www.ofertapune.net Koordinator/e | PunaIme

Koordinator/e

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

05-06-2023

Data e perfundimit

23-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

Koordinator/e në Qendrën Ditore në Nashec (Prizren)

Data e fillimit    Korrik 2023

Kontrata              Kontratë me afat njëvjeçarë (me mundësi vazhdimi)

Paga                      702.67 Neto                  

Vendi                   Nashec/ Prizren, Kosovë

Afati i fundit për aplikim: 20.06.2023, ora 16:00!

INFORMATA TË PËRGJITHSHME

Terre des hommes Lausanne në Kosovë (TdhK) është organizatë jo-fitimprurëse që vepron në Kosovë në fushën e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke qenë në krye të themelimit dhe fuqizimit të sistemit nacional të mbrojtjes së tyre. Fusha e ekspertizës së TdhK-së përshkon një gamë të gjërë, prej ndërhyrjes së drejtpërdrejtë psiko-sociale të fëmijëve të cënueshëm, familjeve dhe pjesëtarëve të komunitetit të tyre, e deri te fuqizimi i institucioneve lokale, rajonale e shtetërore si dhe palëve kryesore të interesit, nëpërmjet forcimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vend pune, ashtu që të zhvillohen dhe zbatohen strukturat, politikat, standardet dhe procedurat adekuate.

Terre des hommes Kosovë i ka tri programe kryesore të ndërhyrjes: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migrimi dhe Anti-trafikimi; 3) Drejtësia për të mitur.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE

Në kuadër të projektit dy-vjeçar “Rritja e qasjes dhe cilësisë së kujdesit, si dhe shërbimet sociale dhe arsimore për vajzat dhe djemtë e cënueshëm, posaçërisht ata në situatë rruge dhe familjet e tyre”

(Shtator 2022- Nëntor 2024)  – i mbështetur financiarisht nga Zyra e BE-së dhe UNICEF-i në Kosovë, TdhK planifikon ta funksionalizoj Qendrën e dytë të Qëndrimit Ditor për fëmijët në situatë rruge dhe atyre që janë të cënueshëm, këtë radhë në Nashec/Komuna e Prizrenit. Qëllimi i qendrës është të ofrojë shërbime të integruara që përfshijnë,shërbime psiko-sociale, aktivitete arsimore, këshillime psikologjike, ndihmë mjekësore, aktivitete të kohës së lirë,  aktivitetete socio-kulturore, ofrimin e ushqimit, shërbimet higjienike e sanitare, si dhe veshmbathje. Shërbimet e synuara do të marrin parasysh aspekte të ndryshme të mirëqenies së fëmijës, si siguria, shëndeti, shëndeti mendor, arsimimi, ashtu si edhe mbështetja sociale dhe psikologjike.

Koordinatori/ja i/e Qendrës Ditore në Nashec do të jetë përgjegjës/e për menaxhimin, mbikëqyrjen dhe zhvillimin efektiv të qendrës, si dhe menaxhimin e ekipit të qendrës për të siguruar që fëmijët dhe familjet e rrezikuara, veçanërisht ata në situatë rruge të marrin shërbime adekuate. Ky funksion kërkon bashkëpunim proaktiv me partnerët brenda dhe jashtë qendrës, si dhe krijimin e marrëveshjeve të reja të partneritetit për të siguruar shërbime të integruara për familjet dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në aktivitete, dhe poashtu të merrë pjesë aktivisht në veprime që synojnë sigurimin e qëndrueshmerisë së qendrës. Kjo pozitë do të shërbejë dhe si pikë kryesore e kontaktit për komunikim me autoritetet komunale të Prizrenit. Koordinatori/ja duhet të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur me udhëheqje minimale nga të tjerët dhe të garantojë që qendra të funksionojë në përputhje me parimet dhe standardet e mbrojtjes së fëmijëve. Për më tepër, kjo pozitë do të jetë përgjegjëse edhe për organizimin dhe zbatimin e sesioneve të trajnimit në përputhje me Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.

