www.ofertapune.net Kompani/Ekspert për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për luftimin e normave të dëmshme shoqërore dhe gjinore që inkurajonë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve | PunaIme

Kompani/Ekspert për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për luftimin e normave të dëmshme shoqërore dhe gjinore që inkurajonë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-10-2024

Data e perfundimit

27-12-2024

Kategoritë

Termat e Referencës

Kompani/Ekspert për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për luftimin e normave të dëmshme shoqërore dhe gjinore që inkurajonë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve

Projekti: “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). 

Vendi: Prishtinë, Kosovë

Raporton tek: Drenushë Telaku [email protected]/ dhe Vesa Dinarama [email protected]  

Data:  Tetor 2024 – Dhjetor 2024 (15 ditë pune)

   I.  INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Terre des hommes Laussane në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: TdhK), është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 15 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së TdhK  ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve.

TdhK Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia për të Miturit.

Në të njëjtën kohë, TdhK përmes programeve të saj mbështet institucionet në forcimin e sistemit të mbrojtjes së fëmijëve përmes:

  1. Angazhimi në ndërhyrjet politike dhe/ose dialogu me Ministritë, Komisionet Parlamentare, Institucionet Akademike dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm;
  2. Mbështetja e përpjekjeve për zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Kodit të Drejtësisë për të Miturit, nëpërmjet hartimit të të gjitha akteve nënligjore dhe dokumenteve përkatëse që rrjedhin prej tyre;
  3. Mbështetja e kapaciteteve të strukturave brenda sistemit kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve dhe
  4. Pilotimi i politikave të reja të shërbimit social me qëllim të nxjerrjes së mësimeve dhe/ose replikimit.

Informacione rreth projektit

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë është duke zbatuar projektin “Drejtësia sociale për Romët, Ashkalit dhe Egjiptianët në Kosovë”, në partneritet me organizatën Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptasve (VoRAE) dhe Swiss Church Aid (HEKS/EPER). 

Qëllimi i përgjithshëm i konsorciumit dhe vizioni është një shoqëri multi-etnike dhe multi-kulturore në Kosovë, ku pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian trajtohen si të barabartë nga shteti dhe nga shoqëria; ku kanë qasje dhe mundësi të barabarta sikur të gjithë qytetarët e tjerë dhe ku romët, ashkalinjtë dhe egjiptianët njohin të drejtat dhe detyrat e tyre.

Për të arritur këtë qëllim, është mëse thelbësore të adresohen normat diskrimunese shoqërore dhe gjinore që inkurajojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve brenda këtyre komuniteteve.

Gratë dhe fëmijët nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian janë veçanërisht të rrezikuar nga forma të ndryshme të dhunës, diskriminimi dhe përjashtimi. Normat përkatëse shoqërore kontribuojnë në inkurajimin e dhunës me bazë gjinore, duke normalizuar, justifikuar, dhe toleruar një kulturë që pranon veprime të tilla. Identifikimi dhe luftimi i normave dhe praktikave të dëmshme është thelbësor për të promovuar drejtësinë dhe barazinë sociale në këto komunitete.

Monitorimi aktiv i politikave dhe praktikave të përfshirjes sociale është jetik për të siguruar zbatimin dhe ndikimin e tyre efektiv. Politikat e përfshirjes sociale synojnë të adresojnë barrierat sistematike dhe të ofrojnë mundësi të barabarta për komunitetet e cenueshme. Sidoqoftë, nëse nuk ka një monitorim aktiv, këto politika shpesh mbesin vetëm si deklarata në letër. Monitorimi është thelbësor për identifikimin e boshllëqeve dhe vlerësimin e progresit dhe ndikimit. Pra, monitorimi ndihmon në identifikimin e boshllëqeve, vlerësimin e progresit dhe impaktit, nxitë llogaridhënien nga organet përgjegjëse, si dhe siguron që politikat të përkthehen në veprime konkrete dhe burimet të alokohen në mënyrë adekuate.

Për të sfiduar dhe adresuar normat dhe praktikat e dëmshme që inkurajojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve brenda komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe për të monitoruar në mënyrë efektive politikat e përfshirjes sociale, është thelbësore të punohet në ngritje të kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile me bazë në komunitet (Grassroots organizations). Si rezultat i ngritjes së kapaciteteve, OShQ-të mund të kontribuojnë në këputjen e ciklit të cënueshmërisë dhe diskriminimit.

Për këtë qëllim, Terre des hommes në Kosovë do të kontraktojë një kompani/ekspert me kapacitetin njerëzor, etik dhe teknik për të ofruar ekspertizë në ngritjen kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile –  (Grassroots organizations)  – me përvojë fillestare, për të sfiduar normat e dëmshme shoqërore dhe gjinore që inkurajojnë dhe legjitimojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve, përmes monitorimit të zbatimit të politikave dhe praktikave të  përfshirjen sociale. 

Objektivi i shërbimit:

Objektivi kryesor i këtij shërbimi është të ofrojë ekspertizë të specializuar në ngritjen e kapaciteteve dhe trajnimin për organizatat e shoqërisë civile me bazë në komunitet – (Grassroots organizations) -, duke i fuqizuar ato për të sfiduar aktivisht normat shoqërore dhe gjinore që inkurajonë dhe legjitimojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve.

Duke ofruar sesione fuqizimi, shërbimi synon t’i pajisë këto organizata me mjetet, metodologjitë dhe njohuritë e nevojshme për:

  • Mbështetje në ndryshimet e politikave që promovojnë drejtësinë dhe barazinë sociale.
  • Monitorim të zbatimit efektiv të politikave dhe praktikave të përfshirjes sociale, duke siguruar llogaridhënie dhe progres të prekshëm në mbrojtjen e grupeve të cenueshme nga dhuna, diskriminimi dhe përjashtimi.

