www.ofertapune.net Koordinator/e i/e Lartë për Zhvillim Profesional dhe Projekte | PunaIme

Koordinator/e i/e Lartë për Zhvillim Profesional dhe Projekte

Kompania

SCAAK

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

KONKURS PËR PUNË  

Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK), është duke kërkuar një  kandidat të motivuar që t’i bashkohet ekipit tonë në pozitën: 

Koordinator/e i/e Lartë për Zhvillim Profesional dhe Projekte  

Koordinator/e i/e Lartë për Zhvillim Profesional dhe Projekte do të jetë përgjegjës mbi mbarëvajtjen dhe zhvillimet profesionale në organizatë, duke përcjell zhvillimet e fundit të standardeve globale/ndërkombëtare dhe legjislacionin vendor si dhe hartimin e projekt propozimeve dhe implementimin e projekteve. Bashkëpunon ngushtë me palët me  interes duke ndihmuar kështu zhvillimin e profesionit të kontabilitetit dhe auditimit, ndërtimin e kapaciteteve në këtë  lëmi për t`i ndihmuar zhvillimit ekonomik të vendit si dhe luan një rol aktiv në vetëdijesimin e palëve me interes mbi  rëndësinë e profesionit. 

Detyrat dhe përgjegjësitë  

  • Asiston në çështjet profesionale nga rregullatorët vendor dhe ndërkombëtar; 
  • Bashkëpunon me Komisionet e ShKÇAK dhe përkrah punën e tyre (në Standarde Profesionale) dhe në  zhvillimin e metodave më të përshtatshme për programin e certifikimit; 
  • Bashkëpunon me palët me interes për të siguruar një sistem efikas dhe efektiv të raportimit financiar në  Kosovë; 
  • Asiston në përgatitjen e strategjive dhe planeve të punës së ShKÇAK për Edukim profesional;
  •  Asiston për zhvillimin e procesit të programit të edukimit të ShKÇAK si dhe ne krijimin e programeve te reja  te edukimit profesional; 
  • Asiston për implementimin e procedurave dhe rregulloreve për Edukim profesional, si dhe të gjitha kërkesat  tjera të nevojshme gjatë procesit të implementimit; 
  • Asiston për zhvillimin dhe azhurnimin e materialeve të trajnimit dhe materialeve tjera;
  • Harton propozime të detajuara që përmbajnë objektivat e projektit, metodologjinë e zbatimit, buxhetin e  detajuar, dhe parashikimin që projekti do të sjellë; 
  • Zhvillon strukturën e përgjithshme të projektit, duke përfshirë fazat kryesore, detyrat dhe afatet kohore.  Përgatit gjithashtu planin e burimeve të nevojshme për realizimin e projektit; 
  • Bashkëpunon me departamentet tjera në realizimin e strategjisë, planit të punës dhe buxhetit të ShKÇAK;
  • Raporton te Drejtori Ekzekutiv dhe/ose Zëvendës Drejtori mbi realizimin e objektivave dhe zhvillimin e  aktiviteteve dhe punëve të paracaktuara; 
  • Kryen detyra tjera siç mund të kërkohen në pajtim me natyrën e punës. 

Kualifikimet dhe kompetencat:  

  • Diplomë universitare;  
  • Preferohet të jetë i çertifikuar në ShKÇAK ose në ndonjë shoqatë tjetër profesionale të njohur  ndërkombëtarisht;  
  • Përvojë të punës në profesion, hulumtime dhe projekte zhvillimore;  
  • Aftësi të mira komunikuese, punës në ekip dhe i gatshëm për punën nën presion;  
  • Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme;  
  • Njohuri të avancuar në MS Office;  
  • Kandidatët kërkohet të kenë vetiniciativë për zhvillim të mëtutjeshëm të planprogramit dhe proceseve  brenda organizatës.

Referencat janë të domosdoshme dhe duhet të dërgohen me CV.
Dorëzoni CV-në tuaj në E-mail adresën: [email protected]

Për pozitën: Koordinator/e i/e Lartë për Zhvillim Profesional dhe Projekte  CV-të i pranojmë deri me 04.06.2024  
Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur.