www.ofertapune.net Konsulent/e i/e Shitjes (2), Konsulent/e i/e pas Shitjes, Asistente Administrative, Asistent/e Financiar/e, Video Content Creator, Mekanik (2) | PunaIme

Konsulent/e i/e Shitjes (2), Konsulent/e i/e pas Shitjes, Asistente Administrative, Asistent/e Financiar/e, Video Content Creator, Mekanik (2)

Kompania

Auto Mita

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

11-03-2025

Data e perfundimit

31-03-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

VENTORO by Auto Mita

Me kënaqësi ju njoftojmë se Auto Mita është distributori zyrtar i Piaggio Group për markat ikonike:
VESPA, PIAGGIO, APRILIA, MOTO GUZZI.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e stafit, keni mundësinë të aplikoni tek Ventoro by Auto Mita dhe të bëheni pjesë e një kompanie lider në vend.

Konsulent/e i/e Shitjes (2 pozita)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të ndërtojë marëdhënie me klientët ekzistues dhe potencial;
  • Të prezanton motorrat në detaje;
  • Të ofron klientëve zgjidhjen e duhur;
  • Të sygjeron koncepte për kampanja të reja;
  • Të zbaton procesin e shitjes që mbështetet në standardet e shitjes;
  • Të analizon nevojat e tregut;
  • Të shqyrton dokumentet që lidhen me shitjen e motorrave të ri duke i përmbushur të gjitha kërkesat ligjore;
  • Të mirëmban dokumentacionin e shitjes dhe mbikëqyrë sistemin e shitjes;
  • Të prezanton rezultatet në baza mujore;

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë në shitje;
  • Të ketë njohuri të motorrave;
  • Të ketë aftësi negociuese dhe komunikuese;
  • Të punoj në grup;
  • Duhet të jetë në gjendje të punoj nën presion;

Konsulent/e i/e pas-shitjes (1 pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të pranojë motorrat për kryerjen e shërbimeve të mirëmbajtjes, riparimet dhe riparimin e defekteve të aksidenteve;
  • Të kontrolloj gjendjen e funksionimit të motorrave;
  • Të informoj klientin për gjendjen e motorrave si dhe për pjesët e tij, ta keshillojë për riparimet e nevojshme dhe të llogarisë afersishte shpenzimet e riparimeve;
  • Të përcaktoj afatet e riparimit në mirëkuptim me interesat e klientit dhe në bashkëpunim me menaxherin e servisit dhe me depoistin e pjesëve të këmbimit.
  • Të plotësoj librin e shërbimit të motorrave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • E preferueshme të ketë Diplomë të Universitetit;
  • Duhet të jetë në gjendje të punoj nën presion;
  • Njohuri të gjuhës angleze;
  • Aftësi të mira organizative dhe menaxhuese.

Asistente Administartive ( 1 Pozitë)

Përgjegjësit kryesore:

  • Ofron mbështeteje te pergjithshme administrative, duke përfshirë përgjigjjen e telefonave menaxhimin e emaileve dhe kordinimin e furnizimeve të zyrës.
  • Menaxhon dhe kordinon takiet, takimet dhe aranzhimet e udhëtimit për anëtarët e ekipit
  • Krijon dhe mirëmban sisteme të organizuara elektronike dhe fizike për regjistrimet dhe Dokumentet
  • Krijon dhe mirëmban sisteme të elektronike dhe fizike për regjistrimet dhe Dokumentet
  • Vepron si pikë kontaktu midis palëve të interesuara të brendshme dhe të jashtme, duke trajtuar pyetjet dhe kërkesat.
  • Fut me saktësi të dhenat në tabela dhe baza të të dhënave dhe ruan integritetin e të dhënave
  • Harton dhe modifikon dokumente, memorandum dhe raporte, duke siguruar saktësi dhe profesionalizëm
  • Ndihmon në organizimin dhe planifikimin e takimeve, duke përfshirë përgaditjen e materialeve dhe marrjen e procesverbaleve të takimeve
  • Ndihmon në planifikimin dhe kordinimin e ngjarjeve dhe të takimeve duke përfshirë logjistikën

