www.ofertapune.net Komercialist, Agjent të Shitjes | PunaIme

Komercialist, Agjent të Shitjes

Kompania

Mokne

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-01-2024

Data e perfundimit

16-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Kompania Mokne është kompani e re prodhuese e cila aktivitetet e saja ka filluar ne vitin 2022
ku për qellim primar ka ujin natyral te amballazhuar.
Emri Mokne është marrë nga Bjeshkët e Istogut ku njihet për burimet e shumta dhe cilësore të
ujit ,e që na motivon dhe jemi krenarë që ti ofrojm vendit tonë dhe tregut të jashtëm një uje të
këtij niveli.
Ne besojmë në njohjen dhe shpërblimin e punonjësve të jashtëzakonshëm, dhe ofrojmë
mundësi për rritje dhe avancim brenda kompanisë sonë. Prandaj nëse keni dëshirë për të qenë pjesë e një kompanie inovative, dinamike dhe profesionale, ju inkurajojmë të aplikoni!

Lokacioni : Prishtine

  • Komercialist Key Account
  • Agjentë Ambulantiv
  • Komercialist

Agjentë të shitjes : (Komerciale , Ambulantiv ,)

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Zbaton planet e shitjes nga menaxhmenti.
  • Identifikim i klientave potencial.
  • Kordinimi i pagesave te klienteve me menaxhmentin.
  • Vizitat e rregullta sipas route planeve te kompanise.
  • Mbajta e raporteve korrekte dhe profesionale me klientet ekzistues dhe potencial. 

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë përvoje pune ne shitje se paku 1 vite.
  • Të ketë mbaruar shkollen e mesme .
  • Aftesi te mira komunikuese dhe negociuese.
  • Përmbushja e targeteve mujore te caktuar nga kompania.
  • Patente shofer.
  • Mosha 18-40 vjeq.

Si të aplikoni:
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar që plotësojnë kushtet, të aplikojnë duke dërguar
CV-të e tyre përmes postës elektronike: [email protected]

Afati i Aplikimit:
Afati për aplikime është deri më 25.01.2024. Ju lutemi të keni parasysh se do të kontaktohen
vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Pse të zgjidhni Mokne shpk?
Avancimi i karrierës: Ne vlerësojmë talentin dhe përkushtimin e punonjësve tanë. Punetorët e
jashtëzakonshëm do të kenë mundësinë për të avancuar karrierën e tyre brenda kompanisë tonë. Ne ofrojmë një rrugë të qartë dhe të strukturuar për karrierën, duke ju lejuar të arrini nivele të reja në aspektin profesional. Pagat dhe benefitet: Ne ofrojmë paga dhe benefite të konkurrueshme për të tërhequr, mbajtur
dhe zhvilluar talentët më të mirë. Zhvillimi profesional: Ne besojmë në mësimin e vazhdueshëm dhe rritjen personale duke ofruar programe trajnimi dhe seminare për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë tuaja.
Ambienti inovativ i punës: Bashkohuni me një ekip profesionistësh të pasionuar pas kulturës bashkëpunuese. Inkurajojmë kreativitetin, iniciativën dhe ndarjen e ideve për të ndihmuar suksesin e kompanisë sonë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?