www.ofertapune.net Kontabilist | PunaIme

Kontabilist

Kompania

Natura Therapy

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

15-05-2025

Data e perfundimit

13-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS PUNE – KONTABILIST

Kompania jonë, lider në tregun e suplementeve natyrale, po kërkon një Kontabilist me përvojë, të organizuar dhe të besueshëm për t’u bashkuar me ekipin tonë administrativ dhe financiar.
 
Pozita: Kontabilist
 
Detyrat kryesore:
  • Mbajtja dhe përditësimi i rregullt i dokumentacionit financiar dhe kontabël të kompanisë.
  • Orari i punës 9-17
  • Përgatitja dhe regjistrimi i faturave hyrëse dhe dalëse, si dhe arkëtimi dhe pagesat përkatëse.
  • Përgatitja e raporteve financiare mujore dhe vjetore sipas nevojave të menaxhmentit.
  • Kryerja e detyrave të tjera administrative që lidhen me sektorin e financës dhe kontabilitetit.
  • Bashkëpunimi me institucionet shtetërore për deklarime tatimore, kontribute dhe dokumente ligjore.
Kualifikimet e kërkuara:
  • Eksperiencë pune në fushën e kontabilitetit – minimum 2 vite.
  • Njohuri shumë të mira të programeve kontabël (avantazh përdorimi i ndonjë sistemi ERP).
  • Aftësi të mira organizative dhe për përmbajtjen e dokumentacionit në mënyrë të saktë dhe të rregullt.
  • Njohje e mirë e legjislacionit fiskal dhe procedurave të deklarimit financiar.
  • Përgjegjësi, korrektësi dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
Çfarë ofrojmë:
  • Ambient pune profesional dhe i qëndrueshëm.
  • Pagesë konkurruese në përputhje me përvojën.
  • Mundësi për zhvillim dhe avancim në karrierë.
  • Mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë me ekipin drejtues.
 
Nëse jeni të përkushtuar, korrekt dhe kërkoni një vend pune afatgjatë në një kompani në rritje – na kontaktoni dhe aplikoni tani!
 
Dërgo CV-ne tënde në butonin “Apliko Këtu” ose në: [email protected]

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?