www.ofertapune.net Koordinator/e i/e hapësirës | PunaIme

Koordinator/e i/e hapësirës

Kompania

Kosovo 2.0

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-05-2025

Data e perfundimit

08-06-2025

Lloji i orarit

Part Time

Kategoritë

Menaxhment

Aplikoni për t’iu bashkuar ekipit të K2.0!

A të pëlqejnë hapësirat komunitare, ngjarjet dhe botimeve të pavarura?

Kosovo 2.0 është në kërkim të një koordinatori/eje të hapësirës, për t’iu bashkuar ekipit tonë, teksa vazhdojmë ta rrisim praninë tonë në komunitet, përmes ngjarjeve dhe hapësirës Hub K2.0. Kjo pozitë përfshin mbështetjen e operacioneve të përditshme, ndihmën në organizimin e ngjarjeve, mikpritjen e vizitorëve/eve dhe ofrimin e mbështetjes gjatë shitjes së produkteve tona.

Ju do të punoni nga afër me menaxheren e komunitetit, duke ofruar mbështetjen e nevojshme ashtu që hapësira të funksionojë pa pengesa. Kjo është mundësi e shkëlqyer për dikë që është proaktiv/e, fleksibil/e dhe ka entuziazëm për ta shndërruar hapësirën tonë në qendër të aktivitetit komunitar.

Detajet Kryesore:

Pozita: Koordinator/e i/e hapësirës
Orari: 20 orë në javë
Vendndodhja: Prishtinë
Afati i aplikimit: E diel, 8 qershor 2025
Data e fillimit: Mesi i qershorit

Përgjegjësitë kryesore:

  • Mbështet menaxheren e Komunitetit në operacionet e përditshme të hapësirës së ngjarjeve të K2.0
  • Ndihmon në shitjet në banak, duke përfshirë revistat e K2.0, pijet dhe produktet tjera
  • Mban shënime dhe dokumenton kapacitetet e stokut si për botimet, ashtu edhe për furnizimet e banakut, si dhe bën përgatitjen e raporteve të rregullta të shitjeve dhe inventarit.
  • Mbledh të dhëna rreth vizitorëve/eve, shitjeve dhe ngjarjeve për raportim të brendshëm.
  • Mban inventarin të organizuar dhe të rregulluar, si dhe koordinohet me menaxheren e komunitetit për furnizimet e nevojshme.
  • Udhëheq organizimin e hapësirës dhe logjistikën e ngjarjeve, duke përfshirë koordinimin me operatorët e zërit, ofruesit e pijeve freskuese, shërbimet e ushqimit dhe bashkëpunëtorët e tjerë.
  • Sigurohet që hapësira të mbetet e pastër, funksionale dhe mikpritëse për të gjithë/a vizitorët/et dhe bashkëpunëtorët/et.

Kandidati/ja që po kërkojmë duhet të:

  • Të jetë entuziast/e për misionin e K2.0 dhe punën me bazë në komunitet;
  • Të sjellë ide kreative për zhvillimin e pranisë fizike të K2.0 përmes ngjarjeve dhe angazhimit në dyqan;
  • Të jetë i/e organizuar, të ketë motiv dhe aftësinë për t’i përcaktuar prioritetet në një mjedis me ritëm të shpejtë të punës;
  • Të jetë fleksibil/e dhe i/e gatshëm/me për të mbështetur me detyrat sipas nevojës, duke përfshirë nevojat që paraqiten papritmas apo në minutën e fundit;
  • Ta përfaqësojë K2.0 me profesionalizëm në çdo kohë.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar (ose gatishmëria për të mësuar në punë):

  • Përvojë e mëparshme organizimin e ngjarjeve, shitjes me pakicë, mikpritjes ose koordinimin e hapësirës së komunitetit;
  • Aftësi të forta ndërpersonale dhe aftësi për të bashkëvepruar së afërmi dhe profesionalisht me mysafirët/et, klientët/et dhe bashkëpunëtorët/et;
  • Aftësi të forta komunikimi si në shqip ashtu edhe në anglisht;
  • Të ketë njohuri në përdorimin e mjeteve bazë si Google Docs dhe Google Drive;
  • Të jetë i/e sigurt në përdorimin ose mësimin e pajisjeve bazë audio/zanore (mikrofonë, altoparlantë, etj.);
  • Të jetë i/e aftë të punojë si në mënyrë të pavarur ashtu edhe në bashkëpunim me ekipet e brendshme dhe të jashtme.

Shënim: Nëse nuk i plotësoni të gjitha kërkesat, por do donit të rriteni në këtë rol, ne ju inkurajojmë të aplikoni. E vlerësojmë aftësinë për të mësuar dhe për t’u përshtatur, po aq sa përvojën tuaj të mëparshme.

Për të aplikuar, kliko “Apliko” më poshtë deri në mesnatë, më 8 qershor 2025, duke bashkëngjitur:

  • CV-në tuaj
  • Letrën e motivimit
  • Të dhënat e kontaktit të dy referencave (persona që mund të kontaktohen nga K2.0 për të dhënë një referencë).

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?