www.ofertapune.net Konsulent të Shitjes për Pjesë Rezervë | PunaIme

Konsulent të Shitjes për Pjesë Rezervë

Kompania

Segment

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-03-2025

Data e perfundimit

27-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

KONKURS PËR PUNËSIM

Segment Kosova shpk është distributor i autorizuar në Kosovë dhe Shqipëri për shitje të makinerive dhe paisjeve të cilësisë së lartë në industrinë e ndertimit, minierave dhe industrinë e prodhimit. Partnerët tanë kryesor janë: Atlas Copco, Epiroc, CIFA-Zoomlion, Dynapac, Case Construction Husqvarna dhe Danfoss. Për më shumë informacione na vizitoni në website www.segment-rks.com linkedin: https://www.linkedin.com/company/segment-kosova/  ose facebook: https://www.facebook.com/share/16HXd8MyEG/?mibextid=wwXIfr 

Njoftim për vende të lira pune

Pozita: Konsulent të shitjes për pjesë rezervë 

Përshkrimi i Pozitës: Po kërkojmë një Konsulent të shitjes për pjesë rezervë për të menaxhuar shitjen e materialeve të konsumit dhe pjesëve rezervë për makineritë e rënda në industrinë e betonit, asfaltit dhe minierave. Kandidati/ja i/e përshtatshëm do të ndihmojë në identifikimin e nevojave të klientëve dhe do të ofrojë zgjidhje të përshtatshme për të garantuar kënaqësinë e klientëve dhe për të rritur shitjet.

Kërkesat:

  • Eksperiencë në shitjen e materialeve të konsumit dhe pjesëve rezervë është e preferueshme.
  • Njohuri në industrinë e betonit, asfaltit dhe minierave.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe orientimi ndaj klientit.
  • Aftësi për të menaxhuar disa detyra në të njëjtën kohë dhe për të punuar në një ambient dinamik.
  • Diplomë të mesme ose të lartë në fushën përkatëse është një avantazh.
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës angleze.
  • Aftësi të mira në përdorimin e pakos Microsoft Office.
  • Të posedojë patentë shoferi kategoria B

Segment Kosova është në kërkim të kandidatëve profesional, pasionant, social, kurioz, modest, me vetëbesim të lartë, të orientuar në rezultate dhe zhvillim personal. 

Kandidatëve të pranuar ju ofrohet kontratë pune 1 vjeçare me mundësi vazhdimi, sigurim shëndetësor, shujtë ushqimi ditore dhe trajnime të vazhdueshme në punë.

Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t´i dorëzojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mailin: [email protected] duke specifikuar qartësisht poziten për të cilën aplikoni.

Afati i fundit për aplikim është 31 Prill 2025.

Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.    

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?