Kryeshef/e Ekzekutiv/e
Data e publikimit
14/05/2020
Data e perfundimit
12-06-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
Konform me funksionet dhe kompetencat që parashihen me nenin 21, lidhur me nenin 17, dhe 25 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike (Ligji nr.03/L-087, dt.13.06.2008, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-111 dt. 20.04.2012; me tej në tekst: Ligji nr.03/L-087 ), rregulloreve te brendshme dhe vendimit të datës 08 maj 2020, nr 2035, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KEK sh.a, shpall
KONKURS PUBLIK
Titulli i punës: KRYESHEF EKZEKUTIV
Vendi: Prishtinë
Ndërmarrja: Korporata Energjetike e Kosovës sh.a.
Afati i fundit për aplikim: 12 qershor 2020 (e premte), ora 16:00
PËRSHKRIM I NDËRMARRJES
Korporate energjike e Kosovës Sh.A. (KEK Sh.A.) është aktualisht ndërmarrje publike dhe në strukturën e saj përfshihen minierat e thëngjillit, njësitë gjeneruese të TC A dhe B, financat dhe kontabiliteti, shërbimet e korporatës dhe Auditimi i Brendshëm. KEK Sh.A. aktualisht realizon të hyra vjetore prej rreth 150 milion €.
TITULLI I PUNËS: KRYESHEF EKZEKUTIV
Kryeshefi Ekzekutiv (KE), duke i raportuar Bordit te Drejtoreve, drejton të gjitha aktivitetet e KEK sh.a. duke koordinuar dhe mbikëqyrë drejtpërsëdrejti punën e menaxherëve ekzekutiv të divizioneve dhe shërbimeve te përbashkëta të KEK sh.a.
Drejtori Menaxhues duhet t’i plotësojë kushtet e kualifikimit dhe te pavarësisë sipas nenit nenin 21, lidhur me nenin 17, te ligjit 03/L-087, i ndryshuar e plotësuar me vone.
Në veçanti, Drejtori Menaxhues duhet të kujdeset për:
- Zhvillimin strategjik të KEK sh.a. dhe udhëheqjen e Korporatës përmes ndryshimeve cilësore dhe me rëndësi esenciale për suksesin e biznesit të saj;
- Transformimin e KEK sh.a. në një ndërmarrje energjetike moderne me afarizëm komercial të vetëqëndrueshëm dhe me orientim drejt konsumatorit;
- Ristrukturimin dhe shthurjen e KEK sh.a. në përputhje me ligjet në fuqi dhe vendimet përkatëse të Qeverisë, dhe
- Optimizimin e proceseve afariste në tërë korporatën duke përfshirë numrin optimal të punëtorëve në pajtim me standardet ndërkombëtare për korporata të këtij
KE ka përgjegjësi të plotë për:
- Operacionet ditore të KEK sh.a. si tërësi;
- Realizimin i bilancit energjetik vjetor të aprovuar;
- Mirëmbajtjen dhe zhvillimin e mihjeve, dhe të prodhimit te energjisë;
- Planifikimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve infrastrukturore fizike të Korporatës;
- Zhvillimin dhe implementimin e përpiktë të programit për përmirësimin e performancës financiare;
- Përmbushjen detyrimeve që burojnë nga traktatet ndërkombëtare, ligjet e Kosovës, licencat e operimeve dhe aktet tjera të ZRrE-së dhe KPMM-se;
- Zbatimin me përpikëri të vendimeve të Bordit të Drejtorëve të Korporatës;
- Përgatitjen dhe mbikëqyrjen e zbatimit të planeve vjetore të biznesit të Korporatës, përfshirë administrimin e buxheteve vjetore për operime, mirëmbajtje, shpenzime, paga dhe shpenzime kapitale;
- Emërimin dhe shkarkimin e punonjësve;
- Mirë-administrimin e proceseve të prokurimit dhe transaksioneve financiare;
- Zhvillimin e kapaciteteve njerëzore të Korporatës;
- Shqyrtimin vjetor të performancës dhe pagave të punëtorëve dhe të masave për motivim në punë;
- Përfaqësimin e Korporatës në Kosovë dhe jashtë saj; dhe
- Përgatitjen me cilësi të takimeve të Bordit të Drejtorëve të Korporatës. KE duhet te ketë:
- Aftësi për udhëheqje për arritjen e objektivave të përgjithshme të KEK sh.a., si dhe aftësia për të marrë vendime të rëndësishme në situata të vështira.
- Aftësi për implementimin e ndryshimeve të nevojshme dhe aplikimin e metodave të reja afariste për përballimin e sfidave të
- Angazhim të lartë për ndërmarrjen e masave me vendosmëri, objektivitet, kolegjialitet dhe efikasitet të
- Aftësi për zhvillimin dhe ruajtje e marrëdhënieve me kolege e punonjës tjerë që rezulton në një zgjidhje optimale për të mirën e Korporatës.
- Aftësi për komunikim efikas me shkrim dhe me gojë me Bordin e Drejtorëve, me ndërvartësit e vet, me konsumatorët, me palët e interesuara, me zyrtarët qeveritar, me media dhe me palët tjera me
- Aftësi për fokusim në çështjet, pritshmërinë dhe problemet të konsumatorëve në mënyrë që ata të kenë përfitime dhe shërbime cilësore në afat të gjatë.
- Zotësi për t’u përshtatë në situata të pa-planifikuara, apo të ndryshuara, fleksibilitet të planeve dhe masat për tu përballur me rrethanat e
- Zotësi të delegimit të autoritetit dhe përgjegjësisë tek bashkëpunëtorët për kryerjen e funksioneve të
- Vendosmëri në zbatimin e masave disiplinore për drejtues e punonjës në përputhje me ligjin dhe procedurat e Korporatës.
Kandidati duhet të ketë diplomë universitare në lëmin e administrimit të biznesit, ekonomisë, financave, inxhinierisë apo juridik (së paku 4 vite studime pas shkollës së mesme). Diplomat nga universitetet e jashtë vendit duhet të jenë të nostrifikuara. Kandidati duhet te flasë rrjedhshëm gjuhen shqipe ose serbe, dhe, poashtu, te flasë rrjedhshëm gjuhen angleze.
Kandidate duhet te ketë se paku 5 vite përvoje nivel te menaxhmentit te larte. Preferohen individët me përvojë pune në ndërmarrjet korporata tjera me madhësi dhe kompleksitet të lartë, duke përfshirë dhe kërkesat tjera qe i parasheh neni 17. pika 3 e ligjit 03/L-087, s’i është ndryshuar e plotësuar me vone.
Aplikacionet duhet të dërgohen te shkruara në njërën prej gjuhëve zyrtare ne Republikën e Kosovës. Kërkesa për punësim bashkë me Listën Kontrolluese mund të merren online ne www.kek-energy.com.
Kërkesa për punësim (përfshirë edhe listën kontrolluese, të plotësuar) se bashku me një CV te detajuar, leter motivuese, dëshmi për punësimin dhe kualifikimet, dhe Certifikatën nga gjykata kompetente për mosqenie nen hetime jo me e vjetër se 6 muaj duhet te dorëzohen personalisht ne zarfe te mbyllur ne zyrën e arkives qendrore, Ndërtesa “Toskana”, Rr. Nëna Tereza nr. 36, 10000 Prishtina, Republika e Kosovës. Deklarata nen Betim nënshkruhet ne momentin e dorëzimit te aplikacionit. Letër-Referencat nuk kërkohet te dorëzohen ne ketë faze.
Kandidatët me dokumentacion te mangët, te paplotësuar dhe jo adekuat do te refuzohen.