www.ofertapune.net Kontabilist/e | PunaIme

Kontabilist/e

Kompania

Kryqi i Kuq i Kosovës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

20-06-2024

Data e perfundimit

13-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS

Kryqi i Kuq i Kosovës shpall konkurs për vend pune:

Kontabilist/e (1 pozitë)

Detyrat:

  • Pranimi, kontrollimi dhe sistemimi i dokumentacionit kontabël;
  • Regjistrimi i lëvizjeve kontabël në sistemin elektronik në softuer;
  • Përgatitja e raporteve në baza Mujore, Tremujore dhe Vjetore për Menaxhmentin;
  • Menaxhimi i llogarive te arkëtueshme dhe të pagueshme;
  • Përgatitja dhe analizimi i harmonizimeve të transaksioneve bankare;
  • Menaxhimi i pasurive fikse: regjistrimi i detajeve te pasurive, llogaritja e zhvlerësimit, regjistrimi i pasurive te reja dhe shlyerja e atyre te dala nga përdorimi;
  • Barazimi i llogarive të stoqeve me kontabilitetin financiar;
  • Kryerja e detyrave të tjera të caktuara nga Menaxhmenti.

Kushtet:

  • Diplomë universitare – Fakulteti Ekonomik (Drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet ose drejtimi Menaxhment);
  • Te ketë njohuri të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit dhe shkathtësi në përdorimin e moduleve të MS Office (Word dhe Excel);
  • Shkathtësi të shkëlqyera komunikimi në gjuhën shqipe dhe angleze (e preferuar);
  • Përvojë pune relevante në kontabilitet dhe financa (e preferuar).
  • Përparësi kanë kandidatët me përvojë pune profesionale së paku 1 vit;

Dokumentacioni i kërkuar:

  • Aplikacioni për pranim (i plotësuar me të dhënat e sakta) ;
  • Kopje e diplomës;
  • Kopje e letërnjoftimit ose pasaportës valide;
  • Dëshmi mbi përvojën e punës (vërtetime dhe rekomandime nga punëdhënësi);
  • Çertifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën penale
  • Letër motivuese;
  • CV.

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga dita e shpalljes.

Aplikacioni (Shkarko aplikacionin: https://redcross-ks.org/2024/06/20/kontabilist-e-1-pozite/) së bashku me dokumentacionin e kërkuar duhet të dërgohet në e-mail: [email protected]

Afati i fundit për aplikim është: 03.07.2024

Në intervistë do të ftohen vetëm kandidatët e zgjedhur në listë të ngushtë.

Prishtinë, 20.06.2024

Prishtinë, Rr. “Enver Zymberi”, Nr. 24                                                                                Tel:  +383(0)38/221-427

Mail: [email protected]                                                                                               Fax: +383(0)38/242-284

www.redcross-ks.org