www.ofertapune.net Konsulentë Vendorë në Mbështetje të Njësisë për Zbatim të Projektit (3) | PunaIme

Konsulentë Vendorë në Mbështetje të Njësisë për Zbatim të Projektit (3)

Kompania

Termokos

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

27-05-2024

Data e perfundimit

23-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Sipas Marrëveshjës së veçantë të datës 20.12.2022 për realizimin e projektit: “Solar4Kosovo II – Solar District Heating”, të nënshkruar në mes të Ndërmarrjës Publike “Termokos” Sh.A., Komunës së Prishtinës dhe KfW, dhe bazuar në nenin 8 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 dhe Udhëzimin Administrativ (MFPT) Nr. 01/2024 për rregullimin e procedurave të konkursit në Sektorin Publik:

Ndërmarrja Publike “Termokos” Sh.A. shpall konkurs për tre konsulentë vendorë në mbështetje të Njësisë për Zbatim të Projektit

1.Historiku

“Solar4Kosovo II -Solar District Heating” është projekt zhvillimor i Republikës së Kosovës dhe Komunës së Prishtinës (“Projekti”), i financuar nga grantet e Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian (WBIF) përmes KfW dhe një kredie të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Edhe “Termokosi” do të japë kontributin e tij.

Projekti ka të bëjë me ndërtimin e një impianti termik solar dhe integrimin e tij në sistemin ekzistues të ngrohjes duke përfshirë zgjerimin e rrjetit deri në 50 MW në Prishtinë. Projekti përfshin komponentët kyç të mëposhtëm:

  1. Impianti i ngrohjes
  • Ndërtimi i kolektorëve solar me sipërfaqe të përafërt prej 58.000 m2
  • Ndërtimi i një depozite sezonale të ujit me kapacitet prej afro 410.000 m3
  • Ndërtimi dhe instalimi i një pompe nxehtësie absorbuese (PNA) me një komponent ngrohës ndihmës (KNN); dhe lidhja me depozitën sezonale të ujit
  1. Komponentët e sistemit të ngrohjes dhe integrimi
  •  Ndërtimi i një linije rreth 1,6 km lidhjeje midis sistemit termik solar dhe pikës më të afërt të “Kosovës B” tek tubacioni kryesor i ngrohtorës  “Termokos” ose në lidhjen më të afërt ekzistuese me flongje.
  •  Ndërtimi i një linije prej rreth 4,2 km lidhjeje në mes sistemit termik solar dhe rrjetit të afërt të ngrohjes (në Tophane)
  •  Zgjatja e rrjetit deri në 50 MW (sipas Planit Master e bërë si pjesë e bashkëpunimit në vazhdimësi)

Qëllimi i Projektit është të kontribuojë në një furnizim efikas me ngrohje, të besueshëm dhe të përshtatshëm për klimën në amvisëri, institucione publike dhe biznese në Prishtinë.  

“Termokos” vepron si Agjenci e Ekzekutimit të Projekteve (AEP), përgjegjëse për zbatimin e projektit  e edhe për funksionimin e tij. Për këtë qëllim, “Termokos” ka themeluar një Njësi për Zbatimin e Projekteve (NjZP), e cila është përgjegjëse për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha aktiviteteve të Projektit e kryesisht çështjet e ndërlidhura operacionale dhe implementuese përgjatë zbatimit të tij. Ndërsa AEP do të angazhojë një konsulent për të mbështetur AEP gjatë zbatimit të Projektit (tash e tutje në tekst: “Konsulenti i Zbatimit”), NjZP do të forcohet edhe më, duke rekrutuar tre konsulentë për të mbuluar menaxhimin dhe inxhinierinë e projektit si dhe aspektet mjedisore, sociale, shëndetësore dhe të sigurisë së Projektit siç përshkruhet në seksionin 2 më poshtë.  Konsulentët e NjZP mund të financohen nga grantet teknike BMZ. Publikimi i profilit të punës, lista e ngushtë dhe përzgjedhja përfundimtare e anëtarëve të NjZP-së dhe kontratat e stafit të NjZP-së janë subjekt i mos-kundërshtimit paraprak të KfW-së dhe BERZH-it. NjZP do të jetë -në përgjithësi- përgjegjëse për (listë jo plotësisht gjithëperfshirëse): 

