Koordinator i Programit Edukativ, Asistente Administrative, Teknik i Mirëmbajtjes, Mësimdhënës i Gjuhës Shqipe
Data e publikimit
05-06-2024
Data e perfundimit
25-08-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Edukim, Shkencë & Hulumtim
Pozita të hapura – Administratë
Shkolla më inovative në Kosovë, Shkolla Finlandeze, ka lansuar programin IMPACT, tani edhe në gjuhën shqipe dhe hap konkurs për pozitat e mëposhtme në programin e gjuhës shqipe.
- Kordinator i programit edukativ
- Asistente Administrative
- Teknik i Mirëmbajtjes
- Mësimdhenes i Gjuhes Shqipe
Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë këto kushte:
- Diplomën e fakultetit të kryer për nivelin përkatës
- Përvojë në nivelin përkatës
- Njohuritë dhe përvoja në sistemin arsimor finlandez është i preferuar
- Njohuritë e gjuhës angleze janë të preferuara.
Afati i aplikimit:
Koha e aplikimit është deri më datë 18.06.2024. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë CV-në tek [email protected] dhe të plotësojnë linkun https://forms.office.com/r/SgadSjDqm1
Vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet e parapara sipas konkursit do të ftohen në interviste.
Pozita teknik i mirëmbajtjes (detyrat dhe përgjegjësitë)
Detyrat kryesore përfshijnë:
- Rregullimi i dëmtimeve strukturore si riparimi i dritareve, dyerve dhe mureve.
- Riparimi i instalimeve hidraulike të thyera ose që rrjedhin për të shmangur dëmtimin e ujit dhe për të rivendosur përdorimin e plotë të pajisjeve hidraulike.
- Puna në instalime elektrike të dëmtuara kur ndodhin mungesa ose prishje të telave.
- Mirëmbajtja e pajisjeve për të siguruar funksionimin e duhur të sistemit të kontrollit
- Zbatimi i masave parandaluese për të reduktuar rrezikun e problemeve të ardhshme dhe për të rregulluar rreziqet e mundshme të sigurisë për të shmangur lëndimet.
- Lyerja e ndërtesës kur boja e vjetër është zbehur ose copëtuar.
- Inspektimi i rregullt i ndërtesës për të identifikuar dhe zgjidhur problemet e mirëmbajtjes.
- Zëvendësimi dhe riparimi i pajisjeve të dëmtuara.
- Kryerja e kontrolleve periodike të cilësisë për të siguruar se proceset e mirëmbajtjes janë të duhura dhe efektive.
Profili që kërkojmë:
- Përvoje pune relevante te pakten 3 vite;
- Njohuri lidhur me sigurin në vendin e punës;
- Gatishmëri për të kryer punë fizike;
- Gatishmëri për të udhëtuar nëpër qytete të Kosovës;
- Patent shoferi kategoria B;
- Shkollimi apo trajnimet në këtë fushë konsiderohen përparësi;
- Njohja e gjuhës angleze e dëshiruar.