www.ofertapune.net Këshilltarë për klientë biznesi Mikro/Agro në Istog (m/f) | PunaIme

Këshilltarë për klientë biznesi Mikro/Agro në Istog (m/f)

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Burim

Data e publikimit

14-11-2024

Data e perfundimit

30-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

Këshilltarë për klientë biznesi Mikro/Agro në Istog (m/f)

Qyteti:                           Pejë
Afati i aplikimit:          30/11/202

Kompetencat

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
  • Dy (2) vite përvojë pune, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;

Përshkrimi i vendit të punës:

  • Është përgjegjës për P&L të fushës të cilën e menaxhon;
  • Realizon targetat e përcaktuara në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Identifikon klientët potencial për kreditë e bizneseve (Mikro/Agro) përmes promocionit;
  • Identifikon nevojat e klientëve për shërbime kreditore dhe jo kreditore;
  • Promovon produktet dhe shërbimet tjera të bankës;
  • Përvetëson klientët e rinj;
  • Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Përpilon dhe analizon pasqyrat financiare;
  • Hapë llogari për klientët e rinj Mikro/Agro si dhe kryen shërbime bankare për klientët e rinj Mikro/Agro dhe klientët të cilët i ka nën menaxhim;
  • Vlerëson riskun e kredisë dhe përgatitë prezentimin përpara këshillit kreditor;
  • Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët e biznesit Mikro/Agro;
  • Menaxhon/monitoron me sukses ciklin e ri pagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
  • Krijon relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
  • Prezanton bankën në treg;
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
  • Respektimi i përgjegjësive dhe obligimeve për të parandaluar pastrimin e parave;
  • Monitoron trendet dhe zhvillimet e tregut;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt.
  • Respekton dhe ruan konfidencialitetin e të gjitha informacioneve që lidhen me bankën dhe aktivitetin e bankes. Kjo përfshin informacione rreth klientëve, kontraktorëve strategjive të biznesit, dhe çdo të dhënë tjetër konfidenciale.
  • Nëse punon me dokumente fizike ose elektronike, sigurohet që t’i ruajë ato në përputhje me procedurat e brendshme dhe aty ku aplikohet, sipas kërkesave të rregullatorit.
  • Është i/e gatshme të kryejë detyra të tjera dhe të zëvendësojë kolegët e tij kur është e nevojshme, për të siguruar vazhdimësinë e punës dhe efikasitetin e veprimtarisë së bankës.

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
  • Të premtën me orar të shkurtuar;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 30/11/ 2024.