  • aktivitetet e përditshme të projektit
  • monitorim  dhe menaxhim financiar 
  • mbikëqyrjen dhe monitorimin e konsulentit të zbatimit të kontraktuar sipas Projektit;
  • komunikimin me të gjitha institucionet dhe palët e përfshira që lehtësojnë zbatimin e masave për trajnim specifike përkatës të projektit për personelin e “Termokosit” dhe një proces çertifikimi të cilësisë së menaxhimit bazuar në standardin e ONS (Organizata Ndërkombëtare e Standardizimit)
  • operimin dhe mirëmbajtjen e objekteve të financuara nga projekti pas zbatimit të projektit
  • sigurimin që masat e zgjerimit të rrjetit të financuara nga projekti të zbatojnë specifikimet e Planit Master të “Termokosit”
  • zbatimin e kushteve mjedisore dhe sociale në pajtim me KFW dhe BERZH.
  • rishikimin urgjent, komentim e mos kundërshtimin për dokumentet e tenderit, faturat dhe kontratat
  • prioritizimin e përfshirjës së energjisë në rrjet që do të prodhohet nga impianti termik solar
  • sigurimin që baza e të dhënave SIG (Sistemi i Informacionit Gjeografike) të mirëmbahet dhe të përditësohet rregullisht për të përfshirë të gjitha të dhënat e nevojshme dhe të sakta në rrjet.
  1. Fushëveprimi i shërbimeve konsulente të NjZP dhe kualifikimet e nevojshme 

Konsulentët e NjZP do të angazhohen nga “Termokos” në orar të plotë. Kontratat do të mbulojnë një periudhë fillestare prej 2,5 vjetësh me mundësi të vazhdimit për një periudhë maksimale e cila zgjat deri në tre muaj pas ndërprerjes së sa nga ana e konsulentit të zbatimit dhe pas mos-kundërshtimit paraprak të “Termokos”, KfW dhe BERZH. 

Është bërë përpjekje që detyrat e konsulentit gjatë kryerjes së shërbimeve te tij të planifikohen sa më saktë që të jetë e mundur. Megjithatë, i punësuari duhet të ketë parasysh se lista e detyrave dhe aktiviteteve, në asnjë mënyrë, nuk mund të konsiderohet si përshkrim i plotë dhe gjithëpërfshirës i detyrave të tij. Kjo përkundrazi është më tepër përgjegjësi e punonjësit, që në bashkëpunim dhe me miratimin  e NjZP, KfW dhe BERZH, të verifikoj në mënyrë kritike fushëveprimin e shërbimeve të sygjeruara dhe t’i zgjerojë, ngushtojë ose ndryshojnë ato dhe të përshtatë këtë koncept  sipas rrethanave kurdo që ai/ajo e vlerëson të nevojshme sipas gjykimit të tij profesional. 

2.1. Konsulenti  1 i projektit në NjZP 

“Termokos” Sh.A., është duke kërkuar një ekspert me shumë përvojë dhe të kualifikuar për të iu bashkuar ekipit të NjZP-së për të mbikëqyrur menaxhimin e ndërtimit të projektit tonë ambicioz solar për ngrohje. Kandidati i përzgjedhur do të luajë një rol thelbësor në garantimin e ekzekutimit me sukses të projektit dhe zbatimin e tij sipas standardeve të mjedisit, sigurisë dhe cilësisë.

Kohëzgjatja e kontratës: Kontratat do të mbulojnë një periudhë fillestare prej 2,5 vjetësh me mundësi të vazhdimit për një periudhë maksimale e cila zgjat deri në tre muaj pas ndërprerjes së saj nga ana e  konsulentit të zbatimit dhe pas mos-kundërshtimit paraprak të “Termokos”, KfW dhe BERZH.

