Konkurs për bursa në universitetet publike

Kompania

Komuna e Obiliqit

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Obiliq

Data e publikimit

15/10/2020

Data e perfundimit

23-10-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Bazuar në nenet 6,8,9,10,11,12,13,14,15,16 dhe 17 të Rregullores Për Ndarjen E Bursave Dhe Kompensimin E Shpenzimeve Të Udhëtimit dhe Aktivitetet Jashtëshkollore me Nr. -1-104, të datës 31.08.2020, dhe kërkesën me nr.-X -645, të datës 09.10.2020, Drejtoria e Arsimit më 09.10.2020 shpall:

KONKURS
(për ndarjen e bursave të studentëve në universitetet publike për nivelet e studimeve themelore-bachelor, master dhe doktoraturës për vitin akademik 2020-2021 )

Kushtet dhe kriteret:

1. Të drejtë për bursë komunale kanë studentët, të cilët i plotësojnë këto kushte:

  • Të jenë banorë të Komunës së Obiliqit.
  • Të jenë të regjistruar studentë të rregullt në vitin akademik, për të cilin ndahet bursa

1.1. Niveli i studimeve themelore (bachelor):

1.1.1 Të jenë studentë të regjistruar së paku në vitin e dytë të studimeve, përjashtim
bëjnë, studentët me aftësi të kufizuara, studentët fëmijë të dëshmorëve, studentët
jetimë (me një prind ose pa asnjërin prind) dhe studentët familjet e të cilëve janë raste
sociale, të cilët përfitojnë bursë edhe për vitin e parë të studimeve, si studentë të E
rregullt.

1.1.2.Të kenë të regjistruar për herë të parë vitin (gjegjësisht semestrin e vitit) për të
cilin ndahet bursa.

1.2. Niveli i studimeve master për drejtimet:

1.2.1 Fakulteti i Shkencave Matematiko – Natyrore, Departamenti i Matematikës, Departamenti i Fizikës, Departamenti i Kimisë dhe Departamenti i Biologjisë përkatësisht drejtimi Ekologji dhe Mbrojtje të Mjedisit,

1.2.2 Fakulteti i Edukimit:

1.2.3 Fakulteti Teknik,

1.2.4 Specializimet në lëmin e mjekësisë,

1.2.5 Arkitekturë dhe Ndërtimtari,

1.2.6 Studentë të të gjitha drejtimeve të studimeve, për të cilët në bazë të mundësive buxhetore në pajtim me nenin 8 vendos komisioni për ndarjen e bursës,

1.2.7 Drejtimet nga pika 1 deri në pikën 5 të nenit 9 do të kenë prioritet në ndarjen e
bursave.

1.3 . Niveli i doktoratës:

13.1 Nga të gjitha lëmit e studimeve me kusht që të ketë punime shkencore të publikuara në ndonjë revistë shkencore, (përjashtim bëhet për studentët ,të cilët janë në vitin e parë, duhet të dëshmojnë pagesën e semestrit të parë).

Dokumentet e obliguara janë:

  • Fletëkërkesa
  • Vërtetimi i regjistrimit të vitit akademik, semestrit
  • Ekstraktin e lindjes
  • Kartela (ID) e studentit
  • Vërtetimi i notave dhe nota mesatare nga fakulteti
  • Kopja e letërnjoftimit
  • Konfirmimi bankar

Dokumentet plotësuese për bonuset sipas kategorive aneni 11 i kësaj rregulloreje

  • Vërtetimi nga Qendra për Punë Sociale në Obiliq (vetëm për familjet që marrin asistencë sociale)
  • Vërtetimi për prindërin se është dëshmor i UÇK-së
  • Vërtetimi për prindërin se është veteran i UÇK-së
  • Vërtetimi për prindërin se është invalid i UÇK-së
  • Vërtetimin për prindërin se ka qenë i burgosur politik
  • Dëshmi se studenti apo studentja është me nevoja të veçanta
  • Dëshmi se studenti apo studentja është nga komunitetet pakicë
  • Dëshmi se studenti apo studentja nuk ka prindër
  • Dëshmi se studenti apo studentja nuk jeton me prindër
  • Dëshmi se në familje kanë më shumë se dy studentë
  • Certifikata që studenti, studentja është banor i komunës së Obiliqit

Fletëkërkesat merren në Zyrën e pranimit të KK-së, ose në faqe zyrtare të komunës dhe dorëzohen me dokumente të kompletuara në të njejtën Zyrë.

Afati i konkurrimit është 15 ditë, pune.

⇒ Shpallja e plote.

Apliko këtu