Konkurs për ndarjen e specializimeve
Data e publikimit
30/07/2020
Data e perfundimit
13-08-2020
Lloji i orarit
Orar të plotë
Kategoritë
Shëndetësi
Në pajtim me Ligjin për Shëndetësi Nr. 04/L-125, Udhëzimin Administrativ mbi shkollimin specialistik Nr.05/2017, në bazë të propozimit të Bordit Qendror për Shkollim Specialistik (BQSHS) dhe pas aprovimit nga Ministri i shëndetësisë, Ministria e Shëndetësisë shpall:
Konkurs Për ndarjen e specializimeve
Shpallja e plote mund te shkarkohet ketu.
Kandidatet kane te drejte te aplikojnë ne dy lëmi specialistike, por jo te njëjtës kategori (mund te konkurrojnë ne një lëmi specialistike nga kategoria e pare dhe ne një nga kategoria e dyte)
Të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas Udhëzimit Administrativ UA Nr.05/2017 për Shkollim Specialistik, si në vijim:
- Të kenë të kryer Fakultetin e Mjekësisë (drejtimi Mjekësi e përgjithshme, Stomatologji, Psikologji master)
- Të jenë të licencuar për punë profesionale
- Në lëmit kirurgjikale në ditën e shpalljes së konkursit nuk duhet të kenë mbushur moshën 35 vjeçare, kurse për lëmit tjera nuk ka kufizim moshe
- Të ketë aftësi të domosdoshme psikofizike për vijimin e specializimit
- Te jete anëtar i Odes përkatëse shëndetësore.
Dokumentet e nevojshme në ditën e aplikimit janë:
- Aplikimi behet online ne linku: https://rsh.rks-gov.net
- Diploma (apo nostrifikimi) e Fakultetit të Mjekësisë;
- Çertifikata e notave të Fakultetit dhe nota mesatare (nëse nota mesatare nuk figuron në diplomë), për kandidatet te cilët kanë përfunduar fakultetin jashtë Republikës se Kosove duhet te behet barazvleresimi I notes mesatare ne Fakultetin e Mjekësisë;
- Licenca e punës;
- Dokument nga Oda përkatëse shëndetësore qe është anëtarë i odes
- Letërnjoftimi (fotokopje);
- Çertifikata e lindjes;
- Çertifikata mjekësore;
Për kandidatët aplikantë me financim nga Institucionet Shëndetësore private dhe për specializimet nga Mjekësia Familjare:
Letër mbështetëse qe institucioni përkatës e konfirmon mbështetjen e kandidatit për financim gjate kohës se specializimit.
Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë nga shpallja publike.