Paga mujore: 1,803.00 EUR (bruto)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Detyrat kryesore pritet të mbulojnë:  asiston NjZP për të menaxhuar Projektin përfshirë këtu menaxhimin financiar dhe monitorimin e përbashkët me Konsulentin e Zbatimit  
  • Përpunimin e detajeve të skicimit të projektit
  • Projektimin dhe zbatimin e procesit të Tenderit 
  • Mbikëqyrjën dhe monitorimin e të gjitha aktiviteteve të montimit dhe ndërtimit, duke siguruar kështu respektimin e planeve, specifikimeve dhe kushteve rregullatore të projektit.
  • Mbikëqyrë zbatimin e orareve të ndërtimit, planeve të punës dhe shpërndarjes së burimeve për të siguruar dorëzimin në kohë të projektit.
  • Bashkëpunon ngushtë me ekipin e NjZP, Konsulentin e Zbatimit (KZ), kontraktorët dhe palët e përfshira për të koordinuar veprimet e ndërtimit dhe për të zgjidhur çdo çështje apo sfidë që shfaqet gjatë kryerjes së projektit.
  • Kontrollimi i faturave/lëshimi i certifikatave të pagesës 
  • Angazhimi në kuadër të NjZP për të siguruar që të gjitha licencat dhe lejet përkatëse të merren në përputhje me ligjet e zbatueshme përpara dhënies së kontratave të punës
  • Përgatit raporte të rregullta progresi dhe mban të informuar vazhdimisht menaxhmentin dhe palët e përfshira
  • Mirëmban dokumentacionin e saktë të projektit, duke përfshirë skicimet, specifikimet dhe urdhëresat e ndryshimit.
  • Identifikon dhe trajton çdo çështje të projektimit apo ndërtimit që mund të ndikojë në performimin  e projektit ose në efektshmërin e kostos së tij.
  • Menaxhon pretendimet e mundshme të kontraktorëve lidhur me Projektin
  • Komunikon me të gjithë palët e përfshira në projekt
  • Lehtëson koordinimin  e “Termokosit”/KfW/BERZH me misionet KfW, si dhe mbikëqyrë e bashkërendon punën e pjesës tjetër të personelit të NJZP.
  • Ndihmon në organizimin dhe pjesëmarrjen në vizitat e KFW/BERZH dhe  ndihmon në koordinimin e takimeve, mbledhjen e informacioneve dhe të dhënave të kërkuara, organizon përkthimin e dokumenteve kyçe, etj.
  • Siguron që projekti të jetë i gatshëm për zbatim, e që do të përfshijë shqyrtimin dhe finalizimin e dokumenteve të ofertimit etj.
  • Kryen detyra të tjera siç kërkohet nga “Termokos”/KfW/BERZH për të mbështetur punën përgatitore.
  • Ndihmon misionet mbikëqyrëse të KFW/BERZH dhe informacioneve të kërkuar nga KfW/BERZH dhe qeveria në mënyrë që të lehtësojë mbikëqyrjen e projektit.
  • Siguron që dokumentet e projektimit, prokura e ndërtimit, mbikëqyrja e ndërtimit dhe sjellja e tyre  të kompletohen siç duhet.
  • Nxjerrja në pah e çdo çështjeje apo vonese të zbatimit të projektit dhe rekomandimi i veprimeve që do të ndërmerren nga “Termokos”/KZ/ KfW/BERZH ose një entitet tjetër për t’i zgjidhur ato në kohë.
  • Siguron në kohë miratimet nga qeveria për të ruajtur agjendën e projektit.
  • Përgatitë raportet e progresit, në një format që dakordohet me “Termokos” për dorëzim te KfW/BERZH.
  • Detyra të tjera përkatëse siç kërkohet nga “Termokos”/ KfW/BERZH.

Kualifikimet

  • Diplomë universitare –(Bachelor ose Master) në fushën përkatëse (p.sh. energji, ekonomi, energji dhe mjedis, politika publike, financa, inxhinieri).
  • Së paku 5 vjet përvojë punë në fushën e energjisë, menaxhimit, me fokus në menaxhimin e projekteve të energjisë dhe sistemeve të energjisë së ripërtritshme; është e dëshirueshme përvoja në efektshmërinë e energjisë. 
  • Të dhëna të dëshmuara të menaxhimit me sukses të projekteve të ndërtimit, e preferuar në sektorin e energjisë së ripërtëritshme,  efiçiencës së energjisë ose sektorin e ngrohjes; të jetë i njoftuar me rregullat e kontratave FIDIC.
  • Përvojë në menaxhimin e projekteve të ngjashme dhe/ose projekteve të financuara nga donatorët dhe/ose Institucionet Financiare Ndërkombëtare.
  • Aftësi të plota të gjuhës shqipe dhe angleze.
  • Përvojë e dëshmuar në planifikimin e projekteve, caktimin e tyre, buxhetin dhe menaxhimin e burimeve.  
  • Njohuri mbi teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme, sistemet e energjisë diellore dhe konceptet e ngrohjes janë përparësi.
  • Të ketë njohuri të praktikave mjedisore dhe të qëndrueshmërisë lidhur me projektet e ndërtimit.
  • Aftësi të shkëlqyera në punë ekipore dhe komunikim.
  • Aftësië proaktive të zgjidhjes së problemeve dhe një qasje e nxitur nga rezultatet në menaxhimin e projekteve.
  • Njohuri në kompjuter (MS Office-Suite, Outlook, WebEX, MS Teams)

2.2. Pozita: konsulenti 2 i i projektit ne NjZP

“Termokos” Sh.A. është duke kërkuar një inxhinier me shumë përvojë dhe të kualifikuar për t’u bashkuar me ekipin e NjZP dhe për të mbikëqyrur menaxhimin e ndërtimit të projektit tonë ambicioz solar për ngrohje. Kandidati i përzgjedhur do të luajë një rol thelbësor në garantimin e ekzekutimit me sukses të projektit dhe zbatimin e tij sipas standardeve të mjedisit, sigurisë dhe cilësisë.

Kohëzgjatja e kontratës: Kontratat do të mbulojnë një periudhë fillestare prej 2,5 vjetësh me mundësi  vazhdimi për një periudhë maksimale e cila zgjat deri në tre muaj pas ndërprerjes së saj nga ana e  konsulentit  të zbatimit dhe pas mos-kundërshtimit paraprak të “Termokos”, KfW dhe BERZH. 