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Bachelor në Administrim Biznesi ose fusha që ndërlidhen me Administrata që ndërlidhen me Administratë.
  • Minimum një vite përvojë pune e mëparshme si Asistente Administrative ose në një rol të ngjajshëm
  • Aftësi organizative dhe menaxhuese
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe të shkruara
  • Sjellje profesionale dhe e sjellshme me një orientim ndaj shërbimit ndaj klientit

Mekanik (2 pozita)

Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

  • Përpunimi dhe instalimi i komponentëve dhe pajisjeve të motorrave;
  • Kryerja e mirëmbajtjes preventive dhe korrigjuese të matorrave;
  • Diagnostikimi i problematikave teknike dhe riparimi i tyre;
  • Testimi i motorrave për të siguruar që ato funksionojnë në nivelin e duhur;
  • Këshillimi dhe ndihma e personelit tjetër teknik dhe operatorëve të motorrave.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Përvojë relevante;
  • Njohuri solide teknike;
  • Aftërsi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese;
  • Duhet të jetë në gjendje të punon nën presion;

Video Content Creator (1 Pozitë)

Përgjegjësitë:

  • Të konceptoni, planifikoni dhe ekzekutoni Video Content nga fillimi në fund, duke përfshirë idenë, xhirimin, montimin dhe post-produksionin bashkë me ekipën ekzistuese për rrjetet sociale Facebook, Instagram, Youtube, Tiktok.
  • Të krijoni Video content tërheqës dhe argëtues që përputhet me objektivat e ekipës së marketingut digjital
  • Të analizon dhe qëndron të përditësuar me trendet më të fundit dhe praktikat më të mira në prodhimin e videove 
  • Bashkëpunoni me anëtarët e tjerë të ekipit, si dizajnerët grafikë dhe autorët e programeve, për të krijuar fushata kohezive multimediale.

Kriteret e kërkuara:

  • Përvojë e dëshmuar si video content creator ose rol i ngjashëm
  • Njohja me trendet e fundit të rrjeteve sociale (Facebook, Instagram, Youtube, Tiktok)
  • Aftësi të shkëlqyera në kërkim, organizim dhe menaxhim të kohës
  • Të ketë njohuri të gjuhës Angleze
  • Përvoje ne menaxhimin e rrjeteve sociale (Instagram, Facebook, TikTok).
  • Aftësi kreative per krijimin e permbajtjeve vizuale dhe
tekstuale.
  • Njohuri mbi trendet e fundit ne rrjetet sociale.

Asistent/e financiar/e (1 Pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Të siguroj bashkëveprimin e sektorit të financave me sektorët e tjerë duke përcaktuar për secilin post pune fushat e bashkëpunimit, dokumentacionin që përdoret dhe raportet që shkëmbehen dhe verifikohen sipas rastit;
  • Të udhëheq procesin e përgatitjes së planit vjetor të treguesve financiar. Për këtë qëllim të sigurohet bashkëpunimi me sektoret për tërheqjen e informacionit për treguesit e shitjes, shpenzimet direkte të sektorit etj;
  • Të udhëheq punën për përgatitjen e bilanceve. Të bëj analizën e bilancit financiar dhe të
  • propozoj masat e nevojshme për përmirësimin e punës dhe të treguesve për periudhat në vazhdim;
  • Të përcaktojë raportet që do të përgatiten nga secili, mënyra e raportimit dhe afatet e dorëzimit të tyre;
  • Të kontrolloj sistemimin e dokumentave kontabël dhe arkivimin e tyre sipas rregullave dhe vendit të caktuar nga Pronari;
  • Të kontrolloj zbatimin e detyrave të cdo punonjësi konform ligjit mbi kontabilitetin ,ligjet dhe udhëzimet në fuqi për Procedurat Tatimore në Republikën e Kosovës etj në përputhje me specifikën e aktivitetit që kryen Auto Mita;.
  • Kryerja e detyrave të tjera shtesë të ngarkuara nga drejtuesi i departamentit ose stafi drejtues i kompanisë.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë Universitare në fushat si: Menaxhment, Ekonomik dhe fusha të tjera relevante;
  • Përvojë në financa;
  • Duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më poshtë, të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit Apliko Këtu ose email- it [email protected] apo duke na kontaktuar në WhatsApp ose Viber përmes numrit +383 45 676 676 gjerë me datën 31 Mars 2025.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?