www.ofertapune.net Koordinator/e i/e Projekteve për Kulturë | PunaIme

Koordinator/e i/e Projekteve për Kulturë

Kompania

OJQ Artpolis

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

04-04-2025

Data e perfundimit

16-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Art dhe Kulturë

KONKURS PUNE: KOORDINATOR/E I/E PROJEKTEVE PËR KULTURË

Je pasionant/e për artin dhe kulturën? Dëshiron të ndikosh në transformimin e shoqërisë përmes teatrit dhe aktivizmit? Atëherë kjo mundësi është për ty!

 Vendi i punës: Prishtinë
Raporton te: Drejtoresha Ekzekutive
Data e fillimit: 01.05.2025
Kontrata: Deri më 31.12.2025 (me mundësi vazhdimi)
Orari: 09:00 – 17:00

Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet po kërkon një Koordinator/e të Projekteve Kulturore për të sjellë ide të reja, për të kurorëzuar aktivitete artistike dhe për të fuqizuar zërat që sfidojnë normat!

Çka do të bësh?

  • Do të planifikosh dhe realizosh projekte kulturore që thyejnë tabu dhe sjellin ndryshim shoqëror.
  • Do të promovosh eventet dhe projektet e Artpolis nëpërmjet rrjeteve sociale dhe platformave mediatike.
  • Do të bashkëpunosh me artistë, institucione dhe komunitete për të krijuar aktivitete kuptimplota dhe gjithëpërfshirëse.
  • Do të propozojë ide të reja dhe kreative për zhvillimin e projekteve.
  • Do të shkruash dhe përgatitësh aplikime për financim.

Çka të duhet për të aplikuar?

  • Minimum 3 vite përvojë në koordinimin e projekteve artistike/kulturore ose festivaleve.
  • Diplomë universitare në arte, menaxhim kulturor, shkenca sociale apo fusha të ngjashme.
  • Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikimi dhe menaxhimi të kohës.
  • Njohuri të mira të shqipes dhe anglishtes (serbishtja është përparësi).
  • Shkathtësi në MS Office dhe platformat digjitale.

Çka të ofrojmë?

  • Pagë konkurruese
  • Sigurim shëndetësor
  • Ambient pune gjithëpërfshirës dhe mundësi për zhvillim profesional

Si të aplikosh?
Dërgo CV-në tënde, letrën motivuese dhe tri referenca në:
[email protected]
 Afati i fundit: 16.04.2025 (ora 24:00)

Për më shumë info: www.artpolis-ks.com

 Aplikimet nga gratë, komunitetet jo-shumicë dhe të gjithë ata që ndajnë vlerat tona për barazi dhe drejtësi janë të inkurajuara fuqishëm!