Key Account Manager
Data e publikimit
09-01-2025
Data e perfundimit
07-02-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
Migros Group SH.P.K. është kompani lidere që bën distribuimin e brendeve më të njohura botërore.
Bashkëpunimi me brendet që përfaqësojmë ka dëshmuar qasjen tonë të suksesshme në tregun kosovar
dhe më gjerë. Me zgjerimin e kompanisë, po rritet edhe ekipa jonë komerciale dhe dëshirojmë që të na
bashkangjiten në rrugëtimin tonë persona dinamik, ambicioz dhe inovator.
Migros Group shpall konkurs:
- KEY ACCOUNT MANAGER
Përgjegjësitë kryesore:
- Zhvillon planin e kompanisë në përputhje me strategjitë e brendit;
- Negocion planin vjetor të biznesit me klientët/rrjetin e marketeve të mëdha;
- Kontrollon dhe mbikqyr produktet e kompanise ne pikat shitese;
- Zhvillon dhe ruan marrëdhënjet me klientët;
- Bën planifikimin e zhvillimit mujor/tremujor/vjetor për klientët;
- Qëndron në koordinim të vazhdushem me ekipën e shitjes;
- Koordinimi i kontakteve ndërmjet klientit dhe kompanisë;
- Menaxhon të gjitha aktivitetet në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë për
zhvillimin/ekzekutimin e planit të zhvillimit.
Kushtet e përgjithshme:
- Përvojë pune së paku një (1) vjet në pozitë të ngjashme;
- Të ketë njohuri të avansuar kompjuterike si dhe i/e gatshëm për tu aftësuar në programet
kompjuterike të aplikueshme në kompani (MS Word, Excel, etj.); - Njohuria e gjuhës Angleze e domosdoshme, dhe gjuhëve tjera është përparësi;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikimi dhe bashkëpunimi;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur dhe në grup;
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail adresën:
[email protected].
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur
pozita janë të pavlefshme. Konkursi mbetet i hapur deri me date 20.11.2024.