Koordinator i Logjistikës
Data e publikimit
19-02-2025
Data e perfundimit
19-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Për zhvillimin strukturor dhe për Departamentin e Logjistikës në degën tonë të re të prodhimit në Obiliq / Kosovë ne jemi në kërkim të një:
KOORDINATOR I LOGJISTIKËS
Ju do të merrni përsipër detyrat e mëposhtme:
- Organizaton dhe koordinon procesin e dërgesave të produkteve për klientët në përputhje me rrugët e përcaktuara, duke siguruar që dërgesat të arrijnë në kohë dhe pa vonesa.
- Pergatitë dokumentacionin e nevojshëm për transport jashtë vendit dhe bën koordinimin me agjensitë doganore.
- Siguron që materialet dhe produktet të jenë të paketuara dhe transportohen në përputhje me standardet e cilësisë të përcaktuara nga kompania.
- Siguron që të gjitha automjetet e transportit të jenë në gjendje të shkëlqyer teknike dhe operacionale për të shmangur çdo vonesë apo problem gjatë transportit.
- Përgatit dhe prezanton raporte analitike lidhur me dërgesat, performancën e logjistikës dhe shpenzimet.
- Siguron që të gjitha dërgesat të jenë të dokumentuara dhe që informacioni i transportit (p.sh. faturat, shënimet e dërgesës, DuD-at, dokumentacionin per doganë etj.) të jetë i plotë dhe korrekt.
Do të ishim të kënaqur nëse zotëroni aftësitë e mëposhtme:
- 2+ vite përvojë pune në departamentin e logjistikës apo ngjajshëm.
- Njohuri mbi ligjet dhe rregullat e transportit rrugor.
- Të jeni në gjendje të menaxhoni shumë detyra dhe aktivitete njëkohësisht.
- Njohuri të mira kompjuterike
- Patent shofer (kategoria B)
- Njohja e gjuhes angleze apo gjuhes gjermane.
Cfarë ofrojmë ne:
- Punë dinamike dhe interesante me mundësinë për të punuar në mënyrë të pavarur në një kompani ndërkombëtare.
- Mundësi për një karrierë afatgjatë në një kompani të suksesshme dhe në rritje në sektorin e teknologjisë.
- Pozicion i përhershëm, me trajnim të thelluar dhe mundësi për të mësuar teknologjitë më të avancuara të ndriçimit në tekstil.
- Ambient ndër-kulturor, bashkëpunues dhe kolegial.
- Pagë konkurruese dhe sigurim shëndetësor.
Nese jeni te interesuar te punoni tek kompania jone, iu lutem aplikoni permes opsionit “Apliko Këtu“