www.ofertapune.net Koordinator për Shërbime të Transportit | PunaIme

Koordinator për Shërbime të Transportit

Kompania

KEDS

Lokacioni

Gjilan

Data e publikimit

11-04-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i logjistikës më datë 08-04-2024 shpall konkurs pune:

Koordinator për shërbime të transportit

Departamenti i logjistikës • Gjilan ,Gjilan

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

 

  • Koordinatori për shërbime të transportit është përgjegjës për shërbimet e transportit në nivel të kompanisë;
  • Mbajtjen dhe azhurimin e dosjeve të automjeteve që i përkasin shërbimit të transportit;
  • Përpilimin e raportit mujor për konsumim të derivateve si dhe i fut në sistem/databazë të gjitha hargjimet sipas rregullores;
  • Dorëzim të raportit për riparim të automjeteve (në mënyre elektronike dhe të shkruar);
  • Sigurohet që fletë udhëtimet e automjeteve të KEDS-it mbushen dhe mbahen në mënyrë të duhur;
  • Sigurohet që mirëmbajtja e automjeteve të kryhet në përputhje me rekomandimet e menaxherit të transportit apo të prodhuesit;
  • Sigurohet që riparimet dhe servisimet të kryhen në serviset e kontraktuara nga KEDS-i;
  • Sigurohet që të gjitha automjetet janë të parkuara në vendin e caktuar, përveq atyre që kanë leje për përdorim gjatë orarit të punës si dhe atyre që kanë leje pordorimi gjatë 24 orëve;
  • Sigurohet që ngasësit e automjeteve të KEDS-it nuk i keqpërdorin automjetet gjatë detyrave operative;
  • Me qëllim të verifikimit të defekteve apo dëmeve sado të vogla që të jenë sigurohet që të raportohen me kohë tek koordinatori i transportit;
  • Në rast aksidenti sa më shpejtë që është e mundur mbledhë raportet sipas rregullores për automjetet e KEDS-it dhe i dërgon tek menaxheri i departamentit të transportit;
  • Me aprovimin (Fletëautorizim) e koordinatorit jep automjetet e autoparkut në shfrytëzim ditor;
  • Kërkesa për automjete duhet të bëhet nga njesitë shfrytëzuese çdoherë 1 ditë para;
  • Përgjegjësi i autoparkut duhet të dijë se cilat automjete nuk janë në shfrytëzim dhe ta informoj menaxherin në raste kërkese;
  • Kujdeset për performancën e ngasësve (shoferëve).

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Shkollë e mesme;
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune në të njëjtën pozitë apo pozicione të ngjashme të punës;
  • E preferuar njohja e gjuhës Angleze;
  • Të ketë njohuri të mjaftueshme për punë me kompjuter;
  • Të jetë në gjendje të punoj i pavarur dhe në ekip.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.