Koordinator/e i/e Marketingut
Data e publikimit
16-05-2022
Data e perfundimit
24-09-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektronikës në tregun Kosovarë. Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs – vende të lira pune për pozitat:
Koordinator/e i/e Marketingut
Përgjegjësitë:
- Përgjegjës për të planifikuar dhe për të mbikëqyrë kampanjat dhe aktivitetet e marketingut për kompaninë,
- Koordinon të gjitha operacionet e marketingut në mënyrë që të jenë të suksesshme duke përmbushur qëllimet e përcaktuara nga menaxhmenti.
- Kontribuon në implementimin e strategjive të marketingut,
- Koordinon reklamat dhe fushatat promocionale për produktet nëpër kanale të ndryshme mediale (fletushka, rrjete sociale, etj.),
- Mban lidhje me grupet e interesit dhe konsumatorët për të nxitur suksesin e aktiviteteve dhe për të rritur prezencën e kompanisë në treg,
- Përgatit materialet për fletushka dhe mbikëqyrë shpërndarjen,
- Kryen hulumtime të tregut për t’i identifikuar mundësitë për promovim dhe rritje,
- Zhvillon ekipin përbrenda dhe ekzekuton koncepte të reja,
- Në bashkëpunim me menaxhmentin përgatit buxhetin si dhe bën monitorimin e shpenzimeve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Duhet të ketë të përfunduar fakultetin Ekonomik (Marketing, Administrim Biznesi apo fusha të ngjashme),
- Së paku 2 (dy) vite përvojë punë relevante,
- Ti njoh mirë teknikat dhe metodat hulumtuese të tregut dhe të të dhënave statistikore,
- Ti njoh mirë mediat sociale si dhe web analitics,
- Të jetë analitik/e, metodik/e dhe i/e organizuar,
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese, kreativ dhe qasje pozitive ndaj klientëve,
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të paketës MS Office,
- Njohja e programeve të dizajnit është përparësi,
- I/E gatshëm/e për punë ekipore dhe i/e gatshëm/e për t’iu përgjigjur pozitivisht ndryshimeve eventuale.
Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në: [email protected]
Afati për aplikim deri me datë: 16.06.2022
Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.