Komercialist (2), Shitës Ambulantiv (2)
Data e publikimit
01-04-2024
Data e perfundimit
04-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe Djathë Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në Prishtinë.
Pozitat e hapura janë:
KOMERCIALIST (x2)
SHITËS AMBULANTIV (x2)
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
KOMERCIALIST
- Organizon dhe kujdeset për punët komerciale në rajonin e caktuar paraprakisht.
- Viziton klientët dhe merr porositë e mallrave tek ata.
- Angazhohet në gjetjen e klientëve të rinj.
- Vlerësohet për arritjen e planit/targetit të shitjes për produktet e ujit, djathit dhe produkteve të tjera.
- Koordinon me logjistikën dhe liferuesit e mallit për realizimin e shitjes.
SHITËS AMBULANTIV
- Është përgjegjës për shitje ambulantive në rajonin dhe pikat e caktuara paraprakisht.
- Ruan klientët ekzistues dhe gjen klient të rinjë.
- Zgjeron rrjetin e distribuimit për produktet/brendet ekzistuese dhe ato të reja.
- Ndjek planin e departamentit të shitjes për të gjitha produktet e ujit, djathit dhe të tjerat.
- Vëzhgon tregun dhe konkurrencën.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme në pozitat e kërkuar në këtë konkurs.
- Të posedoj patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- T’i përshtatet orarit fleksibil të punës.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Për pozitat Merchandiser/e mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 49 213 407.
Afati i fundit për aplikim është data 21 prill 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.