Koordinator/e Zyre
Kompania
Instituti Austriak i Ekselencës (AIEx)
Telefoni
Pa përcaktuar
[email protected]
Lokacioni
Prishtinë
Data e publikimit
22/06/2020
Data e perfundimit
05-07-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Menaxhment
PËRSHKRIMI
- Pozicioni Punës: Koordinator/e Zyre
- Vendi Punës: Prishtinë, Kosovë
- Status:Punë me orar të plotë
- Kompania: Austrian Institute of Excellence Shpk
AIEx- INSTITUTI AUSTRIAK I EKSELENCËS është në kërkim të një kandidate/i, e/i cili kërkon sfida të reja, të motivuar për eksploruar fushën e edukimit në vazhdim, me një Team profesionistësh të cilët sjellin në Shqipëri dhe Kosovë stadardet me të larta të kualifikimeve për biznesin.
Profili i Kompanisë:
AIEx- INSTITUTI AUSTRIAK I EKSELENCËS është marka nëpërmjet së cilës ne ofrojmë kurse, trajnime, certifikime, vlerësime ekzekutive dhe kualifikim në vazhdimësi për të rriturit, duke shërbyer si njësia e përgjithshme nëpërmjet së cilës ne mundësojmë shërbimet përbërëse të portofolit tonë. Instituti prej gati 20 vitesh i ofron tregut shqiptar dhe atij kosovar programe trajnimi dhe certifikim personeli në fushat teknike dhe soft-skills sipas standardeve EN ISO/IEC 17024 përmes Trupit Certifikues WIFI. Prej 2020, AIEx është partneri i asociuar i Predictive Index®.
Detyrat dhe përgjegjësitë e koordinatores/it:
- Organizon dhe koordinon takimet dhe eventet
- Ndërvepron dhe menaxhon marrëdhëniet me klientët
- Koordinon punën e bazuar në projekte
- Përgatit dhe redakton korrespondencën, komunikimet, prezantimet dhe skedarët e dokumenteve të tjera
- Përkthen nga/në gjuhën gjermane/angleze dhe merr ofertat për/nga klientët ekzistues dhe/ose të rinj
- Monitoron, përgjigjet dhe shpërndan njoftimet
Kandidati/ja duhet të plotësojë kriteret si vijon:
- Të ketë diplomë minimalisht “Bachelor” në fushën e Marketing apo Administrim Biznesi
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës Gjermane, gjuha angleze është plus.
- Të ketë përvojë pune të paktën 1 (një) vit në institucione në marrëdhënie me klientin, marketing/shitje.
- Të zotërojë aftësi shumë të mira të përdorimit të kompjuterit në programet bazë operative të tij, paketa Microsoft Office.
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative dhe komunikimi, si dhe për të punuar në grup, angazhim profesional, efiçencë në punë, etj.
- Të ketë aftësi të mira organizative dhe të raportojë në kohë për detyrat e ngarkuara.
Nëse jeni të interesuar për këtë mundësi, ju lutemi dërgoni CV tuaj në [email protected]