Si rezultat, këto organizata do të luajnë një rol vendimtar në thyerjen e cikleve të cenueshmërisë, diskriminimit dhe dhunës me bazë gjinore, duke nxitur një shoqëri më të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.

PËRSHKRIMI I PUNËS:

Funksione thelbësore të konsulencës:

  • Eksperti do të kryejë detyrat e tyre në lidhje me statutin e TdhK dhe Politikën e Mbrojtjes së Fëmijëve të TdhK.
  • Eksperti do të marrë përsipër dhe do të kryejë detyrime në interes të TdhK në të gjitha rrethanat.

Eksperti do të drejtojë aktivitetet dhe angazhimet e tyre pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.

  II.  Përgjegjësitë

Kompania/Eksperti e zgjedhur do të ketë këto përgjegjësi: 

  • Të kryejë një vlerësim të plotë të normave të dëmshme shoqërore dhe gjinore që janë të pranishme në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë. 
  • Të identifikojë praktikat e dëmshme specifike që inkurajojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve brenda këtyre komuniteteve. 
  • Të zhvillojë një strategji për ngritjen dhe përforcimin e kapaciteteve në bazë të vlerësimit të nevojave, e cila përcakton qasjen e përgjithshme, metodologjitë dhe modulet e trajnimit që do t’i ofrohen organizatave të shoqërisë civile. 
  • Të kryejë një hulumtim për të identifikuar OShQ-të që punojnë me komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian; të organizojë dhe lehtësojë takime dhe të selektoj një numër të OJQ-ve për t’u ofruar ngritje të kapaciteve. 
  • Të zhvillojë një program trajnimi, i cili përfshinë: 
  • Njohuri rreth të të drejtave të njeriut, normat e dëmshme shoqërore dhe gjinore, duke përfshirë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. 
  • Një pasqyrë mbi rëndësinë e monitorimit dhe vlerësimit të politikave dhe praktikave të përfshirjes në sfidimin e normave dhe praktikave të dëmshme që inkurajojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve. 
  • Rëndësinë e politikave dhe praktikave të përfshirjes sociale në promovimin e barazisë gjinore, të drejtave të njeriut dhe drejtësisë sociale brenda komuniteteve në fjalë. 
  • Forma përkatëse për monitorim efektiv, teknikat e vlerësimit dhe strategjitë e avokimit. 
  • Përgatitja e materialeve të trajnimit me cilësi të lartë, duke përfshirë agjendën e trajnimit, doracakë, prezantime, studime të rasteve, materiale leximi, formularët e vlerësimit të trajnimit dhe burime të tjera përkatëse. 
  • Dhe, eksperti ka për detyrë të udhëheqë sesione trajnimi për organizatat e shoqërisë civile, duke përdorur metodologji atraktive që nxisin pjesëmarrje aktive dhe ngritje të njohurive, duke përfshirë tema si thellimi i njohurive mbi normat shoqërore dhe gjinore, dizajnimi i fushatave të avokimit, krijimi i aleancave, bashkëpunimi me organet përgjegjëse, monitorimi i politikave dhe praktikave sociale si dhe aktivizmi publik pë nxitje të llogaridhënies dhe transparencës nga organet institucionale.

  III.  Afati kohor

Detyra është paraparë të kryhet brenda 15 ditëve të punës brenda periudhës nga muaji tetor 2024 deri në dhjetor 2024.

*Datat vendosen pas një marrëveshjeje të ndërsjellë në mes të Ekspertit/Eksperte dhe Terre des hommes në Kosovë.

     IV.  Kriteret e përzgjedhjes

  • Diplomë universitare apo gradë më të lartë në shkenca sociale;
  • Përvojë të dëshmuar në cështje të barazisë gjinore, të drejta të grave, dhe cështje përkatëse për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve;
  • Përvojë e dëshmuar në kryerjen e vlerësimeve, zhvillimin e programeve të trajnimit, krijimin e formave të monitorimit dhe udhëheqjen e trajnimeve profesionale;
  • Njohuri të thella mbi kornizat dhe konventat përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare lidhur me normat shoqërore dhe gjinore, barazinë gjinore, të drejtat e grave dhe mbrojtjen e fëmijëve;
  • Njohuri mbi komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë, dhe situatën e tyre përkatëse – sociale dhe kulturore;
  • Përvojë profesionale me shoqërinë civile, institucionet qeveritare dhe ato ndërqeveritare;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe lehtësimi (në kuptimin e lehtësimit të trajnimeve), si dhe fleksibilitet për t’u përshtatur me audienca të ndryshme;
  • Aftësi të shkëlqyera kërkimore dhe në komunikimin me shkrim;
  • Aftësi të shkëlqyera në shkrim në gjuhën shqipe dhe angleze;
  • Aftësi të shkëlqyera në koordinim dhe organizim.

Si të aplikoni? 

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected] 

  • Certifikaten e regjistrimit te biznesit (për kompani)
  • CV professionale në gjuhën angleze; 
  • Një letër të motivimit;
  • Metodologjinë e punës;
  • Ofertën financiare neto;
  • Referencë apo dëshmi të kryerjes së shërbimeve të ngajshme.

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga 8 tetor, 2024 deri më 22 tetor, 2024, në orën 17:00. Ju lutemi shkruani “Kompani/Ekspert për ngritjen e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për luftimin e normave të dëmshme shoqërore dhe gjinore që inkurajojnë dhunën ndaj grave dhe fëmijëve” në subjekt të email-it. 

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijëve: 

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së d.uke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit  dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, TdhK nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve individualisht. 

Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.