www.ofertapune.net Këshilltar i Shitjes – Ferizaj | PunaIme

Këshilltar i Shitjes – Ferizaj

Kompania

Neptun

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

16-01-2024

Data e perfundimit

10-06-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Neptun Kosova shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në shitjen e pajisjeve elektroshtëpiake.

Pozicioni: Këshilltar i Shitjes – Ferizaj
Departmenti: Retail
Vendodhja: Ferizaj

Jeni energjikë dhe të pasionuar pas teknologjisë?
Jeni një person me pasion, dashamirësi dhe buzëqeshje?
A ju pëlqen të komunikoni me njerëzit e tjerë?
A ju pëlqen të punoni në një mjedis modern dhe miqësor?
Dëshironi të punoni në një kompani dinamike me mundësi trajnimi dhe zhvillimi të vazhdueshëm?
Atëherë ju jeni ai / ajo që NEPTUN po kërkon!

Përditshmëria në ekipin tonë:

  • Të realizojë objektivin mujor individual të shitjeve duke arritur në mënyrë të vazhdueshme objektivat ditore/ javore.
  • Të komunikojë dhe t’i shërbeni klientëve sipas standardeve të kompanisë;
  • Të jeni përgjegjës për mirëmbajtjen, organizimin dhe pozicionimin e produkteve në sektorin e tuaj;
  • Të ndiqni dhe zbatoni udhëzimet e shitjes për sektorin tuaj;
  • Të menaxhoni ankesat dhe komentet e klientëve sipas standardeve të kompanisë;
  • Të keni njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit tuaj;
  • Të organizoni dhe propozoni porosi të produkteve nën përgjegjësinë tuaj;
  • Realizimi i inventarëve për sektorin tuaj dhe raportimi i rezultateve;

Kërkesat: 

  •  Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
  •  Përvojë pune në shitje me pakicë;
  •  I aftë për të punuar në grup;
  •  Energjik dhe të pëlqejë punën me marëdhënie me klientin;

NEPTUN  ju ofron:

  •  Trajnim të vazhdueshëm
  •  Pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës si dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor
  •  Ambient i shkëlqyer pune në dyqane moderne
  •  Mundësi karriere në një kompani në rritje dinamike

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Për këtë pozicion ofrohen pagë konkuruese dhe bonuse atraktive për arritjen e objektivit mujor.

Mënyra e aplikimit: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike [email protected] ose duke plotesuar formen e aplikimit online ne linkun me poshtë:

https://www.neptun-ks.com/karier.nspx

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit: Nr. 06/L-082 te vendosur nga Kuvendi i Republikes se Kosoves me dt:30.01.2019 “LIGJ PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

Profili i kompanisë: BALFIN Group, Balkan Finance Investment Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Mali i Zi dhe Holandë, me afërsisht 6’000 punonjës në total.
Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me pakicë, industrinë minerare, sistemin bankar, turizmin, energjinë, logjistikën, etj.
Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.