www.ofertapune.net Këshilltar për Klientë Individual (m/f) – Dega Dragash | PunaIme

Këshilltar për Klientë Individual (m/f) – Dega Dragash

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prizren

Data e publikimit

16-01-2025

Data e perfundimit

31-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Banka

Këshilltar për klientë individual (m/f) – Dega Dragash

 Kompetencat:

  • Diplomë universitare (preferohet Bachelor në Ekonomi, Menaxhment apo të ngjashme);
  • Dy (2) vite përvojë pune, përvoja në sektorin bankar përbënë avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të shitjes dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit;

Përshkrimi i vendit të punës

  • Është përgjegjës për P&L e fushës të cilën e menaxhon;
  • Realizon targetet e përcaktuar në baza mujore, tremujore dhe vjetore;
  • Përgatit raporte për pjesën e fushës që është përgjegjës;
  • Identifikon klientët potencial për kreditë për klientë fizik përmes promovimit të ofertës kreditore;
  • Atakon klientë te rinjë duke shfrytëzuar informata të ndryshme nga klientët ekzistues apo gjen forma tjera;
  • Mbledh, analizon dhe verifikon informatat që lidhen me kredi kërkuesin;
  • Përpilon dhe analizon pasqyrat financiare;
  • Vlerëson riskun e kredisë;
  • Përgatit prezantimin përpara këshillit kreditor;
  • Menaxhon/monitoron në mënyrë cilësore kualitetin e portfolios për klientët fizik;
  • Menaxhon/monitoron me sukses ciklin e ri pagesave mujore të kredive të aprovuara;
  • Përpilon dosjet kreditore në përputhje me procedurat dhe dokumentet tjera zyrtare;
  • Krijon relacione afatgjate dhe profesionale me klientë;
  • Prezanton bankën në treg;
  • Organizon të gjitha dokumentet sipas politikave, procedurave dhe dokumenteve tjera zyrtare;
  • Respektimi i përgjegjësive dhe obligimeve për të parandaluar pastrimin e parave;
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së Mbikqyrësit Direkt;

Çfarë ofrojmë ne?

  • Një mjedis pune që promovon komunikimin e hapur dhe transparent;
  • Mundësi për rritje profesionale brenda një mjedisi dinamik bankar;
  • Mbulimin e sigurimit shëndetësor për punonjësin;
  • Të premtën me orar të shkurtuar;

Procedura e aplikimit:

Plotësoni formën për aplikim online. Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Siguria e të dhënave dhe parimet e privatësisë janë të rëndësishme për ne. Ne do t’i trajtojmë të dhënat e juaja me konfidencialitet të plotë.

Afati i aplikimit është deri me datë: 31/01/ 2025.