www.ofertapune.net Krijues i Përmbajtjes në TikTok, Serviser Junior, Punonjës i Shitjes | PunaIme

Krijues i Përmbajtjes në TikTok, Serviser Junior, Punonjës i Shitjes

Kompania

Macintoks

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-07-2024

Data e perfundimit

06-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Konkurs pune për: Punonjes/e i/e shitjes, puntorë në servisin e paisjeve, kreeator i permbajtjes (tik-tok)

Macintoks shpk është një dyqan I teknologjisë i njohur për produktet dhe shërbimet e tij cilësore. Ne jemi duke kërkuar profesionistë të talentuar dhe të motivuar për t’u bashkuar me ekipin tonë dhe për të kontribuar në suksesin tonë të vazhdueshëm.
Pozicionet e lira:

  1. Punonjes i shitjes

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve të Macintoks
  • Përgatitjen e mallit për dorëzim te klienti
  • Mirëmbajtja e artikujve në raftet përkatëse
  • Fotografimin e produkteve dhe shprendarjen e fotove tek klientet

Kualifikimet:

  • Përvojë pune në sektorin e shitjes së paisjeve teknologjike (e preferueshme)
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese
  • Aftësi të mira analitike dhe strategjike.
  • Të jetë i paisur me patent shofer (e prefershueshme)
  • Njohja bazike e Microsoft Office

  1. Krijues I përmbajtjejes në TikTok

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Krijimi dhe publikimi i përmbajtjeve kreative dhe tërheqëse në TikTok.
  • Ndjekja e trendeve të fundit dhe adaptimi i tyre në përmbajtje unike.
  • Bashkëpunimi me ekipin e marketingut për të promovuar produktet dhe shërbimet tona.
  • Analizimi i performancës së përmbajtjeve dhe optimizimi i tyre.

Kualifikimet:

  • Përvojë në krijimin e përmbajtjes për rrjetet sociale, veçanërisht TikTok.
  • Aftësi kreative dhe inovative.
  • Aftësi të mira komunikuese dhe organizative.
  • Njohuri të mira të trendeve të rrjeteve sociale.

  1. Serviser Junior

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Asistimi ne diagnostikimin dhe riparimin i pajisjeve teknologjike.
  • Asistimi i klientëve me probleme teknike dhe ofrimi i zgjidhjeve efektive.
  • Mirëmbajtja dhe testimi i pajisjeve për të siguruar funksionimin e tyre optimal.
  • Ndjekja e procedurave dhe standardeve të kompanisë për shërbimin e klientëve.

Kualifikimet:

  • Aftësi të mira teknike dhe praktike.
  • Përvojë e mëparshme në servisim (e preferueshme).
  • Aftësi të mira komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip.

Si të Aplikoni:

Kandidatët e interesuar janë të ftuar të dërgojnë CV-në në [email protected].
Vetëm përsonat të cilet do të futen në listen e ngushtë të aplikuesve, do të thirren në intervistë.