit të Rrjetit Trans Evropian të Transportit (TEN-T), si dhe ndërtimit të linjave të reja me interes strategjik për Kosovën;
  10. Të siguron azhurnimin e rregullt të ueb faqes së INFRAKOS-it me materiale dhe informata për prezantimin e punëve të realizuara dhe arritjet e INFRAKOS-it;

Kushtet dhe kualifikimi i kërkuar:

Ai / ajo duhet të ketë kualifikim superior në transport, inxhinieri, ekonomi apo drejtësi, të ketë së paku 5 (pesë) vjet përvojë pune në menaxhim dhe / ose udhëheqje në sektorin e infrastrukturës / transportit, të ketë integritet të lartë moral dhe profesional, të ketë aftësi menaxheriale, lidershipi, i aftë që të menaxhoj situata të ndryshme, të punojë nën presion dhe të ketë aftësi për marrjen e vendimeve. Një njohuri dhe përvojë e mirë në sektorin hekurudhor, te flas rrjedhshëm gjuhen shqipe, serbe dhe gjuhen angleze.

Kompetencat kyçe dhe profesionale të kërkuara:

  • Të jetë fleksibil
  • Të jetë kreativ
  • Të jetë pro aktiv
  • Të jetë i aftë për llojllojshmëri të detyrave
  • Të ketë aftësi për të përgatitur në mënyrë analitike dokumente përmbledhëse dhe raporte
  • Të ketë aftësi për vendosjen e prioriteteve dhe për të planifikuar, koordinuar dhe monitoruar planin e vet të punës
  • Të ketë shkathtësi të mira të negocimeve
  • Të ketë kapacitet dhe aftësi të mirë organizative për caktimin e prioriteteve dhe respektimin e afateve

Komunikimi, njohuritë teknologjike dhe puna ekipore:

  • Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese, si me gojë ashtu edhe me shkrim
  • Kapaciteti për të përdorur në mënyrë efektive programin kompjuterik të kërkuar dhe pajisjet e tjera që lidhen me pozitën
  • Angazhim dhe njohuri organizative
  • Aftësi për të bashkëpunuar në mënyrë fleksibile dhe efektive me partnerë të ndryshëm
  • Shkathtësi dhe aftësi të mira ndërpersonale për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie efektive të punës në një organizatë multikulturore;
  • Aftësi udhëheqëse dhe ndërtimi të ekipit

Procedura e përzgjedhjes dhe emërimit

Për përzgjedhjen e kandidatëve do të formohet një panel përzgjedhës për procesin e përzgjedhjes. Ky panel do të ftojë në intervistë aplikantët me profilin më të mirë sipas kërkesave specifike për pozitën e shpallur, të përzgjedhur në bazë të meritave të tyre dhe sipas kritereve të përcaktuara më lartë.

Kandidatëve mund t’u kërkohet të bëjnë një test me shkrim.

Kandidatët që nuk janë të ftuar në intervistë do të informohen përmes postës elektronike dhe do të kenë mundësinë të paraqesin një ankesë kundër këtij vendimi brenda dhjetë ditëve të punës pas marrjes së njoftimit përmes postës elektronike. Çdo argument duhet të bazohet në aplikimin fillestar. Asnjë informacion shtesë nuk do të merret në konsideratë. Paneli përzgjedhës duhet t’u përgjigjet kandidatëve brenda dhjetë ditëve të punës (nga data e pranimit të ankesës).

Pas përfundimit të intervistave personi përgjegjës i INFRAKOS-it do ta informojë kandidatin e përzgjedhur për vendin e punës brenda 10 ditëve. Kandidatët që janë intervistuar, por nuk janë përzgjedhur për pozitën për të cilën kanë aplikuar do të informohen përmes postës elektronike. Kandidatët do të kenë mundësinë të paraqesin një ankesë kundër këtij vendimi brenda dhjetë ditëve të punës pas marrjes së postës elektronike. Personi përgjegjës i INFRAKOS-it duhet t’u përgjigjet kandidatëve brenda dhjetë ditëve të punës (nga data e marrjes së ankesës).

Mundësitë e barabarta

Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës ShA – INFRAKOS zbaton një politikë të mundësive të barabarta dhe mosdiskriminimit në përputhje me rregullat e rekrutimit, kushtet e punës dhe duke i zbatuar në tërësi legjislacionin ekzistues të Kosovës.

