Komercialist, Shitës Ambulant
Data e publikimit
21-03-2024
Data e perfundimit
15-06-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Kompania ALB-KOS eshte nje kompani e cila mirret me Tregti me shumice dhe pakice eshte e perfshire kryesisht ne tregun e artikujve jo-ushqimore.
Disa nga kategorite e kompanise ALB-KOS jane:
– Klima
– Akresore per Telefona
– Karriga
– Artiku sezonal si
- Syze
- Dhe lodra sezonale per femij Trotineta topa etj.
– Aksesore per fshisa dhe kategori te tjera.
Konkurs per KOMERCIALIST
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Të zhvillojë dhe mirëmbajë marrëdhënie me klientët përmes vizitave në teren duke u ofruar zgjidhje të personalizuara dhe të efektshme.
- Menaxhimi i inventarit dhe mbajtja e produkteve në mënyrë të përqendruar si një magazinë mobile.
- Të prezantojë dhe të shesë produktet në mënyrë efektive, duke përfshirë demonstrimin e tyre dhe ofrimin e këshillave të specializuara.
- Identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe zgjerimi i bazës së klientëve.
- Të ndjekë trendet e tregut dhe të bëjë propozime për zgjerimin e linjës së produkteve.
- Menaxhimi i llogarive të klientëve dhe sigurimi i shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.
- Definimi i kërkesave të klientit dhe furnizimi me mallin e kërkuar
- Pregatitja e Fletporosise
- Mirëmbajta e mallit sa i përket dëmtueshmërisë dhe afatit të skadencës
- Raportimi i aktivitetit të shitjeve dhe të tregut tek menaxhmenti.
Kualifikimet:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit
- Posedimi i Patent shoferit (I domosdoshem)
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e një ekipi.
- Kuptimi bazë i parimeve të shitjeve dhe praktikave të shërbimit ndaj klientit.
Konkurs per SHITES AMBULANT
Detyrat
- Përgjegjës për shitjen e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
- Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
- Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
- I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
- Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësire dhe dukshmëri maksimale, 5)
- Së bashku me mbikëqyrësin menaxhojnë materialin reklamues (raftet, woblerat, postera, maica etj), kujdeset për mirëmbajtjen e tyre dhe shpërndarjen sipas prioriteteve;
- Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin.
Kuelifikimet e kerkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit
- Posedimi I Patend shoferit (I domosdoshem)
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
- Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes butonit “Apliko Këtu” ose ne email: [email protected] apo nr kontaaktues: 048 332 999