www.ofertapune.net Koordinator i Zyrës, Zyrtar Kreditor Junior (Pejë, Gjilan) | PunaIme

Koordinator i Zyrës, Zyrtar Kreditor Junior (Pejë, Gjilan)

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Gjilan , Pejë

Data e publikimit

10-07-2024

Data e perfundimit

20-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

KosInvest hap konkurs pune për pozitat si në vijim: 

Zyrtar i Lartë Kreditor – Koordinator i Zyrës për Rajonin e Pejës dhe GjilanitPër Rajonin e Pejës (një pozicion) dhe Gjilanit (një pozicion) 

& Zyrtar Kreditor Junior për Rajonin e Pejës dhe Gjilanit

Për Rajonin e Pejës (dy pozicione) dhe Gjilanit (dy pozicione) 

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.  

KosInvest, duke qenë në fazë të rritjes, së shpejti do të hapë degët në Rajonin e Pejës dhe Gjilanit, si lokacione strategjike për të ofruar një shërbim të shpejtë dhe efektiv ndaj klientëve tanë. Andaj, KosInvest shpall konkursin si në vijim: 

Zyrtari i Lartë Kreditor- Koordinatori i Zyrës duhet të plotësoj kriteret:

  • Diplomë bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
  • Përvojë e mëparshme e punës të paktën 3 vjeçare, në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ose Bankë, veçanërisht në rolin e Zyrtarit Kreditor.
  • Aftësi për udhëheqje dhe punë ekipore për të koordinuar operacionet e zyrës dhe për të udhëhequr proceset e kredidhënies.
  • Njohja e parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut.Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në menaxhimin e të dhënave.
  • Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet.
  • Të jetë i aftë dhe i gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike.
  • Njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullatore përkatëse në industrinë mikrofinanciare.Të njohë rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze ose serbe të shkruar dhe të folur.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.Gatishmëri për të mësuar sisteme të tjera si Sistemi i Klientëve të mikrofinancës.
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë.
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda Kosovës.  

Zyrtari Kreditor Junior duhet të plotësoj kriteret:  

  • Diplomë bachelor në Menaxhment, Administrim Biznesi, Financa, ose fushë tjetër relevante.
  • Përvojë e mëparshme e punës në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ ose Bankë së paku një (1) vjeçare.
  • Kërkohet që të ketë përvojë në kredidhënie dhe përvojë pune në teren.
  • Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë.
  • Preferohet të jeni nga komuniteti të cilin synojmë ta shërbejmë.
  • Të ketë njohuri të avancuara në fushën e biznesit dhe bujqësisë.
  • Veti të mira analitike dhe njohja e pasqyrave financiare.
  • Njohja e zakoneve të klientëve në zonën e operimit.
  • Kërkohet Fakulteti i Ekonomisë, i Bujqësisë ose fushë tjetër relavante.
  • Aftësi shumë të mira në të shkruara dhe në të folur në gjuhën shqipe, preferohen edhe në gjuhën serbe dhe angleze.
  • Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL.
  • Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer.   

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit

Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 19 Korrik 2024