PËRGJEGJËSITË KRYESORE

Koordinatori/ja i/e Qendrës është përgjegjës/e për drejtimin, menaxhimin dhe marrjen përsipër të detyrave të funksionimit të Qendrës si në vijim:

  l. Menaxhimi i Qendrës Ditore në Nashec

  • Mbikëqyrja e zbatimit të modelit të Qendrës së Kujdesit Ditor;
  • Sigurimi i përputhjes dhe ofrimi i shërbimeve të integruara dhe gjithëpërfshirëse.
  • Të garantojë funksionimin e lehtë dhe të përditshëm të shërbimeve në Qendrën Ditore.
  • Drejtimi dhe finalizimi i planit të përgjithshëm të punës së qendrës;
  • Lehtësimi i bashkëpunimit mes stafit për të maksimizuar rezultatet për fëmijët dhe familjet e tyre.
  • Sigurimi i përputhjes me Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve, kërkesat ligjore të përfshira, kornizat ligjore, rregulloret, politikat dhe procedurat e qendrës dhe procedurat e Tdh;
  • Identifikimi dhe përmbushja e nevojave dhe objektivave të vlerësuara kur resurset janë në dispozicion;
  • Marrja e përgjegjësisë së përgjithëshme mbi menaxhimin e Shëndetit dhe Sigurisë në Qendrën Ditore.
  • Menaxhimi efektiv i aktiviteteve dhe burimeve të qendrës brenda një buxheti të caktuar në përputhje me rregullat financiare.
  • Përfaqësimi i Qendrës brenda TdhK-së dhe jashtë me partnerë, si dhe me media.

  ll. Menaxhimi i stafit

  • Në mënyrë aktive të prioritizojë punën e stafit që të sigurojë një përgjigje të shpejtë dhe efektive në identifikimin e nevojave.
  • Delegimin e detyrave dhe ofrimin e komenteve dhe mbështetjes për të siguruar punohet në mënyrë efektive.
  • Sigurimi i menaxhimit efektiv të të gjtihë stafit që punojnë në qendër.
  • Sigurimi i mbikqyrjes profesionale dhe efektive për të garantuar operimin e plotë brenda mandatit të qendrës dhe udhëzimeve mbi menaxhimin e rasteve.
  • Të udhëheqë me përfshirjen e vullnetarëvë në ofrimin e shërbimeve ditore, përfshirë rekrutimin dhe mbikqyrjen.
  • Mbështetja e stafit në baza ditore, veçanërisht në lidhje me çështjet e mbrojtjes.
  • Në mënyrë proaktive të këshillohet me TDHK për rastet dhe çështjet komplekse në lidhje me mbrojtjen e fëmijës.
  • Të sigurojë angazhimin e komunitetit.
  • Të sigurojë që fëmijët referohen për shërbime të tjera të mëtutjeshme.

  lll. Detyrat administrative dhe pajtueshmëria me politikat

  • Analizimi i të dhënave të diponueshme për të sigurar se burimet e Qendrës Ditore janë të shënjestruara për të ofruar shërbime fëmijëve në nevojë në përputhje me modelin e Qendres Ditore.
  • Përgjegjës/e për analizimin e nevojave me implikime buxhetore, buxhetimin e shërbimeve, dhe mbajtjen e regjistrave të inventarit.
  • Përgjegjës/e për komunikimin me departamente të tjera ose organizata të jashtme për të siguruar që qendra të funksionojë pa probleme.
  • Krijoj mardhënie me komunitetin, bizneset lokale, përfaqësues të institucioneve komunale dhe organizatave tjera.
  • Si Koordinator/e i/e Qendrës të sigurojë zbatimin e Politikës së Mbrojtjes së Fëmijve të TDHK-së.

