www.ofertapune.net Koordinatore e projekteve dhe e financimit | PunaIme

Koordinatore e projekteve dhe e financimit

Kompania

DVV International

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

31-01-2023

Data e perfundimit

12-02-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

KONKURS

Organizata gjermane e cila vepron në Kosovë – Institut für Internationale Zusammenarbeit des Deutschen Volkshochschul-Verbandes e.V. (DVV) , në tekstin e mëtutjeshëm – DVV International , shpall  konkurs për poziten – Koordinatore e projekteve dhe financimit (përparësi kanë personat e gjinisë femrore),për intervalin kohor  01.03.2023 deri me 31.12.2023 , me mundësi  vazhdimi të kontratës edhe gjatë vitit 2024. Konkursi  mbetet i hapur nga dita e publikimit të tij, deri me daten 12.02.2023 . Orari i paraparë i  punës është  30 orë në javë (120 orë në muaj)  ndërsa paga mujore është 815.32 EUR netto . Detyrat e parapara të punës janë;

  1. Koordinimi i Projekteve;
  • Koordinimi dhe përgatitja e përmbajtjes së takimeve në bashkëpunim me akterët relevant shtetërorë të Arsimit për të Rritur- ARr (ALE), ofruesit dhe organizatat e shoqërisë civile dhe ofrues tjerë të ARr në Kosovë, për zhvillimin e mëtutjeshëm të Rrjetit të ARr (ALE NK) në Kosovë;
  • Përgatitja dhe zbatimi i vizitave studimore , trajnimeve , dhe udhëtimeve tjera lobuese dhe sensibilizuese për partnerët e DVV International nga Kosova në eventet ndërkombëtare të ARr ,  dhe koordinimi i masave të tjera kombëtare të ARr (ALE) në Kosovë;
  • Organizimi i takimeve dhe grupeve të punës në bashkëpunim me organizatat partnere;
  • Mbledhja e informacionit përkatës dhe shembujve të praktikave më të mira dhe publikimi i tyre ;
  • Krijimi i botimeve për ARr (ALE) në gjuhën shqipe dhe angleze (ndonjëherë edhe në gjuhë të tjera të huaja/ serbisht , gjermanisht );
  • Përgatitja e konceptit dhe përmbajtjes për aktivitetet kombëtare të Lobimit për ARr (konferenca, Seminare,  tryeza debati, etj.) ;
  • Prezantime dhe komunikim me institucionet, partnerët dhe pjesëmarrësit përkatës të ARr në Kosovë;
  • Përgatitja e planeve dhe raporteve: raporteve gjashtëmujore, raporteve vjetore dhe planeve për Kosovën , ne dakordim me Drejtorin e projektit në Kosovë  ;
  • Prezenca në ngjarje të rëndësishme në Kosovë dhe në evente të ndryshme jashtë vendit.
  1. Pregaditja e aplikacioneve për financimin e ARr në Kosovë nga palët e treta;
  • Zhvillimi i skemës ( planit të brendshëm ) për financimit nga palët e treat;
  • Përgatitja e koncepteve dhe aplikacioneve për fonde shtesë dhe dorëzimi i tyre  tek organizata te ndryshme donatore (EU, etj.) në bashkëpunim dhe dakordim  me Drejtorin e zyres DVV International në Kosovë;
  • Shkëmbim i informacioneve për aplikim për fonde shtesë tek institucionet partnere të interesuara; caktimi i opsioneve të financimit, përgatitja e së paku 3 aplikacioneve për projekte (së paku 1 në vit) në periudhën 2023-2024 ;

Dokumentet e nevojshme për aplikim

  • Kopja e letërnjoftimit ;
  • CV-personale (në gjuhën angleze) dhe dëshmi të performances nga pervojat e mëparshëme;
  • Diplomë Universitare ( Bachelor ose Master – përparesi kanë shkencat sociale) ;
  • Njohja e mirë e gjuhes angleze  eshte e domosdoshme ;  
  • Të gjitha të interesuarat për këtë pozitë të punës, obligohen që paraprakisht të dërgojnë dokumentacionin personal ( te skenuar ) permes postes elektronike ne e-mail adresen ; [email protected] .