www.ofertapune.net Konkurs për bursa për studentë të Drenasit | PunaIme

Konkurs për bursa për studentë të Drenasit

Kompania

Komuna e Drenasit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Drenas

Data e publikimit

15/10/2020

Data e perfundimit

27-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Duke u bazuar në Nenin 62, Paragrafi 3 të Ligjit Nr. 037L — 040 për Vetëqeverisjen Lokale, bazuar në Nenin 79 të Statutit të Komunës së Drenasit dhe bazuar në Nenin 7, 12,13,14,15 të Rregullores me nr. 320-19338, dt. 07.04.2017 të Kuvendit të Komunës së Drenasit (Gllogocit) për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve, Drejtori i Drejtoratit për Arsim,shpall:

KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE
PËR STUDENTË TË KOMUNËS SË DRENASIT

Komuna e Drenasit ndanë 160 bursa për studentët e kësaj komune që studiojnë në universitetet publike të Kosovës në vitin akademik 2020172021 në të gjitha fakultetet apo drejtimet e studimit (megjithëse vetëm studentët e disa fakulteteve marrin pikë bonus). Vetëm studentët e rregullt të nivelit Baçelor kanë të drejtë konkurrimi për fitimin e bursës komunale. 160 bursa do të ndahen për studentët e nivelit Baçelor. Lartësia e bursës komunale për një student është 500 euro.

Kushtet për konkurrim për bursë komunale

Kandidati duhet:

  1. Të jetë banor i Komunës së Drenasit.
  2. Të jetë student i rregullt në vitin akademik 2020722021 në ndonjërin nga universitetet publike të Kosovës.
  3. Të jetë student i nivelit Baçelor.
  4. Të mos ketë përsëritur (humbur) vitin akademik.
  5. Të mos jetë në marrëdhënie pune me pagesë me orar të plotë.
  6. Të mos jetë përfitues i bursave tjera për vitin akademik 2020712021.

Kriteret për përzgjedhjen e përfituesve të bursave komunale

Përzgjedhja e përfituesve të bursave komunale bëhet në bazë të numrit më të madh të pikëve totale që merr një kandidat bazuar në kriteret e specifikuara në tabelën e mëposhtme. Nëse një kandidat bie në më shumë se një nga kategoritë e mëposhtme, atëherë mblidhet totali i pikëve të fituara nga secila kategori (përveç pikëve për notë mesatare, të cilat i fiton varësisht prej notës mesatare që ka kandidati). Megjithëse vlejnë kriteret e njëjta, studentët e nivelit Baçelor konkurrojnë ndaras, brenda kategorisë së vet, sipas kuotave të përmendura më sipër. Nëse kandidatët mbesin me pikë të barabarta, atëherë vendoset duke i dhënë përparësi kategorive ashtu siç janë të renditura në tabelën e mëposhtme:

⇒ Shpallja e plotë.

Vetëm studentëve që janë në vitin e parë të studimeve Baçelor dhe ende nuk kanë nota gjatë
studimeve ju llogaritet nota mesatare e klasës së dymbëdhjetë e shkollës së mesme të lartë.

Të gjitha statuset e të gjitha kategorive të përfshira në tabelën e mësipërme duhet të dëshmohen me dokumente valide të lëshuara nga institucionet relevante, siç përshkruhet më poshtë.

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente

Të gjithë kandidatët duhet të dorëzojnë:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në DKA) ose shkarkohet nga faqja e komunës.
  • Dokumenti personal (letërmjoftim ose pasaportë).
  • Ekstrakti i lindjes ose Certifikata e lindjes.
  • Kartela Identifikuese e studentit.
  • Vërtetimi nga universiteti publik (fakulteti apo departamenti përkatës) se kandidati është student i rregullt në nivelin e studimeve Baçelor në vitin përkatës të studimeve, duke specifikuar fakultetindrejtimin e studimeve, që kandidati e ka të regjistruar vitin akademik 2020172021 dhe që kandidati nuk ka përsëritur (humbur) ndonjë vit akademik.
  • Certifikata e notave të studimeve (kandidatët që janë në vitin e parë të studimeve Baçelor dhe që nuk kanë nota në studime duhet të sjellin dëshmi nga fakulteti që ende nuk kanë nota dhe duhet të sjellin Certifikatën e notave të klasës së fundit të shkollës së mesme të lartë.
  • Pasqyra e llogarisë nga Trusti pensional deri në datën e nxjerrjës.
  • Vërtetim se nuk është përfitues i bursës studentore për vitin akademik 2020712021. Kandidatët që bien në kategoritë tjera të sipër-përshkruara në tabelë duhet të dorëzojnë:
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. 2 — certifikatat e vdekjes së të dy prindërve.
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. 3 — dëshminë zyrtare nga institucioni përkatës.
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. 4 — dëshminë zyrtare nga institucioni përkatës dhe
    Certifikatën familjare.
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. $ — dëshminë zyrtare nga institucioni përkatës dhe
    Certifikatën familjare.
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. 6 — dëshminë zyrtare nga institucioni përkatës.
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. 7 — dëshminë zyrtare nga institucioni përkatës.
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. 8 — dëshminë zyrtare nga institucioni përkatës dhe
    Certifikatën familjare.
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. 9 — dëshminë zyrtare nga institucioni përkatës dhe
    Certifikatën familjare.
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. 11 — dëshminë zyrtare nga universiteti publik.
  • Kandidatët që e plotësojnë kriterin nr. 12 — dëshminë zyrtare nga universiteti publik për anëtarin e familjes dhe Certifikatën familjare.

Sqarime shtesë:

Të gjitha dokumentet që dorëzohen me rastin e aplikimit duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen për t’u konfirmuar të dhënat vetëm për kandidatët që përzgjidhen si përfitues të bursave.

Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente përkatëse (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

Konkursi është i hapur prej datës 13 Tetor 2020 deri më 27 Tetor 2020. Aplikacionet pranohen
çdo ditë pune prej orës 09:00 — 15:00. Përfituesit e bursave do të informohen pas përzgjedhjes
finale.

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë — DKA përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbime me Komunës së Drenasit.

⇒ Shpallja e plotë.