Koordinator/e Marketingu
Data e publikimit
01-11-2024
Data e perfundimit
24-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
JUMBO – Kid Zone Kosova Sh.P.K. eshte pjese e Grupit BALFIN. Kid Zone Kosova sh.p. k eshte operatori ekskluziv i dyqaneve Jumbo ne Shqiperi, Kosove, Bosnje Herzegovine dhe Mal i Zi.
Aktiviteti kryesor i kompanise eshte shprendarja e lodrave per femije, produkte per foshnje, kancelari, produkte sezonale dhe shtepi.
JUMBO Kosova shpalle konkurs per pozicionin:
Koordinator/e Marketingu
Pozicioni: Koordinator/e Marketingu
Departamenti: Marketing
Vendodhja: Prishtinë (Central Park)
PERMBLEDHJE E POZICIONIT:
Koordinatori i Marketingut zhvillon, ekzekuton dhe monitoron programet e
marketingut në një sërë kanalesh. Detyrat përfshijnë koordinimin e aktiviteteve dhe eventeve të marketingut për zhvillimin, ekzekutimin dhe monitorimin e fushatave dixhitale, mediave sociale, krijimin e fushatave marketing dhe kryerjen e kërkimeve të tregut.
FUNKSIONET THELBESORE TE POZICIONIT:
- Mbështet iniciativat e departamentit me planifikimin, ekzekutimin dhe ndjekjen e programeve të marketingut,
- Zhvillon dhe ndjek përgatitjen e materialeve reklamuese për fushata të ndryshme marketingu dhe siguron respektimin e Guideline të markës. I shpërndan këto materiale sipas planit të marketingut.
- Aplikon dhe zbaton planin e veprimit të Përgjegjësisë Sociale të Korporatës (CSR) të miratuar çdo vit nga Grupi bazuar në Strategjinë e Grupit CSR.
Përgjegjës për të gjitha proceset administrative të marketingut, duke përfshirë përgatitjen dhe menaxhimin e kontratave, ofertave, etj.
- Menaxhon faturat dhe shpenzimet e marketingut, analizon kostot e fushatës dhe krijon vlerësime të kostos për fushatat e ardhshme.
- Ofron mbështetje administrative për një sërë programesh marketingu.
- Menaxhon të gjitha sistemet e komunikimit të brendshëm.
- Ndërmerr detyra individuale të një plani marketingu siç i është caktuar.
- Ndihmon në koordinimin e eventeve koorporative dhe argëtuese, duke monitoruar shpenzimet/buxhetet për të dhënë rezultate në përputhje me objektivat e planifikuara.
- Shkruan dhe modifikon përmbajtje për platforma të ndryshme si media sociale, website, artikuj PR, etj.
- Monitoron dhe përditëson website dhe marketingut online, duke dhënë ide për
- përmirësime.
- Vlerëson të dhënat dhe krijon raporte mbi metrikat kryesore për të monitoruar efikasitetin e fushatave dhe për të analizuar tendencat.
- Menaxhon marrëdhëniet e përditshme me media brenda buxhetit.
- Punon me agjenci të jashtme dhe furnitorë të tjerë, për të ekzekutuar programet e marketingut.
KERKESAT:
- Diplomë Bachelor në administrim biznesi, marketing, komunikim, ose një fushë të ngjashme,
- 2-4 vjet përvojë në marketing.
AFTESI:
- Aftësi komunikimi në të shkruar dhe të folur në gjuhën shqipe dhe anglisht,
- Njohuri për tools të ndryshme të marketingut,
- Aftësi në shkrimin dhe redaktimin e përmbajtjes me vëmendje ndaj detajeve,
- Aftësi për të udhëtuar sipas nevojës.
Menyra e aplikimit*: Ju lutem dergoni CV-ne tuaj permes butonit “Apliko Ketu” ose ne email adresen:
[email protected]
Afati i dorezimit: 30/11/2024
SHENIM: Ky pershkrim i punes nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates/kompanise.
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr. 03/L-172 “Per Mbrojtjen e te Dhenave Personale” vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves, ne mbeshtetje te nenit 65 (1) te Kushtetutes se Republikes se Kosoves.