Koordinator/e i/e Mbledhjes së të Dhënave
Data e publikimit
05-07-2024
Data e perfundimit
02-11-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Administratë
Pozita
Koordinator/e i Mbledhjes së të Dhënave (Data Collection Cordinator
Përmbledhje e punës
Po kërkojmë një Koordinator/e të mbledhjes së të dhënave jashtëzakonisht të motivuar dhe të orientuar në detaje për të u bashkëngjitur ekipit tonë dinamik të hulumtuesve. Kandidati/tja ideal/e duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim, koordinim dhe organizim, të jetë i/e gatshëm të reagojë shpejt në ndryshime dhe sfida, dhe të aftë të bashkëpunojë efektivisht me ekipe të ndryshme funksionale.
Detyrat dhe përgjegjësitë
- Koordinimi i punës dhe aktiviteteve të ekipit të terrenit.
- Mbikëqyrja e punës në terren për të siguruar respektimin e standardeve të larta të kualitetit dhe afateve të caktuara.
- Komunikim dhe raportim i rregullt me menaxhmentin për të siguruar mbarëvajtjen e projekteve.
- Bashkëpunim efektiv me zyrën dhe të tjerët për të adresuar problemet e terrenit.
- Reagim i shpejtë në situata të ndryshme emergjente në terren.
- Kontrolli i kualitetit të punës së intervistuesve në terren.
- Mbajtja e takimeve informuese para fillimit të projekteve për të përgatitur ekipin.
- Mirëmbajtja e databazës së punëtorëve të terrenit për të optimizuar menaxhimin e punëtorëve të terrenit.
- Detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti
Periudha provuese: 3 muaj
Kontrata: 12 muaj
Orari i punës: 40 orë në javë, e hënë – e premte, 0830–1700 (orari i rregullt gjatë ditëve të javës, me fleksibilitet për të organizuar në bazë të dinamikës së punës)
Benefitet: Skema pensionale sipas ligjit, Kontrata sipas ligjit të punës
Kushtet tjera: Nuk lejohet të punojë në të njëjtën kohe për ndonjë kompani apo organizatë tjetër në sektorin e njëjtë (hulumtime të tregut dhe/ose të opinionit)
Shkathtësitë e kërkuara:
- Eksperiencë në rolin e koordinatorit të terrenit ose në një pozicion të ngjashëm.
- Aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
- Kompetencë në zgjidhjen e problemeve.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe shkrim.
- Njohuri mesatare në Microsoft Word, Excel, dhe Power Point
- Patent shofer kategoria B.
Procesi i aplikimit:
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni Cv-ne dhe nje Letër Motivuese përmes butonit “Apliko Këtu”
I falënderojmë të gjithë aplikuesit për interesimin, por vetëm ata që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.
Kantar Index Kosova është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Inkurajojmë aplikime nga individë me çfarëdo prejardhje dhe
përvoje.