Konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj
Data e publikimit
10/08/2020
Data e perfundimit
21-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Të tjera
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës shpall, konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.
Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes.
Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet. Për informata plotësuese; https://mod.rks-gov.net; në nr.tel: 038-555-584-2044 ose 038-555-584-2045.
K O N K U R S
PËR REKRUTIMIN E REKRUTËVE TË RINJ TË FORCËS SË SIGURISË SË KOSOVËS
Kriteret e përgjithshme për rekrut/OR1 të FSK-së janë:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të ketë të përfunduar shkollën e mesme;
- Të ketë aftësi të nevojshme shëndetësore dhe fizike për vendin e shërbimit;
- Të mos jetë i dënuar për vepra penale me vendim të formës së prerë;
- Të ketë figurë të pastër dhe të mos ketë probleme dëbimi nga shtetet tjera;
- Të jetë i moshës 18 – 23 vjeçare në datën e aplikimit;
- Të mos ketë tatuazhe në fytyrë, qafë dhe parakrah nga pjesa e bicepsit e deri te gishtat e dorës duke përfshirë edhe pirsingun;
Procedurat e shqyrtimit, filtrimit dhe përzgjedhjes:
- Shqyrtimi fillestar i aplikacioneve;
- Testi fizik;
- Testin e Inteligjencës;
- Testi i njohurive të përgjithshme;
- Intervistën;
- Testin/ekzaminimin shëndetësor.
Kalimi me sukses i testit paraprak është kusht për të drejtën e testimit në fazën vijuese.
Procedura ankimore ( e drejta në ankesë);
- Cdo kandidat ka të drejtën e ankesës pas marrjes së rezultateve të çdo faze të testimit përkatës.
- Rezultatet publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK dhe kandidatët e eliminuar kanë të drejtë ankese brenda afatit 2 ditor. Afati i ankesës rrjedh ditën pasuese pas publikimit të rezultatit.
Konfirmimi i pranimit në FSK;
- Pastërtia e Figurës; Kandidatët e përzgjedhur për rekrut i nënshtrohen procesit të verifikimit të pastërtisë së figurës në pajtim me rregulloren përkatëse për pastërtinë e figurës, gjatë kohës sa rekrutet janë në stërvitjen bazë apo edhe pas dhënies së betimit. Mos kalimi me sukses i pastërtisë së figurës paraqet shkak për ndërprerjen e kontratës së shërbimit në çdo kohë.
- Trajnimi Bazik; Pranimi në Forcën e Sigurisë së Kosovës bëhet si rekrutë për kategorinë e ushtarëve. Pranimi në FSK konfirmohet pas përfundimit të trajnimit bazik, gjatë së cilës kohë, kandidatët do të cilësohen si rekrutë (OR1). Pas përfundimit të trajnimit bazik, rekrutët marrin gradën e ushtarit.
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Dëshmia për përfundimin e shkollës së mesme;
- Certifikata nga Gjykata dhe Policia e Kosovës për të kaluarën e tyre penale (origjinali-jo më e vjetër se gjashtë muaj);
- Ekstrakti i lindjes;
- Kopja e letërnjoftimit apo pasaportës;
- Dy fotografi të formatit (5 cm x 5 cm).
Afati i konkurrimit:
Konkursi është i hapur prej 10 – 21 gusht 2020.
Si të aplikoni;
Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb faqen e MM-së, https://mod.rks-gov.net, ku gjendet shpallja e konkursit. Formularët duhet të dorëzohen personalisht, në të gjitha kazermat e FSK-së, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim. Kandidatët plotësojnë formularin e aplikimit dhe bashkëngjisin të gjitha dokumentet e kërkuara. Dokumentet e pranuara nuk kthehen. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038-5555 842 044.
Ministria e Mbrojtjes iu shërben të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe mirëpret aplikacionet e femrave dhe meshkujve për shërbim në FSK, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike.