www.ofertapune.net Koordinator/e i/e Platformës | PunaIme

Koordinator/e i/e Platformës

Kompania

Anibar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-05-2022

Data e perfundimit

22-09-2023

Lloji i orarit

Contract

Platforma e organizatave të pavaruara kulturore në Kosovë hap thirrje për koordinator/e

Platforma joformale e organizatave të pavarura kulturore në Kosovë janë angazhuar në avancimin e kulturës dhe arteve përmes programeve të ndryshme publike, festivaleve, bashkëpunimimit lokal, rajonal dhe ndërkombëtar, programeve edukative dhe prodhimin e njohurive dhe praktikave të reja.

Të angazhuar në zhvillimin e  brendshëm të kapaciteteve të tyre njerëzore, programore dhe financiare, njëkohësisht ato kanë zhvilluar peisazhin kulturor dhe kanë shprehur nevojën për një sistem që plotëson kërkesat e organizatave kulturore dhe ekosistemet që ato përfaqësojnë.

Këto organizata kanë rol kyq në formësimin e jetës kulturore në qytetet në të cilat janë të bazuara, duke mbrojtur trashëgimin kulturore dhe menaxhuar infrastrukturën publike kulturore përmes iniciativave lokale kulturore.

7Arte, Anibar, Autostrada Biennale, CHwB Kosova, DokuFest, Fondacioni 17, Fondacioni Lumbardhi, Oral History Initiative, Teatri Oda and Termokiss janë angazhuar për të marrë një seri veprimesh për të themeluar rrjetin kombëtar të organizatave të pavarura të kulturës në Kosovë.

Përmes kësaj thirrje këto organizata shprehin interesimin për kandidat/e që do ta koordinojnë këtë proces.

Pozita: Koordinator/e e Platformës

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

 – Menaxhimi dhe zhvillimi strategjik i platformës: Hartimi dhe implementimi i aktiviteteve,    projekteve dhe programeve vjetore.

– Ngritja e fondeve: Aplikim në fonde, shkrim i granteve dhe udhëheqja e procesit para dhe pas aplikimit.

– Komunikimi konstant me organizatat anëtare

-Mbajtja e komunikimit me organizata dhe rrjete tjera kulturore

-Organizimi i kuvendit të antarëve dhe takimeve të kryesisë

-Raportim në baza tre mujore në kuvendin e antareve dhe raportimi në baza mujore në kryesinë e rrjetit

Për tu konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë shkathtësi dhe përvojë si në vijim:

Edukimi:

Diplomë Universitare në nivelin Bachelor ose Master në fushen e shkencave politike dhe/ose sociale, ekonomike, marrëdhënie ndërkombëtare ose në një fushë të ngjashme. Kandidatët të cilët posedojnë prapavijë tjetër akademike, do merren në konsiderim nëse kanë pëvojë profesionale relevante.

Përvoja: Së paku dy (2) vite përvojë profesionale në pozita të krahasueshme (menaxhim i projekteve, menaxhim i financave etj.) me organizata lokale, ndërkombëtare ose institucione publike në Kosovë.

Njohuri të tjera:

  • Njohuri shumë të mirë të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Njohuri të mirë në programe kompjuterike si MS Office.
  • Aftësi të mira komunikimi, organizative, menaxhimit të kohës.

Aplikoni duke bashkangjitur: CV, letër motivuese dhe letër rekomandimi ne email adresën : [email protected]

Konkursi është i hapur deri me datë: 5/06/2022 në orën 18:00.