www.ofertapune.net Koordinator/e për Llogari të Pagueshme | PunaIme

Koordinator/e për Llogari të Pagueshme

Kompania

KEDS

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-10-2024

Data e perfundimit

01-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i kontabilitetit, kontroll dhe raportim më datë 23-10-2024 shpall konkurs pune:

Koordinator/e për Llogari të pagueshme

Departamenti i kontabilitetit, kontroll dhe raportim • Prishtinë ,Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Siguron që të gjitha faturat të përpunohen dhe aprovohen në kohë dhe me saktësi.
  • Përgatitja dhe koordinimi i pagesave dhe faturave me departamentet e tjera.
  • Përputhja e faturave, urdhëresave të blerjes dhe listave të dërgesave për të siguruar saktësinë dhe plotësinë e transaksioneve financiare.
  • Mbikëqyrja e procesit dhe harmonizimit të llogarive me furnitorët sipas regjistrimeve financiare.
  • Përgatitja e raporteve periodike mbi statusin e llogarive të pagueshme.
  • Ndihmon mbikëqyrësin gjatë kontrolles dhe mbylljes së muajit.
  • Realizon kontrolla dhe analiza të ndryshme financiare varësisht prej kërkesave të mbikëqyrësit.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Kualifikim Universitar, niveli Bachelor, Fakulteti Ekonomik;
  • Eksperiencë pune mbi 2 vite në Kontabilitet;
  • Të ketë njohuri të Standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe legjislacionit në fuqi;
  • Të jetë anëtar në ndonjë nga organizatat e Kontabilitetit (SCAAK, IKAF, ACCA, AAB);
  • Njohuria e Gjuhës Angleze është e domosdoshme;
  • Njohuri në softuerë financiarë (SAP) dhe në sistemet e menaxhimit të llogarive;
  • Aftësi të mira organizative dhe aftësi për të punuar me shifra dhe sisteme financiare.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.