  lV. Avokimi dhe Rrjetëzimi

  • Të asistoj ekipin drejtues të TDHK-së në zhvillimin dhe mbajtjen e raporteve me institucionet lokale, ministrisë, donatorët, universitetet dhe akterët e tjerë relevantë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe mirëqenies sociale.
  • Të bashkëpunojë më autoritetet lokale, qendrore për të identifikuar dhe eksploruar mundësitë për partneritet në fushën e përgjegjësisë dhe të kontribuojë në strategjinë e përgjtihshme të organizatës.
  • Të punojë me partnerë dhe individë në zonat e targetuara për të eksploruar mundësitë e zgjerimit të kapacatiteve të qendrës.
  • Të angazhohet në shqyrtimin e mundësive për zgjerimin e hapësirave të përdorimit të Qendrës me shërbime të tjera shtesë.
  • Të mbështesë organizatën në organizimin e konferncave, shkëmbimit të praktikave dhe vizitiave në terren për menaxhmentin e jashtëm dhe donatorët.
  • Promovimi i punës së Qendrës dhe i shërbimeve përgjatë vizitave në lokacionet e targetuara.
  • Të mbeshtesë Menaxherin e Programit dhe Shefen e zyrës në inicitave të mbledhjes së fondeve dhe raportimit të donatorët.
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga supervizori/meanxheri i programit dhe Shefja e Zyres.
  • Merrë pjesë në takimet e planifikuara dhe të koordinuara brenda organizatës.
  • Me delegim të Shefës së zyrës, përfaqësoj qendrën dhe organizatën në emisione të mediumeve lokale dhe qëndrore.

PROFILI JUAJ

Kualifikimet dhe aftësitë:

  • Diplomë universitare në shkenca sociale, menaxhim të resursve, dhe drejtime ekuivalente.
  • Të paktën 3 vjet përvojë në koordinimin e projekteve dhe menaxhimin e stafit.
  • Njohuri të rregulloreve dhe politikave vendore për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.
  • Aftësi organizative, menaxheriale dhe mbikëqyrëse të forta, me aftësinë për të udhëhequr një ekip stafi dhe vullnetarësh.
  • Aftësi shumë të mira ndërpersonale dhe të komunikimit.
  • Përvojë në raportimin ndaj donatorëve dhe menaxhim të buxhetit.
  • Njohuri të kornizave dhe mjeteve të monitorimit dhe vlerësimit.
  • Flet dhe shkruan rrjedhshëm në gjuhën angleze dhe shqipe.
  • Fleksibilitet dhe adaptueshmëri për të punuar në një mjedis sfidues, me pasion për të punuar në fushën e të drejtave dhe mbrojtes së fëmijës, si dhe drejtësisë sociale.
  • Të posedon patentë shofer, kategoria B.

SI TË APLIKONI:

Kandidatët e kualifikuar inkurajohen të dorëzojnë CV-në dhe letrën motivuese, në gjuhën angleze ose shqipe, në adresën [email protected]

Ju lutem në subjektin e emailit tuaj të aplikimit të shkruani: “Koordinator/e në Qendren Ditore në Nashec (Prizren), emrin dhe mbiemrin tuaj”.

Politika e Mbrojtjes së Fëmijëve: 

Të zotohet për të respektuar Politikat e Menaxhimit të Rrezikut të TdhK-së, duke përfshirë Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve, Politikën e Sigurisë dhe Politikën Kundër Mashtrimit/Korrupsionit, ashtu si edhe Politikën e Sinjalizimit.

Për shkak të numrit të lartë të parashikuar të aplikimeve, TdhK nuk është në gjendje t’i përgjigjet individualisht çdo aplikuesi. Ju ta keni parasysh se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistën e parë.

Pajtueshmëria me GDPR:

Duke dërguar aplikimin tuaj, ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren në procesin e rekrutimit. Të gjitha dokumentet që do të kërkojmë në hapa të ndryshëm të procesit të rekrutimit do të përdoren vetëm për këtë qëllim.

I gjithë stafi i përfshirë në rekrutim dhe përzgjedhje është i vetëdijshëm se zbatohen rregullat për mbrojtjen e të dhënave dhe se informacioni personal do të trajtohet në mënyrë konfidenciale. Sipas politikës sonë, ne do t’i mbajmë dokumentet tuaja të aplikimit vetëm për periudhën e rekrutimit.

