www.ofertapune.net Koordinator/e për Mjete themelore | PunaIme

Koordinator/e për Mjete themelore

Kompania

KEDS

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-10-2024

Data e perfundimit

01-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i kontabilitetit, kontroll dhe raportim më datë 23-10-2024 shpall konkurs pune:

Koordinator/e për Mjete themelore

Departamenti i kontabilitetit, kontroll dhe raportim • Prishtinë ,Prishtinë

Full time
Numri pozitave: 1
Data e publikimit: 23-10-2024
Data e skadimit: 01-11-2024

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Siguron që të gjitha faturat të përpunohen dhe aprovohen në kohë dhe me saktësi.
  •  Përputhja e faturave, urdhëresave të blerjes dhe listave të dërgesave për mjetet themelore.
  • Sigurimi që çdo aset është regjistruar me të dhëna të sakta.
  • Klasifikimi i mjeteve themelore në përputhje me politikat e kontabilitetit dhe standardet financiare.
  • Përgatitja e raporteve të rregullta për menaxhmentin mbi vlerën, amortizimin, gjendjen dhe përdorimin e aseteve të kompanisë.
  • Kryerja e kontrolleve vjetore fizike për të verifikuar ekzistencën dhe gjendjen e aseteve, duke pajtuar të dhënat e regjistruara me inventarin fizik.
  •  Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për auditimet e brendshme dhe të jashtme që lidhen me asetet e kompanisë.
  • Kryen detyra shtesë sipas kërkesës së mbikqyrësit.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Kualifikim Universitar, niveli Bachelor, Fakulteti Ekonomik;
  • Eksperiencë pune mbi 2 vite në Kontabilitet;
  • Njohuria e Gjuhës Angleze është e domosdoshme;
  • Të jetë anëtar në ndonjë nga organizatat e Kontabilitetit (SCAAK, IKAF, ACCA, AAB)
  • Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të punuar me shifra dhe sisteme financiare

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.