www.ofertapune.net Konkurs në Sektorin Teknik (29) | PunaIme

Konkurs në Sektorin Teknik (29)

Kompania

SHSKUK

Telefoni

Pa përcaktuar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

10/12/2020

Data e perfundimit

25-12-2020

Lloji i orarit

Orar të plotë

Kategoritë

Të tjera

Në bazë të nenit 66, parag. 3 nënparag. 3.2 dhe parag. 4; Nenit 67, parag. 1. parag. 6; Nenit 68 nënparag.3, 4, 5; dhe Nenit 69 parag. 1 e Ligjit Nr. 06/L-114; Për Zyrtarë Publik; Nenit 62 të Ligjit për Shëndetësi Nr. 04/L-125; kërkesës nr. 8235/3 të datës 30.11.2020, UD. Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së publikon:

KONKURS

Institucioni: Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës (SHSKUK)
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK)

Pozitatat e kërkuara në QKUK (29 vende të lira pune për kohë të caktuar)

Nr | Pozita e kërkuara | Janë kërkuar | Koefic.

1. Inxhinier Teknolog për pajisje dhe sistem të gazrave medicionale | 1 | 8.4
2. Inxhinier i Diplomuar i Makinerisë | 1 | 8.4
3. Teknik i Energjetikës — Elektricistë | 5 | 5.4
4. Operues (manipulues) më sistem dhe pajisje të gazrave medicionale (bocamen) | 6 | 4.0
5. Vozitës i automjetëve, 2 më kategori “B” dhe 1 më kategori “C” | 3 | 5.0
6. Gardarobier — depoist | 5 | 4.0
7. Operues me pajisje dhe sisteme termoenergjetike | 2 | 5.4
8. Punëtorë krahu | 4 | 4.0
9. Zjarrëfikës | 2 | 4.8
Gjithsej: 29

⇒ Përshkrimi i plotë i pozitave.

Dokumentacioni i bashkangjitur këtij aplikimi nuk kthehet.

Origjinalin e këtyre dokumenteve ose të vërtetuara të noteri dhe Çertifikata mjekësore e kandidatit do të kërkohet vetëm atëherë kur kandidati thirret për punë.

Kushtet e pjesëmarrjes në rekrutim: Të drejtë aplikimi kanë të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, sipas konkursit në fjalë.

Procedurat e konkurrimit: Konkurrimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar për këto pozita.

Konkursi është i shpallur 15 ditë nga dita e shpalljes në web shskuk.rks-gov.net

Paraqitja e kërkesave: Aplikacionet merren dhe dorëzohen në zyrën e Sektorit të Personelit në QKUK. Në aplikacion duhet të cekët qartë titulli i vendit të punës dhe numri i referencës (nr.rëndor të pozitës0. Kontaktet me telefon mund t’i bëni në 038/512-667 (Gjatë dorëzimit të aplikacioneve duhet të respektoni masat anti-Covid-19, me maska dhe distanca)

Aplikacionet e dërguara pas datës së mbylljes së konkursit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Kandidatët të cilët aplikojnë të ofrojnë dëshmi sipas konkursit të shpallur, për ndryshe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet e konkursit nuk do të thirren për intervistim.