Krijues i Përmbajtjes në TikTok, Serviser Junior, Punonjës i Shitjes
Data e publikimit
08-07-2024
Data e perfundimit
10-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Konkurs pune për: Punonjes/e i/e shitjes, puntorë në servisin e paisjeve, kreeator i permbajtjes (tik-tok)
Macintoks shpk është një dyqan I teknologjisë i njohur për produktet dhe shërbimet e tij cilësore. Ne jemi duke kërkuar profesionistë të talentuar dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë dhe për të kontribuar në suksesin tonë të vazhdueshëm.
Pozicionet e lira:
- Punonjes i shitjes
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të Macintoks
- Përgatitjen e mallit për dorëzim te klienti
- Mirëmbajtja e artikujve në raftet përkatëse
- Fotografimin e produkteve dhe shprendarjen e fotove tek klientet
Kualifikimet:
- Përvojë pune në sektorin e shitjes së paisjeve teknologjike (e preferueshme)
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese
- Aftësi të mira analitike dhe strategjike.
- Të jetë i paisur me patent shofer (e prefershueshme)
- Njohja bazike e Microsoft Office
- Krijues I përmbajtjejes në TikTok
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Krijimi dhe publikimi i përmbajtjeve kreative dhe tërheqëse në TikTok.
- Ndjekja e trendeve të fundit dhe adaptimi i tyre në përmbajtje unike.
- Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të promovuar produktet dhe shërbimet tona.
- Analizimi i performancës së përmbajtjeve dhe optimizimi i tyre.
Kualifikimet:
- Përvojë në krijimin e përmbajtjes për rrjetet sociale, veçanërisht TikTok.
- Aftësi kreative dhe inovative.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
- Njohuri të mira të trendeve të rrjeteve sociale.
- Serviser Junior
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Asistimi ne diagnostikimin dhe riparimin i pajisjeve teknologjike.
- Asistimi i klientëve me probleme teknike dhe ofrimi i zgjidhjeve efektive.
- Mirëmbajtja dhe testimi i pajisjeve për të siguruar funksionimin e tyre optimal.
- Ndjekja e procedurave dhe standardeve të kompanisë për shërbimin e klientëve.
Kualifikimet:
- Aftësi të mira teknike dhe praktike.
- Përvojë e mëparshme në servisim (e preferueshme).
- Aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.
Si të Aplikoni:
Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në në [email protected].
Vetëm përsonat të cilet do të futen në listen e ngushtë të aplikuesve, do të thirren në intervistë.