Koordinator/e i/e Zyrës
Data e publikimit
16-09-2024
Data e perfundimit
14-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
LPP S.A është kompani ndërkombëtare e modës që u mundëson klientëve të saj të shprehin individualitetin e tyre në modë për më shumë se 30 vjet.
Në përbërjen e saj, LPP ka 5 marka: Reserved, Mohito, Cropp, House dhe Sinsay, dhe secila prej tyre është dizajnuar për grupe të ndryshme konsumatorësh që ndjekin stile jetese të ndryshme dhe kanë nevoja të ndryshme.
Koleksionet tona janë të paraqitura në mbi 2,200 dyqane shitjeje në 40+ vende dhe me mbi 30,000 punonjes në të gjithë Evropën, Azinë dhe Afrikën.
Ne po hapemi edhe në KOSOVE, dhe forca më e madhe lëvizëse e kompanisë tonë janë punonjësit, andaj, BËHU PJESË E KËSAJ FORCE!
KORDINATOR/E I/E ZYRES
Jemi në kërkim të një Koordinatori të Zyrës për tu bashkuar me ekipin tonë të back office, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për të siguruar funksionimin e mirëfillt dhe të efektshëm të zyrës duke trajtuar detyrat e front desk, detyrat administrative dhe koordinimin e aktiviteteve të ndryshme të zyrës. Ky rol përfshin mikpritjen e mysafirëve, menaxhimin e shërbimeve të postës dhe korrierëve, organizimin e udhëtimeve të biznesit dhe kryerjen e detyrave të tjera thelbësore administrative.
Përgjegjësitë:
- Detyrat e front desk
- Përshëndetja dhe mirëpritja e mysafirëve
- Të trajtojë kërkesat dhe të drejtojë vizitorët në personelin e duhur
- Menaxhimi i postës
- Merrni, zgjidhni dhe shpërndani postën hyrëse
- Porositni dhe shikoni kostot e postës dhe korrierëve
- Menaxhimi i faturave
- Regjistroni dhe përshkruani faturat në sistemin e menaxhimit të mbrenshëm (Tasker)
- Përkthimi i dokumenteve
- Përktheni procedurat, manualet e brendshme, udhëzimet dhe dokumentet e tjera përkatëse nga gjuha Polake në gjuhën vendase
- Arkivimi i dokumentacionit
- Arkivoni sistematikisht dokumentacione administrative
- Organizimi I udhetimeve zyrtare
- Organizoni udhëtime pune, duke përfshirë akomodimin, hotelet dhe sigurimet perkatese (te udhetimit dhe shendetsore).
- Planifikimi
- Planifikoni marrjen e makinave me qira, rezervimin e tavolinave dhe dhomave të mbledhjeve
- Organizimi i eventeve
- Organizoni ngjarje që lidhen me zyren qëndrore
- Mbështetje administrative
- Kryen detyra të tjera administrative sipas nevojës për të mbështetur funksionimin e zyrës
Pritshmërite tona:
- Qasje pozitive dhe aftësi të mira ndërpersonale
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe vëmendje ndaj detajeve
- Aftësi për të menaxhuar detyra të shumta dhe për të prioritizuar në mënyrë efektive
- Aftësi në Microsoft Office (Word, Excel, PowerPoint, Outlook)
- Aftësi të forta komunikimi si në Gjuhën Shqipe ashtu edhe në atë Angleze
- Preferohet përvojë pune si koordinatorë administrativ ose i zyrës
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit
- Aftësitë për zgjidhjen e problemeve dhe përshtatshmëri ndaj situatave të paparashikuara
Cfarë ju ofrojmë:
- Pozitë të qëndrueshme në një kompani ndërkombëtare të besueshme dhe me reputacion në industrinë e modës
- Pozitë të pavarur me liri të konsiderueshme veprimi
- Punë në një kompani me vlera të qarta dhe transparente që janë pjesë e kulturës sonë organizative
- Kontratë pune për një kohë të pacaktuar me përfitime shtesë: bonuse të bazuara në performancë, kupona zbritje
- Voucher me produkte për çdo sezon
- Mjedisi dinamik të punës
- Page konkuruese
- Hybrid work
Për të aplikuar, dërgoni CV-në në gjuhën angleze në [email protected] deri me 27.09.2024. Subject line: Aplikim per Kordinatore te Zyres
*Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen!