www.ofertapune.net Konsulent të Shitjes për Makineri | PunaIme

Konsulent të Shitjes për Makineri

Kompania

Segment

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-04-2025

Data e perfundimit

27-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS PËR PUNËSIM

Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar në Kosovë dhe Shqipëri për shitje të makinerive dhe paisjeve të cilësisë së lartë në industrinë e ndertimit, minierave dhe industrinë e prodhimit. Partnerët tanë kryesor janë: Atlas Copco, Epiroc, CIFA-Zoomlion, Dynapac, Case Construction Husqvarna dhe Danfoss. Për më shumë informacione na vizitoni në website www.segment-rks.com linkedin: https://www.linkedin.com/company/segment-kosova/  ose facebook: https://www.facebook.com/share/16HXd8MyEG/?mibextid=wwXIfr 

Njoftim për vende të lira pune

Pozita: Konsulent të shitjes për makineri

Përshkrimi i Pozitës: Ne po kërkojmë një Konsulent të shitjes të kualifikuar dhe të motivuar për të promovuar dhe shitur paisje dhe makineri të vogla të cilat përdoren në ndërtim dhe infrastrukturën rrugore. Kandidati/ja ideal/e do të ketë përgjegjësi për zhvillimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me klientët, përkrahjen në zgjedhjen e produkteve të përshtatshme dhe për arritjen e objektivave të shitjeve.

Kërkesat:

  • Eksperiencë të mëparshme në shitjen e paisjeve dhe makinerive është e dëshirueshme.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociatash.
  • Njohuri të thella në fushën e ndërtimit dhe infrastrukturnë rrugore.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
  • Diplomë të mesme ose të lartë në fushën përkatëse është një avantazh.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira në përdorimin e pakos Microsoft Office.
  • Të posedojë patentë shoferi kategoria B

Segment Kosova është në kërkim të kandidatëve profesional, pasionant, social, kurioz, modest, me vetëbesim të lartë, të orientuar në rezultate dhe zhvillim personal. 

Kandidatëve të pranuar ju ofrohet kontratë pune 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, sigurim shëndetësor, shujtë ushqimi ditore dhe trajnime të vazhdueshme në punë.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t´i dorëzojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mailin: [email protected] duke specifikuar qartësisht poziten për të cilën aplikoni

Afati i fundit për aplikim është 31 Prill 2025.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.    

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?