www.ofertapune.net Konkurs për Kryeshef Ekzekutiv të NPL "Stacioni i Autobusve" Sh.A, Podujevë | PunaIme

Konkurs për Kryeshef Ekzekutiv të NPL “Stacioni i Autobusve” Sh.A, Podujevë

Kompania

Ndërrmarrja Publike Lokale - Stacioni i Autobusëve, Podujevë

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Podujevë

Data e publikimit

01/02/2021

Data e perfundimit

16-02-2021

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Menaxhment

Në bazë të nenit 21 të Ligjit për Ndërmarrjet Publike nr. 03/L-087 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III/Nr. 31/15 QERSHOR 2008), nenit 13 të Ligjit nr. 04/L-111 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS” NR. 13/30 MAJ 2012), në bazë të akteve të brendshme të ndërmarrjes dhe akteve tjera pozitive relevante, Bordi i Drejtorëve i NPL “Stacioni i Autobusëve”, Sh.A, Podujevë, në mbledhjen e mbajtur më datë 29.01.2021, mori vendim që të zgjas afatin e konkursit të dt.13.01.2021 si më poshtë:

K O N K U R S

Për Kryeshef Ekzekutiv të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Podujevë

  1. Të përgjithshme

Kandidati/ja për këtë vend pune duhet të jetë person me integritet, i cili i plotëson kushtet e kualifikimit dhe kriteret e pavarësisë, të ketë përvojën e nevojshme profesionale dhe shkollimin e kërkuar, si dhe të plotësoj kushtet tjera të kërkuara me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe akteve tjera pozitive relevante.

  1. Mandati i Kryeshefit Ekzekutiv

Kryeshefi Ekzekutiv emërohet nga Bordi i Drejtorëve për mandatin prej 3 (tri) viteve.

  1. Përshkrimi i punëve
  • Bën planifikimin, organizimin dhe kontrollin e afarizmit të ndërmarrjes;
  • Në bashkëpunim të ngushtë me Bordin e Drejtorëve, udhëheqë zhvillimin strategjik të ndërmarrjes;
  • Harton dhe udhëheqë implementimin e planit të biznesit të ndërmarrjes, planit të buxhetit dhe planeve tjera afatshkurtëra, afatmesme dhe afatgjata të ndërmarrjes në akord me strategjitë e ndërmarrjes të aprovuara nga Bordi i Drejtorëve;
  • Bën sistemimin dhe organizimin e puntorëve konform dispozitave pozitive dhe të politikave zhvillimore të ndërmarrjes;
  • Siguron hartimin e  raporteve tre-mujore, vjetore dhe raporteve tjera të ndërmarrjes dhe bën prezantimin e tyre para Bordit;
  • Është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të ndërmarrjes duke siguruar qëndrueshmërinë afatgjate financiare të saj;
  • Siguron vendosjen e sistemeve të kontrollit të brendshëm duke i mundësuar ndërmarrjes të ekzekutoj aktivitetet e saj në mënyrë të ligjshme dhe etike;
  • Vepron si ndërlidhje në mes të Personelit dhe Bordit të Drejtorëve;
  • Komunikon në mënyrë efektive me palët e ndërlidhura, punëtorët e saj, Komunën e Podujevës, Ministritë dhe Agjencitë tjera të nivelit qendror dhe lokal, Institucionet tjera të interesit, si dhe publikun.
  • Organizon, mbikëqyrë dhe mbanë përgjegjësi për të gjitha qështjet e biznesit të ndërmarrjes të cilat nuk janë në kompetencë të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve, Komisionit të Auditimit apo organeve tjera.
  • Kryen edhe punë të tjera të përcaktuara me ligjet e zbatueshme, aktet e brendshme të ndërmarrjes si dhe aktet tjera pozitive relevante.
  1. Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

Kandaditati/ja i/e cili/a synon pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv në NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Podujevë, duhet t’i plotësoj këto kritere:

  • Të ketë diplomë universitare në fushat ekonomike, juridike, teknike apo në fusha të tjera të ndërlidhura me aktivitetet, në të cilat vepron ndërmarrja.
  • Të ketë së paku 5 vjet përvojë menaxhuese.
  • Të ketë shkathtësi organizative, drejtuese dhe aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit.
  • Të ketë shkathtësi të nevojshme në punën me kompjuter, për punën dhe detyrat e punës.
  • Të plotësoj kushtet tjera të parapara me Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe plotësim ndryshimet përkatëse.
  • Të jetë në gjendje të ofroj alternativa për arritjen e rezultateve afariste pozitive të ndërmarrjes dhe të menaxhoj ndryshimet për arritjen e rezultateve pozitive konform vendimeve të Komisionit Komunal të Aksionarëve, Bordit të Drejtorëve dhe ligjeve në fuqi.
  • Njohuria e gjuhës angleze është e preferuar.
  • Dëshmitë mbi njohuritë dhe të arriturat tjera do të merren në konsideratë dhe vlerësohen konform relevancës me vendin e punës.
  1. Kompensimi i Kryeshefit Ekzekutiv

Kompensimi dhe përfitimet e Kryeshefit Ekzekutiv do të përcaktohen nga Bordi i Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Podujevë, në përputhje me deklaratën për politikën e kompensimit të ndërmarrjes konform Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

  1. Informata për procedurën e konkurrimit

Kandidatët për Kryeshef Ekzekutiv, duhet t’i dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Aplikacionin (merret në zyret e ndërmarrjes).
  • CV-në.
  • Letër motivimin.
  • Dëshmitë mbi kualifikimin profesional.
  • Dëshmitë mbi përvojën e punës.
  • Çertifikatën që nuk është nën hetime (jo më e vjetër se gjashtë muaj)
  • Deklaratën nën betim (merret në zyret e ndërmarrjes).
  • Kopjen e letërnjoftimit.

Dokumentacioni i aplikantëve mund të dorëzohet në arkivin e NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Rr.“Zahir Pajaziti” Podujevë, çdo ditë pune prej orës 8:00 – 16:00 deri me datën 16.02.2021, (në zarf të mbyllur) të adresuar për: Bordin e Drejtorëve të NPL “Stacioni i Autobusëve” SH.A, Podujevë.

Të gjitha dokumentet të paraqiten në kopje, ndërsa origjinali i tyre do të kërkohet në fazat e më vonshme të përzgjedhjes.

Informatat shtesë mund të sigurohen përmes e-mail adresës:

[email protected] ose drejtpërdrejtë në lokalet e ndërmarrjes.