Kandidati i përzgjedhur do t’i nënshtrohet procesit të shqyrtimit të përcaktuar nga rregulloret e brendshme të TdhK-së dhe duhet të dorëzojë dokumentet e mëposhtme:

  • Tri referenca të plotësuara në formatin e TdhK-së që do të dërgohen drejtpërsëdrejti nga TdhK-ja;
  • Certifikatë e kontrollit të historisë kriminale nga Policia;
  • Certifikatë e kontrollit të historikut nga Gjykata;
  • Certifikata e raportit mjekësor.

Coordinator at the Day Care Centre in Nashec (Prizren)

Nashec/Prizren, Kosovo

Start date            July 2023

Contract              One-year full-time contract, renewable.

Salary                   702.67 Net               

Location              Nashec/Prizren, Kosovo

Deadline for applications: 20.06.2023 at 16:00 o’clock!

BACKGROUND

Terre des hommes Lausanne in Kosovo (TdhK) is a non-profit organization which has been operating in Kosovo in the field of child rights and child protection, leading the establishment and strengthening of a national child protection system in Kosovo. Terre des hommes’ area of expertise ranges from direct psycho-social interventions with vulnerable children and their family and community members, to empowerment of local, regional and national level governmental institutions and key stakeholders through capacity-building and on-the-job training in order to develop and implement proper child-sensitive structures, policies, standards and procedures. Terre des hommes Kosovo has 3 main programs of interventions: 1) Child Protection; 2) Migration and Anti-Trafficking; 3) Juvenile Justice. 

ROLE DESCRIPTION

In the framework of the two year project “Increase access and quality of care and social and educational services for vulnerable girls and boys particularly those in street situations and their families” (September 2022- November 2024)  – financially supported by the EU Office and UNICEF Office in Kosovo, TdhK is planning to operationalize the second day care centre in Nashec/Prizren municipality for children in street situation and those that are vulnerable. The aim of the center is to provide integrated services that include psycho-social services, educational activities, psychological counselling, medical support, leisure, socio-cultural activities, provision of nutrition, hygienic and sanitary services, as well as clothing. The targeted services will consider different aspects of the child’s well-being, such as safety, health, mental health, education, and social and psychological support.

The Nashec Day Care Centre’s Coordinator will be responsible for effectively managing, supervising, and developing the Centre, as well as managing its team to ensure that vulnerable children and families, especially those in street situations or at risk, receive adequate services. The role requires proactive collaboration with internal and external partners, as well as the establishment of new partnership agreements to provide integrated services for families and active participation in fundrasiing activities that aim to ensure the Centre’s suistainability. The position will serve as the primary contact point for communication with the Prizren municipality authorities. The Coordinator should be capable of working independetely with minimal directon, and guarantee that the Centre operates in compliance with child protection principles and standards. Additionally, the position is responsibile for organizing and implementing training sessions in accordance with the TdhK Child Safeguarding Policy.

MAIN RESPONSIBILITIES

The Coordinator is responsible for leading, managing, and taking overall responsibility for the Center management by performing the following duties

  l. Management of the Day Care Centre in Nashec/Prizren

  • Overseeing the implementation of the Day Care Centre model;
  • Ensuring compliance and providing integrated and comprehensive services.
  • Ensuring the smooth and day-to-day running of the Day Care Centre;
  • Leading and finalizing the centre’s overall working plan;
  • Facilitating collaborative work among all staff to maximize outcomes for children and their families.
  • Ensuring compliance with Child Safeguarding Policy, relevant legal requirements, statutory frameworks, regulations, Centre policies and procedures, and Tdh procedures;
  • Identifying and meeting assessed needs and targets when resources are available;
  • Taking overall responsibility for managing Health and Safety within the Day Care Centre
  • Effectively managing the Centre’s activities and resources within an agreed budget in line with financial regulations.
  • Representing the Centre within TdhK and externally with partner agencies, as well as the media.

      ll.Staff management

  • Actively prioritizing the workload of staff to ensure a rapid and effective response to the early identification of needs.
  • Delegating tasks and providing feedback and support to ensure work is done effectively.
  • Providing effective line management to all staff working at the centre.
  • Providing robust and effective professional supervision to ensure the safe and effective delivery
  • of the centre’s mandate within agreed caseload management guidelines.
  • Leading the involvement of volunteers in service delivery for the Day Care Centre, including recruitment and supervision
  • Supporting staff on a day-to-day basis, particularly in relation to safeguarding concerns.
  • Proactively seeking TdhK advice on complex cases and issues related to safeguarding.
  • Ensure community engagement.
  • Ensure that children are referred for further services.

III. Administrative duties and compliance with policies

  • Analyzing available data to ensure that Day Care Centre resources are targeted to provide services to children in greatest need within the agreed Centre’s model;
  • Responsible for analyzing needs with budgetary implications, budgeting services, and keeping inventory records.
  • Responsible for communicating with other departments or external organizations to ensure the center runs smoothly.
  • Create relationships with the community, local businesses, representatives of municipal institutions and other organizations.
  • As Coordinator of the Center, ensure the implementation of the Children’s Protection Policy of TDHK.
  1. Advocacy and Networking
  • Assist the leadership team in developing and maintaining institutional partnerships with ministries, donors, universities, and other important stakeholders in the areas of child protection and social welfare systems.
  • Collaborate with local, national, and international stakeholders to identify and explore opportunities for partnerships in the area of responsibility, and contribute to the organization’s overall strategy.
  • Work with partners and individuals within the target area to explore and acquire opportunities to expand the capacity of the centre.
  • Engage in examining the possibilities for expanding the use of the Center with other additional services.
  • Support the organization in organizing conferences, exchange of practices and field visits for external management and donors.
  • Promote the Center’s work and services during visits to targeted locations.
  • Support the Program Manager and the Head of the office in fundraising initiatives and donor reporting.
  • Performs other duties assigned by supervisor/program manager and Head of Office.
  • Participates in planned and coordinated meetings within the organization.
  • Delegated by the Head of the Office, represent the center and the organization in local and central media

YOUR PROFILE

Qualifications and competencies:

  • Bachelor’s degree in any relevant discipline in social sciences, resource management, and equivalent fields.
  • At least 3 years of experience in project coordination and staff management.
  • Familiarity with local laws, regulations and policies on child protection and welfare.
  • Strong organizational, managerial and supervisory skills, with the ability to lead a team of staff and volunteers.
  • Excellent communication and interpersonal skills, with the ability to liaise with internal and external stakeholders.
  • Experience in donor reporting and budget management.
  • Knowledge of monitoring and evaluation frameworks and tools.
  • Fluency in English and Albanian, both written and spoken.
  • Flexibility and adaptability to work in a challenging and fast-paced environment, with a strong commitment to child rights, child protection and social justice.
  • Valid driving license B category.

TO APPLY:

Qualified applicants are encouraged to submit their CV and motivation in English or Albanian to  [email protected]

Please include “Coordinator at the Nashec Day Centre”, your name and surname” in the subject line of the application email.

Child Safeguarding Policy: 

To commit to respect TdhK Risk Management Policies including Child Safeguarding Policy, Safety and Security Policy and Anti-Fraud/Corruption Policy, Whistle Blowing Policy.

Due to an anticipated high number of applications, TdhK is not able to respond to every applicant individually. Please note that only short-listed candidates will be contacted for the first interview.

GDPR compliance:

By sending your application, you agree that your personal data will be used in the recruitment process. All the documents we will request in different steps of the recruitment process will only be used for this purpose.
All staff involved in recruitment and selection are aware that data protection rules apply, and that personal information will be treated confidentially. According to our policy, we will keep your application documents for the period of the recruitment only.

The selected candidate will undergo the screening process as set by the internal regulations of TdhK and have to submit the following documents:

  • Three references filled in the TdhK format that will be sent directly from TdhK;
  • Certificate of criminal background check from Police;
  • Certificate of background check from the Court;
  • Certificate of medical report.