www.ofertapune.net Konkurs për Certifikimin dhe Emërimin e Ekspertëve | PunaIme

Konkurs për Certifikimin dhe Emërimin e Ekspertëve

Kompania

Sekretariati i Këshillit Gjyqësor të Kosovës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-01-2023

Data e perfundimit

26-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

Konkurs për Certifikimin dhe Emërimin e Eksperteve

PËRSHKRIMI

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, bazuar në nenin 39 paragrafin 3 Ligji Nr. 06/L – 054 Për Gjykatat, neni 6  paragrafi 1 dhe 2 të Rregullores nr. 03/2022 për Proceduren e Certifikimit, Emërimit, Kushtet, të Drejtat,  Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor dhe Vendimit KGJK-së nr. 497/2022 të datës: 27  dhjetor 2022, shpall: 

KONKURS PUBLIK PËR ÇERTIFIKIMIN DHE EMËRIMIN E  EKSPERTËVE 

PARIMET E PËRGJITHSHME: 

  1. Eksperti gjyqësor ushtron detyrat e tij në pajtim me rregullat dhe parimet e përgjithshme,  përfshirë parimin e Iigjshmërisë, pavarësisë, paanshmërisë, konfidencialitetit dhe  profesionalizimit;
  2. Eksperti gjyqësor zbaton udhëzimet sipas standardeve aktuale të shkencës, teknologjisë, pervojës  dhe kujdesit të duhur;
  3. Përgatitja e mendimit dhe konstatimit të ekspertit duhet të jetë objektive dhe e paanshme. Gjatë  përpilimit të ekspertizës, eksperti duhet t’i shmanget paragjykimeve si dhe pranimit të  përfitimeve tjera, përveç shpërblimit të përcaktuar me këtë rregullore;
  4. Eksperti duhet te deklarojë në fillim të procedurave gjyqësore se nuk ka ndonjë konflikt të mundshëm të interesit. Në rast se paraqitet konflikti i mundshëm i interesit ai/ajo duhet  menjëherë të njoftojë të gjitha palët e interesuara dhe mund të tërhiqet nga caktimi i tij në rastin  përkatës. 

KUSHTET E PËRGJITHSHME PËR ÇERTIFIKIMIN E EKSPERTËVE GJYQËSOR 

Per t’u çertifikuar si ekspert gjyqësor, kandidati duhet t’i plotësojë kushtet e përgjithshme si në  vijim: 

  • të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • të ketë zotësi të plotë të veprimit;
  • diplomë universitare të vlefshme në Kosovë në fushën përkatëse;
  • të mos jetë i dënuar për vepër penale, në përjashtim të veprës penale të kryer nga pakujdesia; 
  • të ketë së paku tri (3) vite përvojë pune profesionale në fushën specifike apo të ngjashme; si  dhe 
  • të mos i jetë shqiptuar sanksioni ndalim i kryerjes së profesionit, detyrës apo veprimtarisë  me vendim të plotfuqishëm të gjykatës; 

2. Perveç kushteve të përgjithshme, kandidati për t’u çertifikuar ekspert gjyqësor duhet ta dëshmojë  kompetence dhe ekspertizë profesionale të tij/te saj me anë të kushteve specifike dhe  mbështetëse, si në vijim: 

  • Kualifikime profesionale që i ka arritur kandidati dhe që janë relevante për fushën e  ekspertizës; 
  • Trajnime dhe kurse të vecanta në të cilat kandidati ka marrë pjesë dhe që janë relevante për  fushën përkatëse të ekspertizës;
  • Çmime, botime ose përvoja mësimore relevante për fushën e ekspertizës; dhe
  • Përvojë dhe aftësi profesionale të kandidatit, relevante për fushën e ekspertizës. 

3. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, si ekspert gjyqësor mund të  angazhohet edhe personi i cili ka njohuri në fushat specifike për të cilat mungojnë ekspertë të  diplomuar nga universitetet përkatëse. 

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM 

Kandidatët në pajtim me nenin 8 Rregulloren nr. 03/2022 për Proceduren e Certifikimit,  Emërimit, Kushtet, të Drejtat, Detyrimet dhe Shpërblimin e Ekspertëve Gjyqësor, duhet të  dorëzojnë dokumentet si në vijim: 

  • Aplikacionin e plotësuar me të dhënat e kërkuara;
  • Çertifikatën e shtetësisë së Republikës së Kosovës;
  • Diplomë universitare përkatëse të vlefshme në Republikën e Kosovës;
  • Dëshminë mbi përvojën e punës përkatëse, të përcaktuar me këtë rregullore dhe  legjislacionin ne fuqi; 
  • Çertifikata shëndetësore për vlerësimin e aftësive psiko-fizike të kandidatit;
  • Çertifikatën nga evidenca penale, e lëshuar nga gjykata; dhe 
  • Dokumentet tjera/deshmitë e percaktuara si në nenin 7 paragrafi 2 kësaj Rregullore.

MËNYRA E APLIKIMI

1. Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Këshill në formë  fizike, përmes postës së rregullt ose postës elektronike, i cili regjistrohet dhe secili kandidat  pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit; 

2. Për secilin kandidat krijohet dosje e cila përmban të gjitha dokumentet e prezantuara nga  kandidati. Komisioni për Vlerësimin e Aplikacioneve të Kandidatit për Ekspert Gjyqësor është përgjegjës për formimin, mbajtjen e dosjes dhe siguron kompletimin dhe përditësimin e saj deri  në momentin e përmbylljes përfundimtare të procesit të emërimit;  

3. Kandidati në aplikacion cakton fushën e tij të ekspertizës për të cilën kërkon të certifikohet;  4. Kandidati i cili aplikon për t’u çertifikuar si ekspert gjyqësor në fushën e caktuar duhet të paguajë  taksën prej pesëdhjetë (50) euro. Dëshmia për pagesën dorëzohet në momentin e aplikimit dhe  nuk është e rimbursueshme. 

FORMULARI I APLIKIMIT 

MËNYRA E APLIKIMIT 

Aplikacioni së bashku me dokumentet mbështetëse mund të dorëzohet në Sekretariatin e Këshillit  Gjyqësor në Zyrën e pranimit dhe secili kandidat pajiset me një konfirmim mbi pranimin e aplikacionit. Kandidati i cili aplikon për t’u certifikuar si ekspert gjyqësor në fushën e caktuar duhet të paguajë taksën  prej pesëdhjetë euro (50 €). Fletëpagesa merret në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, përkatësisht në  Departamentin për Buxhet dhe Financa. Dëshmia për pagesën dorëzohet në momentin e aplikimit dhe  nuk është e rimbursueshme.  

AFATI I DORËZIMIT TË APLIKACIONEVE  

  • Afati për dorëzimin të aplikacionit është i hapur gjate tërë vitit 2023 nga dita e publikimit.
  • Sekretariati i KGJK-së, Rruga ‘’Luan Haradinaj’’ nr. 133, Prishtinë, në Zyrën e Pranimit.
  • 10000 Republika e Kosovës

KOMUNA

Kosovë