Paga mujore: 1,803.00 EUR (bruto)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Menaxhim i projektit duke përfshirë monitorimin dhe menaxhimin financiar 
  • Përpunimi i detajeve të projektimit
  •  Projektimi dhe zbatimi i procesit të Tenderit 
  • Mbikëqyrë dhe monitoron të gjitha aktivitetet e montimit dhe ndërtimit, duke siguruar respektimin e planeve, specifikimeve dhe kushteve rregullatore të projektit.
  •  Mbikëqyrë zbatimin e orareve të ndërtimit, planeve të punës dhe shpërndarjes së burimeve për të siguruar dorëzimin në kohë të projektit.
  •  Bashkëpunon ngushtë me ekipin e NjZP, Konsulentin e Zbatimit (KZ), kontraktorët dhe palët e përfshira për të koordinuar veprimet e ndërtimit dhe për të zgjidhur çdo çështje apo sfidë që shfaqet gjatë kryerjes së projektit.
  •  Kontrollimi i faturave/lëshimi i certifikatave të pagesës 
  • Angazhimi në kuadër të NjZP për të siguruar që të merren të gjitha licencat, sipas ligjeve në fuqi, përpara dhënies së kontratave të punës 
  •  Monitoron zhvillimin/përparimin e punimeve, inspekton mjeshtërin dhe i kushton vëmendje të veçantë kontrollit të cilësisë për të ofruar produkt të cilësisë së lartë.
  •  Mbikëqyrë implementimin dhe zbaton, në mënyrë të rreptë, protokollet e sigurisë në lokacione të veçanta për të ofruar një mjedis të sigurt pune për gjithë personelin dhe respektimin e rregullave të sigurisë.
  • Shqyrton dhe miraton materialet e ndërtimit së bashku me NjZP dhe KZ, pajisjet dhe metodat për t’u siguruar që ato përmbushin standardet dhe specifikimet e projektit.
  • Mbikëqyrë marrjen e materialeve dhe pajisjeve ndërtimore, duke siguruar dhënien në kohë dhe zgjidhjet me kosto efektive.
  •  Përgatit raporte të rregullta të progresit dhe përditëson në vazhdimësi me informacione menaxhmentin dhe palët përkatëse të përfshira
  •  Mirëmban dokumentacionin e saktë të projektit, duke përfshirë skicimet, specifikimet dhe urdhrat e ndryshimit.
  •  Identifikon dhe adreson çdo çështje të projektimit apo ndërtimit që mund të ketë ndikim në performimin ose efektshmërin e  kostos së projektit.
  •  Menaxhon pretendimet e mundshme të kontraktorëve lidhur me Projektin
  •  Komunikoni me të gjithë palët e përfshira në projekt

Kulaifikimet dhe Përvoja:

  • Diplomë universitare (inxhinier i diplomuar ose Master) në inxhinieri (civile, ndërtimtari, elektrike dhe/ ose mekanike)
  • Së paku 5 vjet përvojë punë në fushën e menaxhimit të ndërtimit, me fokus në projektet e energjisë, e dëshirueshme në sistemet e ngrohjes dhe/ose energjisë së ripërtritshme,
  • Të dhëna të dëshmuara të menaxhimit me sukses të projekteve të ndërtimit, e preferuar në sektorin e energjisë së ripërtëritshme, efiçiencës së energjisë ose sektorin e ngrohjes. Njohuri  për rregullat e kontratave FIDIC.
  • Përvojë në projekte të ngjashme dhe/ose projekte të financuara nga donatorët dhe/ose Institucionet Financiare Ndërkombëtare.
  • Aftësi të plota në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohje e thellë e metodave të ndërtimit, parimeve inxhinierike si edhe kodeve dhe rregulloreve të ndërtesave 
  • Përvojë e dëshmuar në planifikimin e projekteve, caktimin e tyre, buxhetin dhe menaxhimin e burimeve.  
  • Njohuri mbi teknologjitë e energjisë së ripërtëritshme, sistemet e energjisë diellore dhe konceptet e ngrohjes janë përparësi.
  • Të jetë i njoftuar me praktikat mjedisore dhe të qëndrueshmërisë të ndërlidhura me projektet e ndërtimit.
  • Aftësi të shkëlqyera në punë ekipore dhe komunikim.
  • Aftësië proaktive të zgjidhjes së problemeve dhe një qasje e nxitur nga rezultatet në menaxhimin e projekteve.
  • Njohuri në kompjuter (MS Office-Suite, Outlook, WebEX, MS Teams)

2.3. Pozita:  konsulenti 3 i projektit ne NjZP

“Termokos” Sh.A., është duke kërkuar një specialist mjedisor dhe social shumë të kualifikuar dhe me përvojë për të iu bashkuar ekipit tonë të NjZP-së.  Specialisti do të luajë një rol kyç në garantimin e zbatimit të suksesshëm, mjedisor dhe social të projektit (sipas VNSM, PMSMM, RSM, PPT dhe PPMS ). Kandidati duhet të ketë një njohuri të thellë të proceseve të SMSSh, rregulloreve mjedisore dhe sociale dhe përfshirjes së palëve përkatëse. Kjo pozitë është pjesë përbërëse e përkushtimit tonë për qëndrueshmërinë dhe zhvillimin etik të projektit. Pozita kërkon përvojë në sektorin e energjisë, industrisë, ngrohjes dhe/ose ndërtimit, e në veçanti, në zbatimin e sistemit të menaxhimit mjedisor dhe social dhe planeve menaxhuese. Përvojë e gjatë në proceset e angazhimit të palëve të përfshira. Kuptueshmëri e shkëlqyer e kornizës rregullatore kombëtare M&S. Kërkohet  njohja e standardeve ambientale dhe sociale të INF; përvoja praktike në zbatimin e tyre është përparësi. 

Kohëzgjatja e kontratës: Kontratat do të mbulojnë një periudhë fillestare prej 2,5 vjetësh me mundësi të vazhdimit në periudhë maksimale e cila zgjat deri në tre muaj pas ndërprerjes së saj nga konsulenti  i zbatimit dhe pas mos-kundërshtimit paraprak të “Termokos”, KfW dhe BERZH.

Paga mujore: 1,803.00 EUR

Përgjegjësitë kryesore:

  •  Mbikëqyrë dhe angazhim aktive në procesin e SMSSh-së në përputhje me kërkesat e Institucioneve Ndërkombëtare të Financimit (KfW dhe BERZH) dhe standardeve kombëtare.
  •  Me mbështetjen e konsulentëve të jashtëm, mbikëqyr që masat dhe veprimet siç janë përcaktuar në Planin e Veprimit Mjedisor dhe Social (PVMS) si dhe në Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) duke përfshirë Planin e Menaxhimit Mjedisor dhe Social (PMMS) dhe Planin e Angazhimit të Palëve të Interesit (PAPi) për Projektin, siç janë paraqitur tek KfW për mos-kundërshtim, të zbatohen  plotësisht dhe me zell. 
  • Koordinon me departamentet përkatëse në “Termokos” dhe konsulentët, zhvillimin dhe finalizimin e Planit të Shpronwsimit të Tokës/Restaurimit të Jetesës (PRJ) në përputhje me standardet e lartë përmendura.
  • Udhëheq në koordinim me departamentin e “Termokosit” përgjegjës për përvetësimin e tokës; lidhur me agjencitë qeveritare dhe zbatimin e masave dhe veprimeve siç janë përcaktuar në PRT – pas mos-kundërshtimit të KfW – duke siguruar që këto të zbatohen plotësisht dhe me zell.
  • Udhëheq procesin e lejimit nga autoritetet e pushtetit lokal dhe qendror lidhur me SMSSh. 
  • Me mbështetjen e konsulentit, siguron respektimin e standardeve vendore dhe konventave themelore të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP). 
  • Angazhohet dhe konsultohet me akterë të ndryshëm, përfshirë njerëzit e prekur nga projekti, komunitetet vendore, agjencitë qeveritare dhe OJQ-të, siç parashikohet në PAPi dhe PRT.
  • Përgatit raporte gjithëpërfshirëse të masave/monitorimit të SMSSh-it dhe dokumentacionit që i përmbahet kushteve të KfW/BERZH dhe të palëve të interesit.
  • Përgatit raportimin mbi performancën e SMSSh -së gjatë ndërtimit dhe zhvillimit, dhe  mirëmbajtjes në vazhdimësi  

Kulaifikimet dhe Përvoja:

