www.ofertapune.net Konsulent / Këshilltar për Projekte Investive në Kanalet dhe Portat e Ujitjes | PunaIme

Konsulent / Këshilltar për Projekte Investive në Kanalet dhe Portat e Ujitjes

Kompania

KRU "Drini i Bardhë" SH.A

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

02-09-2024

Data e perfundimit

14-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

Kërkesë për shprehje të interesit

Pozita

Konsulent / Këshilltar për Projekte investive në Kanalet dhe Portat e ujitjes

 

  • Ndermarrja Publike KRU”Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë
  • Vendi: Peje, Kosovë
  • Data e Publikimit:  02. Shtator 2024
  • Afati i Konkursit:   16. Shtator 2024
  • Afati i angazhimit: Kontrata per 90 dite pune per periudhen 01.10.2024 – 30.09.2025;

Përmbledhje e punës

Po kërkojmë një Konsulent / Këshilltar për Projekte investive në kanalet dhe portat e ujitjes. Kandidati/tja ideal/e duhet të jete ing. i diplomuar Ndërtimtarisë / Hidroinxhinierisë. Ai/Ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, koordinimi  dhe organizimi, të jetë i/e gatshëm të reagojë shpejt në ndryshime dhe sfida, dhe i/e aftë të bashkëpunojë efektivisht me ekipe të ndryshme ne teren. Angazhimi i Konsulentit/ Këshilltarit është 90 (nëntëdhjetë) ditë pune për periudhën 01.10.2024 – 30.09.2025;

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Kërkohet njohuri dhe/ose përvojë në  dhënien e keshillave si dhe hartimin dhe zbatimin e aktiviteteve për Projekte investive në Kanalet dhe Portat e ujitjes,
  • Perpilimi I planeve per projektet investive dhe mbikqyrja e punimeve në terren,
  • Asistencë në zbatimin e projekteve per renovimin / rindertimin e kanaleve dhe portave te ujitjes;
  • Orari i punës fleksibil

Pranueshmëria e kerkesave:  Konsulenti / Keshilltari ne Aplikacionin e vet duhet te paraqese Oferten e cmimit te punes per 90 dite (brenda nje viti). Oferta me cmimin me te ulet te punes do te pranohet. 

Konsulenti/Keshilltari pritet të ketë kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:

  • Të ketë të përfunduar Fakultetin e Ndertimtarise/ Hidroinxhinierise, 
  • Te jetë banor i Kosovës,
  • Të ketë gatishmëri dhe eksperiencë për punë në teren, 
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi organizative, 
  • Kompetencë në zgjidhjen e problemeve ne teren,  
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal, me shkrim dhe në perpilimin e raporteve,
  • Njohuri në Microsoft Word, Excel, dhe Auto Cad;

Procesi i aplikimit 

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni Cv-ne tuaj me deshmite perkatese ne email adresen [email protected] deri me dt. 16.09.2024 ne ora 16.00. Ndermarrja Publike KRU ”Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.