www.ofertapune.net Menaxher Marketingu | PunaIme

Menaxher Marketingu

Kompania

Rossmann

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-05-2025

Data e perfundimit

10-05-2025

Lloji i orarit

Full Time

Pozicion i hapur: Menaxher Marketingu 

Jemi në kërkim të një Menaxher Marketingu energjik dhe kreativ për të bashkuar forcat me ekipin tonë!
Nëse je pasionant/e për marketingun, ke aftësi të shkëlqyera organizimi dhe kreativitet për të sjellë ide të reja, kjo është mundësia jote!

Çfarë do të bësh konkretisht?

  • Organizimi dhe ndjekja e fushatave promocionale mujore dhe sezonale (planifikimi, realizimi dhe analiza)
  • Krijimi dhe koordinimi i përmbajtjes për rrjetet sociale dhe komunikime të tjera (tekste, imazhe, video)
  •  Koordinimi me dizajnerët grafikë dhe agjencitë e marketingut për materialet promocionale (broshura, postera, billboard, etj.)
  •  Menaxhimi i kalendarit të marketingut dhe ndjekja e afateve për çdo fushatë
  • Organizimi i eventeve të brendshme dhe të jashtme (hapje dyqanesh, aktivitete promovuese, bashkëpunime)
  • Përgatitja e raporteve analitike mujore për performancën e fushatave dhe rrjeteve sociale
  • Ndihmesa në zhvillimin dhe ekzekutimin e strategjive të marketingut digjital ( reklama online, SEO/SEM)
  • Kërkimi dhe propozimi i ideve të reja për promovimin e produkteve dhe shërbimeve
  • Menaxhimi dhe kontrolli i inventarit të materialeve marketingu ( dhurata promocionale, stenda etj)
  • Mbështetja në ndjekjen e bashkëpunimeve 
  •  Zbatimi i standardeve të brand-it në të gjitha komunikimet vizuale dhe tekstuale online dhe dyqanet fizike 
  •  Monitorimi i aktiviteteve të konkurrencës dhe trendeve të tregut

Kërkesat për pozicionin:

  • Diplomë universitare në Marketing, Komunikim, Biznes ose fusha të ngjashme
  • Eksperiencë pune të paktën 2–3 vite në pozicione të ngjashme
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e projekteve dhe punën në grup
  • Njohuri shumë të mira të mjeteve të marketingut digjital (Meta Ads, Google Ads, Canva ose mjete dizajni të thjeshta)
  • Njohuri bazë mbi analitikën digjitale (Google Analytics, statistikat e rrjeteve sociale)
  • Aftësi shumë të mira organizative, të menduarit kreativ dhe të punuarit nën presion
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës shqipe dhe angleze (e preferuar B2)

Çfarë ofrojmë:

  • Ambient pune energjik dhe bashkëpunues
  • Trajnime të vazhdueshme dhe mundësi zhvillimi profesional
  • Mundësi për të qenë pjesë e projekteve kreative
  • Pagesë konkurruese 

 Apliko tani duke dërguar CV-në tënde dhe një letër motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” ose në: [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?