Kushtet e punësimit

Personi i përzgjedhur për pozicionin e Kryeshefit Ekzekutiv të INFRAKOS-it do të emërohet për një periudhë tre-vjeçare, me një periudhë prove prej 6 muajsh. Pas periudhës trevjeçare kontrata mund të vazhdohet duke u bazuar në performancën e treguar e cila vlerësohet nga Bordi i Drejtorëve.

Vendi i punësimit është në Fushë Kosovë, Sheshi i Lirisë, pn. Ndërtesa e drejtorisë së INFRAKOS-it.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar për aplikim për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv të INFRAKOS-it, duhet t’i dorëzojnë dokumentet vijuese:

  • Letër motivimin prej një apo maksimumi dy faqeve;
  • CV-në në formatin e standardizuar (Europass);
  • Kopjet e diplomave, certifikatave, kualifikimeve;
  • Letër referencat;
  • Certifikatën më të re se 6 (gjashtë) muaj se nuk janë të dënuar dhe se kundër tyre nuk është duke u zhvilluar procedurë penale; dhe
  • Deklaratën e nënshkruar nga parashtruesi i kërkesës e bashkëngjitur në shtojcë të këtij konkursi.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet personalisht në zarf të mbyllur në zyrën e arkivit në ndërtesën e Drejtorisë së INFRAKOS-it në adresën Sheshi i Lirisë pn, në Fushë Kosovë, me shënimin: për z. Arsim Deliu, Sekretar i INFRAKOS-it.

Deklarata mbi vërtetësinë e të dhënave nga parashtruesi i kërkesës duhet të jetë e nënshkruar dhe pjesë përbërëse e dokumentacionit.

Kandidatët me dokumentacion të pakompletuar do të refuzohen. Dokumentet duhet të dorëzohen vetëm në kopje pasi të njëjtat nuk ju kthehen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur për listën e ngushtë do të kontaktohen. Për informata shtesë ju mund të kontaktoni z. Arsim Deliu në numrin +383 49 255 222 si dhe në email: [email protected]                             

 

Shtojcë

Deklarata mbi vërtetësinë e të dhënave nga parashtruesi i kërkesës

Aftësitë gjuhësore:

Gjuha amtare: ……………………………………………

Gjuhë të tjera …………………………………………………………………………………………………

DEKLARATA E APLIKANTIT

Bazuar në nenin 17 të ligjit mbi ndërmarrjet publike – Ligji nr. 03/L-087, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-111 dhe me Ligjin nr. 05/L-009, konkretisht neni 17.1 pika a, b, c, d dhe 17.2 pika d, f, j, k, i, unë i nënshkruari i më poshtëm deklaroj se informacioni i dhënë në këtë formular aplikimi dhe dokumentet tjera është i saktë dhe i plotë.

1)  Unë deklaroj që:

a)  Jam një shtetas i Republikës së Kosovës dhe gëzoj të drejtat e mia të plota si shtetas.

b)  Kamë përmbushur çdo detyrim të paraparë me ligjet e Kosovës ndaj shtetit.

c)  Mund të siguroj referencat e nevojshme për të vërtetuar përshtatshmërinë time për kryerjen e detyrave të parapara.

2)  Varësisht nga kërkesa, unë do të jap menjëherë dokumente mbështetëse në lidhje me tri pikat e mësipërme 1) a), b) dhe c) më lartë dhe unë e pranoj që nëse nuk siguroj dokumentet e tilla, aplikimi i im nuk do të merret në konsiderim.

3) Jam i vetëdijshëm që dokumentet mbështetëse vijuese janë thelbësore për pranueshmërinë e formularit tim të aplikimit:

a)  Dokumentet të cilat e vërtetojnë datën e lindjes, shtetësinë dhe vendbanimin

b)  Diplomat ose certifikatat e studimeve për nivelin e kërkuar

c)  Referencat e punëdhënësve, certifikatat e punës ose kontratat e punës

4) Unë deklaroj se nuk kam qenë subjekt i ndonjë dënimi penal ose disiplinor (të shërbimeve publike ose organeve profesionale) dhe se nuk jam subjekt i procedurave disiplinore ose penale.

5) Jam i vetëdijshëm se çdo deklaratë e rreme mund të rezultojë me anulimin e kërkesës time ose, nëse është e nevojshme, përfundimin e marrëveshjes së punës me Infrastrukturën e Hekurudhave të Kosovës ShA – INFRAKOS

__________________________________                           ______________________________
Data                                                                                          Nënshkrimi