  • Diplomë universitare në inxhinieri mjedisore, shkenca sociale ose diciplina inxhinierike përkatëse (civile, ndërtimtari, elektrike dhe/ose mekanike), kjo e fundit e kompletuar me trajnim dhe/ose përvojë të punës në menaxhimin e mjedisit, është e preferueshme
  • Njohje e shkëlqyer e kornizës rregullatore kombëtar, mjedisore dhe sociale dhe njohje e mirë  e standardeve mjedisore dhe sociale të INF. 
  • Përvoja praktike e dëshmuar në zbatimin e standardeve INF është përparësi.
  • Së paku pesë vjet përvojë pune e dëshmuar në sektorin e energjisë, industrisë, ngrohjes  apo ndërtimit e në veçanti në zbatimin e planeve të menaxhimit mjedisor dhe social.
  • Së paku 2 vjet përvojë pune e dëshmuar në udhëheqjen dhe/ose kryerjen e proceseve të anagazhimit të palëve të përfshira 
  • Çertifikimi i kandidatit nga MMPHI për VNSM është i preferueshëm. 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, raportimi, në punë ekipore si dhe aftësi për të dialoguar me komunitetet
  • Aftësi të plota në gjuhën shqipe dhe angleze.
  • Njohuri kompjuterik (MS Office-Suite, Outlook, WebEX, MS Teams)
  1. Si të aplikoni:

Kandidatët duhet të dërgojnë një letër motivimi (në gjuhën angleze, deri në një faqe), CV (në gjuhën angleze, deri në 3 faqe); një kopje të skanuar të dokumentit që vërteton kualifikimin profesional bashkë me përkthimin në gjuhën angleze; kopja (t) e aktit(ve) të cilat tregojnë dhe dëshmojnë përvojën përkatëse; Certifikatat e trajnimit dhe dokumente të tjera përkatëse që vërtetojnë përvojën profesionale.

  • Deklarimi nën betim (merret në zyrat e ndërmarrjes, ose në faqen e internetit të ndërmarrjes: www.termokos.org)
  • Formulari i aplikimit (merret në zyrat e ndërmarrjes, ose në faqen e internetit të ndërmarrjes: www.termokos.org)
  • Kartë e vlefshme identiteti e Kosovës 

Dokumentet e kërkuara dërgohen në formë elektronike në emailin e mëposhtëm: [email protected]  

Nëse konkuroni për pozitën 1: Me titullin “Për NP “Termokos” Sh. a, Prishtinë – “Aplikim për NjZP anëtari  1”.

Nëse konkuroni për pozitën 2: Me titullin “Për NP “Termokos” Sh. a, Prishtinë – “Aplikimi për NjZP -anëtari  2”.

Nëse konkuroni për pozitën 3: Me titullin “Për NP “Termokos” Sh. a, Prishtinë – “Aplikim për NjZP -anëtari  3”.

Informacion mbi procedurën e aplikimit 

Konkursi do të jetë i hapur njëzet (20) ditë nga data e publikimit, nga 27.05.2024 deri më 15.06.2024. Dokumentacioni i aplikantëve mund të dorëzohet në adresën elektronike të “Termokosit” vetëm në formë elektronike: [email protected] deri në afatin e paraqitjes, e që është 15/06/2024 në orën 24:00.  Pas dorëzimit të aplikimit, çdo kandidat do të marrë konfirmimin me email për pranimin e dokumentacionit. Në rast se kandidatët nuk marrin një konfirmim të tillë, ju lutemi na kontaktoni në numrin 038 541-780.  

Shënim: Dokumentacionet e dorëzuara me vonesë nuk do të merren në konsideratë. 

Kriteret e vlerësimit do të jenë si më poshtë:

  • CV dhe dokumentacioni do të vlerësohen deri në (30) pikë
  • Intervista me kandidatin do të vlerësohet deri në (70) pikë

Sipas udhëzimit administrativ UA 01/2004 nenit 7, procesi i rekrutimit mund të zgjasë deri në tre muaj. 

“Termokosi” do të përpilojë listën e kandidatëve të suksesshëm për çdo pozitë. 

Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë. Për kandidatët e përzgjedhur, do të kërkohen këto dokumente: 

  • Vërtetim se kandidati është tatimpagues në Kosovë (Administrata Tatimore e Kosovës dhe /ose Trusti i Kosovës).
  • Certifikatë gjyqësore se kandidati nuk është nën hetime (dhe/ose i dënuar). Certifikata duhet të jetë e vlefshme dhe origjinale.

Click here to download the document in English

Kliknite ovde da vidite dokument na srpskom jeziku