Koordinator Importi
Data e publikimit
06-09-2023
Data e perfundimit
27-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
POZITA: Koordinator Importi
REFERENCA: SX-014-23
QYTETI: Çagllavicë
PAGA: Atraktive
staffiX është kompani e specializuar në fushën e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit. Për zhvillimin e veprimtarisë së klientit tonë në Industrinë e Shtypit dhe Marketingut, jemi në kërkim të kandidatëve profesionistë dhe ambicioz për pozitën Koordinator Importi.
PËRGJEGJËSITË:
- Të jetë në komunikim të rregullt direkt me furnitorët për koordinimin e porosive që duhet importuar.
- Të zbatojë planin e importit sipas marrëveshjeve ekzistuese në mes të kompanisë dhe furnitorëve.
- Të bëjë porosinë e mallit sipas sasisë së përcaktuar, kohës së dorëzimit të mallit dhe mënyrës së pagesës.
- Të vizitojë panairet dhe të bëjë porosi të mostrave apo materialit promovues të produkteve.
- Të përgatis dokumentet e reklamimit dhe t`ua përcjell furnitorëve përgjegjës në rastet kur produktet e importuara janë të cilësisë së ulët.
- Të mirëmbajë kontratat dhe të dhënat administrative me furnitorët ekzistues dhe potencial.
KËRKESAT dhe AFTËSITË:
- Të ketë të përfunduara studimet bachelor në fushën e Ekonomisë (përparësi).
- Të ketë përvojë së paku 2 vite në punë të ngjashme.
- Të këtë njohuri të avancuar për import të lëndës së parë.
- Të këtë aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe të shkruar në gjuhën Angleze.
- Të këtë njohuri të shkëlqyeshme të paketës Microsoft Office (veçanërisht Excel).
- Të këtë aftësi të mira organizative, analitike dhe të jetë i/e gatshëm të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur.
- Të këtë patentë shoferi.
OFERTA:
- Paga atraktive.
- Orari i punës prej 08:00 deri 17:00 nga e hëna deri të premten.
- Sigurim shëndetësor.
- Laptop apo PC personal dhe pajisje përcjellëse.
- Transport i organizuar në vendin e punës dhe anasjelltas.
- Shujta të ushqimit ditor dhe kafe falas.
- Mundësi për të punuar me ekip fantastik.
- Mbështetje e zhvillimit të vazhdueshëm personal dhe profesional.
APLIKIMI:
Nëse e vlerësoni se ju i posedoni aftësitë dhe kualifikimet e kërkuara më sipër, si dhe dëshironi të bëheni pjesë e ekipit të klientit, aplikoni deri më datën 20.09.2023. Kandidatët që përzgjedhen për listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.